Paraditen e 6 majit, Shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” protestoi për më shumë se një orë para Prefekturës së Dibrës, kundra futjes në tuba të ujit të Setës, në kuadër të ndërtimit të HEC-eve Seta 1+2, Seta 3 dhe Seta 4. Protesta u mbështet nga antarë të shoqatës dhe banorë të zonën.
Pas protestës në Peshkopi, ata u zhvendosën në Çidhën, pikërisht në vendin, ku pritet të ndërohet Seta 4.…
Kategori: AKTUALITET
Islamil Hida, njeri i edukuar, fjalëpak e punëshumë
Sa herë që bisedoje me Ismailin nuk mund të rrinte pa përmendur shprehjen se “Vajkali për mua është vendi më i dashur”. Bashkëbiseduesi i jepte të drejtë me arsyetimin se me të vërtetë s’ka gjë me të dashur se vendlindja.
Vajkali, ky emër i bukur që vjen nga legjenda “Vaj i Kalit” apo sipas Nolit, “Valë Kali”, është vendi ku u lind në vitin 1938 Ismail Hida.…
Një takim mbresëlënës
Me 17 tetor 2017 në qytetin e Peshkopisë u takuam ne ish maturantët e shkollës pedagogjike ‘’8 Nëntori’’ të Peshkopisë, klasa e IVa, për të përkujtuar 50 vjetorin e marrjes së maturës pas së cilës filluam punën në detyrën fisnike të mësuesisë në Dibër e rrethe të tjera të zonës verilindore nga ku kishin ardhur. Ishte një nga klasat e dalluara të shkollës, klasa më me shumë vajza, me mësuese kujdestare të paharruarën Nevres Manjani.…
Lexo më shumëVariante të këngës historike për luftën në Qafë të Kolesjanit
Beteja e Qafës së Kolesjanit, e cilësuar si “Termopile Shqiptare” u zhvillua në truallin Nangë-Bicaj-Kolesjan. Organizatori është prijësi popullor Islam Spahia. Ndaj dhe personazhi kryesor në këngë është po ky Islam Spahia, person e familje me mjaft ndikim në ato vite të vështira të kombit shqiptar. Gjithesi jemi te kënga.
Brenda Lumës ka disa variante që nga Vermica e deri në Veleshicë, që nga Drini i Zi e deri në malet e Sharrit.…
Lexo më shumëQazim Prejsi, vendimi i Byrosë së Partisë dhe reagimi i banorëve të Lurës
Në muajin gusht të vitit 1974 Komitetit Ekzekutiv i rrethit Dibër i propozon Byrosë së Komitetit të Partisë shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kooperativës së Lurës Qazim Prajsin dhe çuarjen e tij për ndjekje penale për shpërdorim detyre ngase në këtë kooperativë ishin konsumuar rreth 800 kv misër mbi planin vjetor të caktuar për bukë. Për këtë dhe byroja e Partisë e shkarkon nga detyra si kryetar dhe jep porosi kryetarit të Kooperativës Selishtë për ta vendosur si brigadier arash.…
Lexo më shumëPersonalitete të letërsisë, artit e kulturës vlerësojnë librin e publicistit të njohur
Libri i Halil Ramës “Në panteonin e vlerave”, i cili u promovua të premten më 22 Dhjetor 2017, në sallën e Akademisë së Shkencave, në praninë e qindra krijuesve, nga Tirana, Prishtina, Dibra e Kukësi, u vlerësua si një befasi në botimet e viteve të fundit. Gjatë prezantimit të një analize të mirëfilltë të këtij botimi, dr.Fejzulla Gjabri vlerësoi kontributin e këtij autori në pasurimin e letërsisë dokumentare.…
Lexo më shumëTë ndërpriten punimet në HEC Seta 4
Banorët: Dëgjesat publike nuk janë realizuar. Verifikoni dokumentacionin. Firmat e fshatarëve që janë përdorur për të marrë lejen janë të manipuluar. HEC dëmton Kanionet e Setës të cilat janë shpallur monumente natyrore të mbrojtura. Dëmton të ardhmen, investimet në turizëm, biodiversitetin dhe rrit mundësinë e konflikteve mes banorëve.
Drejtuar:
- Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
- Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
Znj.…
Lexo më shumëSulejman Istrefi, shpirti stoik
Sulejman Istrefi lindi në Ploshtan të Kalasë Dodës më 1949. Prindërit e tij kanë qenë bujq. Ata kanë pasur një shtëpi dy katëshe guri në krye të fshatit me një çezmë ujë të ftohtë e të kulluar. Shtëpia ka pasur oborrin e gjerë, me pemë frutore përreth, ku dalloheshin dardhat erëmia e të shijshme dhe kumbullat e panumërta. Pak më tutje ka qenë kopështi i perimeve.…
Lexo më shumëDisa pyetje për Qeverinë me rastin e 5-vjetorit të peticionit për Rrugën e Arbërit
18 Mars 2018
Gëzim Alpion & Grupi i Lobimit
Sot është 5-vjetori i peticionit online për Rrugën e Arbërit. Me këtë rast, falenderojmë të gjithë nënshkruesit dhe mediat për përkrahjen e vazhdueshme.
Peticioni filloi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, me shpresë se do të rezultonte në një dialog konstruktiv, me Qeverinë e re, për këtë vepër të zvarritur që nga viti 2005.…
Lexo më shumëStaravec, rruga po rikthen besimin te investimet
Kjo është një rrugë, e cila përveç banorëve të Staravecit lidh me qytetin fshatrat Shimcan, Bahute, Zimur si dhe për bjeshkët fantastike të Gramës, të cilat i shoqëron një bukuri e pashoqe
Ne jetojmë në një vende që duhet punuar me të vërtetë fort për të plotësuar minimumin e kërkesave bazë të jetesës. Jemi të vetëdijshëm për problemet të cilat pengojnë fuqishëm zhvillimin e zonës dhe e dimë mjaftë mirë ç’farë na nevojitet për të sheshuar disi këto probleme.…
Lexo më shumë