Kalaja e Zhugjërit dhe Zhugjeri i Historisë

Janë këto themele të kalasë, bashkë me malet e larta për rreth, që na bëjnë krenarë me historinë e të parëve tanë, që s’u përkulën kurrë përballë pushtuesve osmanë e, më vonë, atyre serb.

Nga Kujtim ÇERPJA

Kushdo që jeton në ketë botë ka një dëshirë, ka një kujtim apo një mall që në moment të caktuara e shfaq në forma të ndryshme dhe e lidh atë me ngjarje e sekuenca jete në periudha kohe të caktuar.…

Lexo më shumë

Nuk e dua lirinë duke hedhur poshtë bindjet e mia

(Me rastin e 80-vjetorit të vrasjes së heroit të popullit “Nazmi Rushiti”

Nazmi Rushiti lindi në një familje qytetare të Dibrës së Madhe. Babai i tij Rushiti punonte si lëkurëpunues (regjje lëkure) dhe ua shiste tregtarëve. Me pushtimin serb të Dibrës u detyrua të qëndrojë ilegalë herë arratisej në Shqipëri, në Greqi etj. Më 1922 kthehet nga Greqia dhe vjen në Dovolan.

Lexo më shumë

Çeta e Martaneshit

ME RASTIN E 80-VJETORIT TË FORMIMIT TË SAJ, 26 SHTATOR 1942

Nga ZABIT LLESHI

Martaneshi është një krahinë malore që shtrihet në grumbullin malor qendror midis Dibrës, Matit, Tiranës dhe Elbasanit e njohur për veprimtari patriotike brez pas brezi kundër Perandorisë Osmane dhe ushtrisë së saj deri në shpalljen e pavarësisë. Të njohur janë martaneshasit për heroizmin kundër Mahmut Pashës, Hurshit Pashës, Avdi Pashës e Dërgut Pashës për mbrojtjen e tokës amtare, bashkë me luftën për mbrojtjen e pavarësisë nga pushtuesit serbë, austrohungarezë, italianë e gjermanë.

Lexo më shumë

KAJAN KARAFILI
e vërteta e origjinës dhe veprës së Heroit të Popullit

Nga ARIF SHUTINA, studiues

Një të diel, me tre bashkëpatriotë të tjerë intelektualë dibranë, u takuam për një kafe në Kinostudio, Tiranë. Në bisedë, ndër të tjera, ra fjala për figurat e shquara nga krahina jonë Kalabardha (Golloborda). Teksa unë përmendëm Mustafa Qemal Ataturkun, Qemal Stafën, Hazis Lilën, Hasan Muglicën, Elez Koçin, Murat Labunishtën, intelektuali i mirënjohur dibran Qamil Sula na kujtoi Kajan Karafilin.  

Lexo më shumë

Çeta partizane e Dibrës

Zabit Lleshi
Xhevat Jella*

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia me 7 prill ishte një akt agresiv ndaj një vendi të vogël, të lirë dhe paqedashës. Ky pushtim ishte përgatitur dalëngadalë gjatë regjimit të Zogut, me anë të marrëveshjeve politike dhe ekonomike, që e kishin kthyer vendin në një gjysmë koloni. Si gjithë shqiptarët, dibranët duhet të përballonin jo vetëm prapambetjen që kish ardhur nga luftërat e gjata me pushtuesit osmanë, serbë (1912-1921), bullgarë, austriakë në vitet 1916-1918, por edhe nga masat represive të qeverisë Zogut që shpejtuan pushtimin e skllavërimin e Shqipërisë.…

Lexo më shumë

“Të ngremë kullën muze të Dom Nikollë Kaçorrit”

Thirrjes së këngëtarit të mirënjohur Arif Vladi, për të ngritur kullën muze të Dom Nikollë Kaçorrit, nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë dhe zëvendëskryeministrit të qeverisë së Islamil Qemalit, i janë përgjigjur pozitivisht djemtë e Lurës dhe qytetarë shqiptarë brenda e jashtë vendit

Këngëtari i mirënjohur Arif Vladi, aktualisht drejtor i Qendrës Kulturore të Peshkopisë, ka marrë nismën për ngritjen e shtëpisë së Dom Nikollë Kaçorrit.…

Lexo më shumë

Ramiz Daci, dëshmor i luftës për liri e pavarësi

Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes botohet libri bografik me autor Zabit Lleshi. Ramiz Daci në parlamentin shqiptar ishte shumë aktiv, merrte pjesë në diskutime, jepte mendime për legjislacionin, programet e zhvillimit që hartonte qeveria me instrumentet e saj për arsimin, politikën e brendshme dhe të jashtme, Asamblenë Kushtetuese etj.

Ramiz Daci: ”Kanë luftuar të parët tanë e ne na i kanë lënë ti gëzojmë këto troje.

Lexo më shumë

“Gjergj Elez Alia i Dardhës”

Ramadan Islami nuk doli nga legjenda, por doli nga populli trim dhe liridashës i Dardhës e me gjashtë plagë në trup ngrihet si shqiponjë e qëllon mbi oficerin serb.

Nga Shaqir Skarra

Në Dibër dhe jashtë sinorit të saj, besoj se nuk ka mbetur njeri pa dëgjuar e lexuar për Kodrën e Shkekës në Shumbat ose siç njihet ndryshe në popull si Kodra e Istikameve.…

Lexo më shumë

Luftëtari dhe qëndrestari, Bajram Bardulla

Nga MEVLUD BUCI

Historia e qëndresës popullore dibrane si ajo mbarëkombëtare i ngjan një galerie me plot thesare të çmuara. Sa herë kthen kokën pas nëpër vite e shekuj, çdo studiues befasohet dhe ka çfarë të thotë nga atdhetaria e atyre burrave të pamposhtur dhe shpirtstuhi, që luftuan për flamur dhe tërësinë e trojeve shqiptare. 

Këtu e dyzet vite më parë, në kuadrin e 100-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, botova shkrimin”Trim, ndër trimat dibranë”, në gazetën”Ushtima e maleve”, një shkrim kushtuar Bajram Bardullës, besimtar, filozof e prijës popullor, sheherli i Dibrës. 

Lexo më shumë

Lëvizja demokratike e Marsit 1922

Nga ZABIT LLESHI

Lëvizja e Marsit ishte një lëvizje demokratike e progresive që synonte të konsolidonte themelet e demokracisë të hedhura në Kongresin e Lushnjës.

Viti 1921 mbylli nje etapë të rëndëndësishme në historinë e shtetit të pavarur shqiptar. Ai kurorëzoi luftën e popullit shqiptar për ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë të tërësisë së saj territoriale1.

Kriza politike që shoqëroi shtetin e qeverinë shqiptare tregonte për demokracinë e brishtë shqiptare që e shoqëroi me antagonizma të fuqishme shoqërinë shqiptare në gjysmën e dytë të vitit 1921.

Lexo më shumë
1 2 3 11