Haki Pahumi lindi më 1915, në një familje të varfër qytetare të Dibrës Madhe. Fëmijëria e trishtë dhe e zymtë, nëna ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë dy jetima të mitur, Hakiun pesë dhe Nazmiun tre vjeç. Abdullai, babai, mori djemtë dhe erdhi në Maqellarë, në familjen e Zabit Demës, daja i Hakiut. Për pak kohë familja u transferua përfundimisht në Vojnikë.…
Lexo më shumëKategori: AKTUALITET
Ambasadori i vogël i Dibrës
Engjëll Nikolli është vetëm 11 vjeç dhe vazhdon klasën e gjashtë në Bruniko të Italisë, një qytet i Bolzanos, ne krahinën autonome të Alto Adixhes. Jeta e familjes Nikolli ndahet mes komunës së Luznisë, ku ajo i ka rrënjët e vjetra, qytetit të Peshkopisë, ku u vendos pas viteve nëntëdhjetë dhe Italisë, ku familja e tij punoi për mbi 15 vite dhe akoma i kanë lidhjet me të.…
Lexo më shumëGJAKHUMBURIT E JETËHARRUARIT NË KËRKIM TË FLORIRIT…
Nga Abdurahim ASHIKU
-
Njerëz të lirë që dhanë jetën galerive të kromit…
- Njerëz të burgosur që dolën në “liri” në një mënyrë që askujt mos i ndodhtë…
-
Njerëz që kur hynin galerive uronin: “Dalshim shëndoshë”…
Gjakhumbur e jetëharruar, mbledhur në një libër që tash pesë vjet askush, nga ata “kushët lart”, nuk e ka marrë në dorë, pa le ta shfletojë, të lexojë jetët e të kërkojë gjakun pikuar e rrjedhë honeve të errëta të nëntokës.…
Lexo më shumëMasakra e Çidhnës (1466)
Pozicionimi i forcave osmane
Foto 4 Forcat osmane perballe Kalase dhe Shehut te Thate
Foto 5. Kepi i Xhitetit, porta hyrese per ne Çidhen
Në historinë e veprimeve luftarake që orditë osmane kanë kryer në teritorin shqiptar, ajo në Çidhën, e gushtit 1466, përbën pasqyrën më të qartë të barbarive të kryer mbi njerëzit në të gjithë Ballkanin. Studiues të shumtë i janë qasur kësaj ngjarjeje dhe përmasat e saj sot janë bërë objekt diskutimesh shkencore.…
Nisin punimet në Rrugën e Arbrit, presidenti i Gjoka Konstruksion deklaron: Punimet mbarojnë për 2 vjet
… Lexo më shumëOpozita kundërshton: “Nuk ka transparencë. Kontrata e rrugës së Arbrit është bërë për interesat e Ramës e jo dibranëve”.
Presidenti i Gjoka Konstruksion: “Pavarësisht se në kontratë punimet janë parashikuar të zgjasin 44 muaj, punimet ato do të mbarojnë për dy vite. Projektit fillestar i janë bërë ndryshime thelbësore, duke siguruar një rrugë me standarde europiane. Janë shtuar në projekt edhe dy tunele të tjera në fshatin Fshat duke e bërë rrugën e Arbrit një rrugë me 5 tunele.
Kryeministri në Klos: Gjetëm një projekt që kushtonte shumë më tepër
Është e vërtetë, 550 vjet pas ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit që vjen prej Dibre, për të ardhur në këto fushëbeteja epike të Dibrës, ku u shkrua dhe fati i kombit tonë, shpesh, edhe pse sot shkohet e vihet me makinë, duket sikur shkojmë e vijmë me gomar, sepse rrugët ekzistojnë, por janë në gjendje të mjerueshme.…
Lexo më shumëRruga e Arbrit nga premtim në realitet
… Lexo më shumëNjë nga paradokset e mëdha është se Dibra me pasuritë e saj ka ndihmuar në zhvillimin e vendit, shumë më tepër seç ka mundur të ndihmojë veten, sepse nga njëra anë, mungesa e rrugës, gjë që shumëkënd e bën të jetë hezitues për të ardhur deri këtu dhe nga ana tjetër, mungesa e vëmendjes që ndjehej kudo në Dibër deri përpara shumë pak vitesh kanë bërë që banorët e kësaj zone të jenë dëshmitarë vetëm fushatash elektorale dhe të tjerët të mos bëhen dot dëshmitarë të bukurive e të pasurive të jashtëzakonshme që ka kjo zonë.
“Këtu ka burra!”, himni i dibranëve
Nga Adem Nazifi
Në kushtet e një dileme për të shijue deri në fund rehatinë në shtëpinë e bleme pas një periudhe të gjatë vështirësish fitoi nevoja për të mbeshtetë djalin në përpjekjet për një jetë ma të mirë…dhe me 31 Maj 2002 mbas udhëtimit për Tiranë – pa dasht të them se u largova nga Peshkopia,me të cilën më lidh lindja e rritja në moshë ,dinjitet, punë me pasion e ndershmëri, deri sa dola në pension.…
Lexo më shumëFesta e qershisë që pret të kthehet në traditë
Qindra vizitorë morën pjesë në festivalin e qershisë. Më shumë se 21 pjesëmarrës zbukuruan me prodhimet e tyre bulevardin kryesorë dhe ekspozuan prodhimet e zgjedhura për këtë panair.
Gëzimi për frytin e parë nuk kalohet pa festë. Ishte ky motivi i grupit të festave të ngritur nga projekti “D2T – Dibra: Turizëm dhe Traditë” pranë Zyrës së Informacionit Turistik, me përfaqësues nga Bashkia, institucionet e tjera të qeverisjes vendore, Organizatat Jo-Fitim prurëse, sektori privat dhe vullnetarë e pasionantë.…
Lexo më shumëHidroenergjia në Shqipëri, nga Enver Hoxha tek EBRD-ja
Një kodër me një tub uji të projektit hidroenergjit Ternove. Kjo tregon se ndërtimi është plotësisht i pamjaftueshëm për të shmangur rrëshqitjet e tokës.
Enver Hoxha, ish-diktatori komunist në Shqipëri, sundonte në një mënyre aq të çuditshme saqë ai e gjeti veten të izoluar nga sunduesit e tjerë komunistë. Midis gjërave të tjera, ai e përmbyti shtetin me 3 milionë njerëz me 750 000 bunkerë betoni, të ndërtuar duke injoruar njerëzit, natyrën por edhe rregullat ushtarake- duke parë se si disa prej tyre ishin ndërtuar përballë njëri-tjetrit.…
Lexo më shumë