Prof. Bajram XHAFA
Me rastin e 100 vjetorit të betejës së Lanë Lurës, 28 tetor 1921, organizojmë këtë akademi përkujtimore shkencore në këtë vit jubilar. Është beteja e fundit në ballafaqimet luftarake të dibranëve me serbët, në Luftën Çlirimtare të Dibrës kundër Intervencionit Ushtarak Jugosllav të viteve 1918 – 1921.
Beteja në Lanë Lurë në fakt përmbyllte një etapë historike të qëndresës luftarake të shqiptarëve me fqinjët ballkanikë dhe jo ballkanikë, periudhë që kanga popullore në mënyrë poetike e ka stampuar në vargun “Qe nantë vjet luftojmë me krajla”.…