Fizibiliteti i Rrugës së Arbrit janë njerëzit, jo makinat

Në foto: Një skicë e tre akseve që lidhin Tiranën me Shkupin. (Burimi: revista Monitor)

Pasuritë nëntokësore e mbitokësore të rajonit të Dibrës, zhvillimi i biznesit, bujqësisë e frutikulturës bio, ujërat, turizmi, malet, pyjet, komunikimi dhe lidhja e njerëzve nga Shkupi në Tiranë janë fizibiliteti i kësaj rruge, nuk janë makinat që hyjnë në Kukës dhe Qafë Thanë.

Standardet bashkëkohore të ndërtimit nuk janë respektuar deri më tani në segmentet e konsideruara të ndërtuara. Një rrugë pa standarde është një rrugë jofizibile.

Lexo më shumë

Zgjedhjet po afrojnë, na sillni Erjonin deputet!

Disa postime të fundit të deputetit Erjon Braçe në Facebook.

Pesë muaj na ndajnë nga zgjedhjet dhe partitë politike kanë filluar edhe projektimet e kandidatëve të listave të mbyllura. PS duket se nuk mendon të fitojë sërish më shumë se 2 deputetë në qarkun e Dibrës dhe me sa duket nuk do t’i kushtojë rëndësi këtij procesi. Por qytetarët, ata që janë më të interesuarit në një përfaqësim të drejtë dhe të denjë në Parlament, nuk shohin asnjë shenjë besimi se kanalet moderne të komunikimit me deputetin e tyre do të qëndrojnë të hapura.…

Lexo më shumë

‘Jemi kundër çdo projekti që eliminon tunelin e Qafë Murrizit’

Tuneli i Qafes Buallit

Tuneli i Qafes Buallit

Pas zgjedhjeve në Dibër, Kryeministri Edi Rama dhe aktorë të tjerë, inxhinierë dhe specialistë të ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, kanë dhënë opinione që bien ndesh me njëra -tjetrën. Në vëmë re në këto deklarata një rrezik që i kanoset standardit të ndërtimit të Rrugë së Arbrit dhe me këtë rast do të donim t’i vinim në dukje për publikun. Nga njëra ana kemi deklaratat e Kryeministrit, i cili thekson se “fitorja e Bashkisë së Dibrës është një besim i madh për të bërë shumë më tepër për Dibrën.…

Lexo më shumë

RRUGA E ARBRIT PËRFSHIHET NË PROGRAMIN “NJË MILIARDË PËR RINDËRTIM”

Punimet e mbetura përgjysëm mbi Urën e Vashës I Foto: © Bujar Karoshi

Para zgjedhjeve nisin punimetKryeministri Rama: Rruga e Arbrit është në procedurë. Është projekti i parë që do realizohet me Programin “Një miliardë të rindërtimit” dhe kam shumë besim që, nëse nuk do të na tradhtojnë procedurat, shumë shpejt do të fillojë puna edhe për Rrugën e Arbrit”.

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një takim me kryetarët e bashkive për të deklaruar se “Rruga e Arbrit është duke hyrë në fazën e dytë të procedurave dhe në qoftë se ato nuk na tradhtojnë, shumë shpejt do të fillojë puna”.…

Lexo më shumë

Vazhdimi i Rrugës së Arbrit duhet të fillojë nga Tuneli i Murrizës

Kam shkruar shumë për ecurinë e punimeve të Rrugës së Arbrit dhe pas artikullit të shkurtit të vitit 2016, mendova të mos shkruaj më duke menduar se i kam thënë të gjitha, por artikujt e botuar në këtë gazetë në muajin tetor 2016 më bënë të rikthehem përsëri për të përsëritur e për t’u rikujtuar disave se ç’është bërë me Rrugën e Arbrit, duke e theksuar që në fillim se puna për vazhdimin e Rrugës Arbrit duhet të fillojë nga Tuneli i Murrizës.…

Lexo më shumë

Tërhiqen kinezët, oferta e tyre nuk pranohet nga qeveria

Nga B.Karoshi

“Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën e bërë në qeverinë shqiptare në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbrit” shkruan revista Monitor, e specializuar për lajmet në fushën e ekonomisë, më 28 tetor 2016. Sipas revistës, “kjo lëvizje e papritur duket se do të vërë në vështirësi premtimin e qeverisë shqiptare për të nisur punimet në pranverën e vitit 2017”.…

Lexo më shumë
1 8 9 10