Rruzhdi Lata e donte Dibrën pa kufij

Rruzhdi Lata ishte një misionar. Ai nuk ishte vetëm Myftiu i Dibrës, por ishte Myftiu i shqiptarëve. Me dashurinë për Zotin ai u shërbeu njerëzve, dibranëve e shqiptarëve, kudo ku ishte dhe kudo ku e kërkuan.

Rruzhdi Latën e kam njohur në vitin 1992. Ishte kohë që ai jetonte mes Prishtinës e Dibrës. Ai jepte ligjërata në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e Orientalistikës, por jo në mjedise auditoresh, por në një shtëpi private.

Lexo më shumë

Nga Peshkopia në Fushë Lurë, rrugës nga Grykë Noka

 

Kisha ikur për disa ditë nga Tirana për të eksploruar një pjesë të Shqipërisë që ende nuk e kisha vizituar. Kështu që u nisa nga Peshkopia për në Fushë Lurë.
Kjo zonë e vendit është padyshim e mrekullueshme, por unë nuk po udhëtoja si turist dhe, meqë kisha kohë të kufizuar, nuk mund të qëndroja askund për shumë gjatë.
Duhet ta them që në fillim se kjo histori ka ndodhur në një kohë kur shumë pak të huaj vizitonin zonat e largëta të Shqipërisë, por gjithashtu duhet të them që personalisht nuk u ndjeva kurrë i kërcënuar dhe nuk pata probleme.…

Lexo më shumë

Ruzhdi Lata, modeli ku besimi bashkëjeton me punën

 

Kryetari i komunës të Dibrës së Madhe, i nderuari Ruzhdi Lata, po punon në zyrën e tij të punës, në një ditë të zakonshme. Zyrtarë të shumtë hyjnë e dalin aty, me letra dhe dokumente në duar, pyesin, konsultohen, firmosin e vulosin dokumente e më pas largohen. Kryetari sapo ka fituar një mandat të dytë në krye të komunës, duke marrë besimin e popullit.…

Lexo më shumë

Peshkopi, hapet qendra e të moshuarve

GLV Integrimi loboi me Këshillin Bashkiak, i cili miratoi një vendim për sigurimin e druve për ngohjen në këtë qendër si dhe një sanitare në mënyrë që mjediset të mbahen të pastra. Nga ana  tjetër, Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Dibër, ofron kafe dhe çaj falas për to, duke bërë që këto të moshuar të kalojnë ditën në mënyrë aktive në këtë qendër.

Lexo më shumë

Kryeministri: “Punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë”

Pamje nga kantieri i punës te dy tunelet e Qafë Murrizit. Gusht, 2018.

 

Qytetarët, edhe për shkak të mbështetjes politike, janë të ndarë në dy grupime: ata që besojnë te Kryeministri se nuk ka kthim prapa dhe ata që besojnë se gjithçka e reklamua është vetëm propagandë. Një vëzhgim të terren tregon se, pavarësisht opinionit të ndarë në dysh, punimet vazhdojnë.

Më 24 gusht kryeministri Edi Rama u tha “Mirëmëngjes” dhe u uroj një ditë të mbarë ndjekësve të tij në FB me një videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku sipas tij, “punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë sipas planit”.…

Lexo më shumë

Mjegulla që fsheh gjurmët e historisë

Autoritet shtetërore në qendër, me Ministrinë e Transportit dhe të Ndërtimit, duhet ta dinë se ajo sot apo nesër do të shkaktojë një tragjedi njerëzore. Edhe pse historia e kësaj ure dihet, ajo fshihet qëllimisht ose për të vjedhur fondet për rindërtimin e saj, ose presin të ndodh shembja e saj bashkë me humbje jetë njerëzish nga Selishta, Muhurri, Luznia e Sina.

Lexo më shumë

Dibra tjetër, ajo e turizmit

Bjeshka e Hinoskës. Foto. B.Karoshi

Dibra është një krahinë e pasur me kulturë, traditë, gastronomi dhe e bekuar me një natyrë që lë mbresa. Së fundmi, me produktin më të ri në turizmin e aventurës, High Scardus Trail, rajoni do të jetë një nga top destinacionet e turistëve në kërkim të adrenalinës. Turizmi malor është një nga potencialet e pashfrytëzuara, nëpërmjet të cilit do të hapeshin vende të reja pune dhe do të zbutej varfëria.…

Lexo më shumë

Nisin punimet në Rrugën e Arbrit, presidenti i Gjoka Konstruksion deklaron: Punimet mbarojnë për 2 vjet

Opozita kundërshton: “Nuk ka transparencë. Kontrata e rrugës së Arbrit është bërë për interesat e Ramës e jo dibranëve”.

Presidenti i Gjoka Konstruksion: “Pavarësisht se në kontratë punimet janë parashikuar të zgjasin 44 muaj, punimet ato do të mbarojnë për dy vite. Projektit fillestar i janë bërë ndryshime thelbësore, duke siguruar një rrugë me standarde europiane. Janë shtuar në projekt edhe dy tunele të tjera në fshatin Fshat duke e bërë rrugën e Arbrit një rrugë me 5 tunele.

Lexo më shumë
1 5 6 7 8 9 10