Rifat Asllan Vrenezi, njeriu i sakrificave

Rifat Asllan Vrenezi u lind në fshatin Staravec të Peshkopisë në një familje atdhetare të lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit ai mbaroi në Peshkopi në shkollën fillore dhe shkollën 7-vjeçare në Tiranë. Si kudo, edhe rinia e Staravecit u inkuadrua me gjithë popullin në punë për ndërtimin dhe rindërtimin e vendit në bujqësi, për pjesëmarrje në aksione dhe punë vullnetare.…

Lexo më shumë

Ambasadori i vogël i Dibrës

Engjëll Nikolli është vetëm 11 vjeç dhe vazhdon klasën e gjashtë në Bruniko të Italisë, një qytet i Bolzanos, ne krahinën autonome të Alto Adixhes. Jeta e familjes Nikolli ndahet mes komunës së Luznisë, ku ajo i ka rrënjët e vjetra, qytetit të Peshkopisë, ku u vendos pas viteve nëntëdhjetë dhe Italisë, ku familja e tij punoi për mbi 15 vite dhe akoma i kanë lidhjet me të.…

Lexo më shumë

Pajtim Beça, një histori suksesi në breg të Drinit

Njëzetë vite më parë, Pajtim Beça nga Vojnika e Maqëllarës, po hapte një rrugë me fadromë, nga ura e Topojanit, përgjatë bregut të lumit Drin. Nga gjyshi kishte trashëguar një copë toke dhe mendja i shkonte të bëjë diçka në atë vend. Tre muajt e verës do të bënte hamburgera, apo ndonjë ushqim tjetër të shpejtë për fëmijët që do të vinin për tu larë në lumë.…

Lexo më shumë

“Penën time nuk e shes!”

 

Në një ceremoni të bukur të organizuar nga Bashkia Krujë, më 23 qershor 2018 z. Halim Laçi, iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Krujës, bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Krujë Nr. 40, datë 30.04.2018.
Merrnin pjesë qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, kuadro të rrethit, të ftuar nga Tirana, Dibra, Mati, Shkodra, Mirdita, Lezha, Vlora si dhe pjesëtarë të familjes Laçi.

Lexo më shumë

Më shumë libra të botuar, se sa vite pune

Rruga e formimit dhe vetëformimit të Shaban Sinanit në antropologji dhe më gjerë, në albanologji, rezulton me studime për etnicitetin në trashëgiminë joshkrimore të shqiptarëve (tri monografi të botuara); me studime për traditën e dorëshkrimeve dhe shkrimeve parashqipe në kulturën e vendit (tri monografi të botuara); me studime për praninë kulturore dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri përgjatë dy mijëvjeçarëve (tri monografi të botuara); disa studime të tjera për shtresime, nënshtresime e mbishtresime të kulturave joshqiptare në pasurinë shpirtërore kombëtare (tre libra).…

Lexo më shumë

Faik Xhani, 70 vjet jetë aktive me vizion, freski e energji

70-vjetori i ditëlindjes është nga festat më të bukura e më domethënëse për çdo njeri. Kjo është mosha kur jeta fillon e flet për ty me ato që ti ke bërë gjatë saj dhe kjo të shton krenarinë e të nxit sedrën për të bërë dhe shumë gjera të tjera të mira në shërbim të vetes, familjes dhe shoqërisë.
Në këtë moshë ke akoma mundësi e optimizëm, ke pjekurinë dhe përvojën, për të realizuar punëra të tjera dhe më të mëdha.…

Lexo më shumë

Hafiz Visha, një emër i njohur në mjekësinë shqiptare

Kam shumë e shumë vite që shkruaj, portrete e skica, reportazhe e poezi, tekste të ndryshme këngësh që i këndojnë këngëtarë edhe nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Dhe jam i lumtur se sado pak jam munduar të hedh një gur të çmuar në godinën e artit, kulturës e folklorit shqiptar.
Sot krejt ndryshe e rroka penën, them krejt ndryshe se e di që jam shumë i vonuar.…

Lexo më shumë

E mira Mirandë, ti u dorëzove…

Miranda Daci

E çuditshme që shirat në këtë stinë në Toronto nuk po kanë fund. Bien dhe nuk mbahen mend kur filluan. Edhe dje njësoj. Ndërsa pikat e avashta të shiut rrëshqisnin në xhamin e dritares, një gjendje jo e mirë më pushtoi. Ti pret të ndrisin rrezet e diellit por fillojnë pikat e shiut duke krijuar imazhe të ngjashme me fytyra të njohura…disa herë më duken si fytyra të ëmbla fëmijësh që lotojnë.…

Lexo më shumë

REXHEP GREVA,NJË ZË QË MË VJEN NGA LARG

 

E kam në vesh e më vjen nga larg. Nuk më ikën se s’mund të ikë. E kam kap dhe nuk e lëshoj. Më ka kap dhe nuk më lëshon.

Ma solli e bija, Besa, në një bisedë shkurt në efir.

E pyeta:

Ka qenë një centralist në centralin telefonik të Peshkopisë që kishte një zë që të bënte për vete, ishte mik me të gjithë, sigurisht edhe imi, shakaxhi që të mbante gjallë.

Lexo më shumë
1 8 9 10 11 12 13