Vlerësime / Adem Bunguri anëtar i Akademisë së Shkencave

Zgjedhja e Prof. Adem Bunguri si anëtari më i ri i Akademisë së Shkencave është pritur mirë nga opinioni publik. Disa prej komenteve vlerësuese për profesorin, të shkruara në faqet zyrtare në facebook të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gazetës Rruga e Arbërit, i përcollëm për lexuesit numrin e kaluar. Dy vlerësimet më poshtë, nga profesor Hajri Shehu dhe piktori Zaim Elezi, të ardhura përmes postës elektronike të gazetës, po i përcjellim për lexuesit më poshtë:

Prof.

Lexo më shumë

Dushaj – katundi i kullave, bujarisë dhe natyrës piktoreske

Brenda këtyre kufinjve, Dushaj kanë një sipërfaqe 20.5 km katrorë, nga të cilat 7.5 km katrorë janë fushorë, luginorë e kodrinorë, pjesa tjetër mal mbi 1000 m lartësi. Territori i këtij fshati nis nga 640 m në jug tek Gurreperkolja e deri në 1988 m në majen e Arithit ne veri. Vetë katundi si vendbanim shtrihet nga 660 m e deri në afro 1000 m, me zgjatje J-V gati 2 km.

Lexo më shumë

Botohet libri “Një jetë maleve, kujtime 5” me autor Bashkim Lleshi

“Një jetë Maleve – Kujtime 5”, me autor prof. Bashkim Lleshi, doli nga shtypi në shkurt të këtij viti nën logon e botimeve M&B.
Ky vëllim vjen pas katër vëllimeve të mëparshme me të njëjtin titull, ku përfshihen kujtime dhe ditare nga fëmijëria dhe shkolla (Kujtime 1), puna në Bulqizë dhe e Peshkopi (Kujtime 2) në Institutin e Gjeologjisë dhe Minierave (1978-1984) (Kujtime 3), në Ndërmarrjen Gjeologjike dhe drejtorinë e Albkromit (1984-2008) (Kujtime 4).

Lexo më shumë

Erblin Iskurti: Kjo klasë politike ka shkatërruar shpresën për të nesërmen më të mirë

I riu dibran në NATO, Erblin Iskurti, rrëfen sakrificat e shkollimit, kujt ia dedikon arritjet, si e sheh Shqipërinë dhe ka një mesazh për rininë…

 Me pasuritë e panumërta nëntokësore e mbi tokësore që Zoti na ka falë, një klasë politike të ndërgjegjshme dhe atdhedashëse do i duheshin vetëm pak vite që ta kthente Shqipërinë në një ndër vendet më të mira për të jetuar.

Lexo më shumë

“Në gjurmë të këngës dibrane”

Munir Shehu
Në gjurmë të këngës dibrane
– Këngë e balada
– Epikë historike e lirika
Përgatiti për botim: Mirdash Shehu
ISBN: 978-9928-387-33-2
438 faqe / 1500 lekë

Më 31 mars 1990, 33 vite më parë, në moshën 80-vjeçare, u nda nga jeta Munir Shehu, një nga mbledhësit nga mbledhësit më të hershëm e më pasionantë, gjurmues i palodhur në kërkim të historisë, këngëve e valleve, vargjeve e melodive popullore të vendit të tij.

Lexo më shumë

Dom Nikollë Kaçorri për Dibrën dhe dibranët

BOTOHET MONOGRAFIA PËR DOM NIKOLLË KAÇORRIN

Dom Nikollë Kaçorri sa njihte shpirtin luftarak, patriotik e liridashës të lurianëve, po aq njihte mosmarrëveshjet që shpërthenin mes tyre dhe fqinjëve oroshas, që herë-herë merrnin forma të ashpra gjakmarrjeje, që shoqëroheshin me jetë njerëzish nga të dyja palët. Kjo e trishtonte shumë priftin me origjinë luriane dhe nuk mund të largohej prej andej, duke lënë pas një plagë të hapur, që sillte përçarje dhe armiqësi mes shqiptarëve malësorë, në një kohë që duhet të ishin më të lidhur se kurrë kundër një armiku të egër.

Lexo më shumë

“Gjeologjia dhe mineralet e Dibrës”, një enciklopedi e Dibrës në fushën e gjeologjisë dhe të mineraleve

Libri të shëtit maleve e lëndinave, majave e kepave, rrjedhave e liqeneve, minierave e gërmimeve për miniera. Duket sikur autori të merr për dore e të thotë: Eja se do të të tregoj diçka, që ti nuk e ke parë dhe do të kënaqesh. Kjo e bën librin, jo vetëm të këndshëm, por edhe shumë të pranueshëm e të pranishëm edhe për dikë që ka më pak dije për gjeologjinë dhe mineralogjinë.

Lexo më shumë

Selman Karoshi, njeriu që u afirmua me punë e sakrifica

Nga Dali Noka

Ashtë kënaqësi të shkruash për njerëz që i kanë dhanë familjes, vendit dhe shoqërisë.
Njeriut që jetoi gjithë jetën e tij si njeri me vlera dhe i përkushtuar, ndërroi jetë duke lënë gjurmë pas. Ky ishte Selman Karoshi!
Shumë vite që është nda nga ne, por ai jeton, në zemrat tona.
Ishte nji model në marrëdhëniet shoqërore. E ushqente shoqërinë me traditat e shkëlqyera që ka krahina e Çidhnës.…

Lexo më shumë

Hysen Puca modeli i atdhetari në Grykën e Madhe

Nga Zabit Lleshi

Në gjysmën e parë të shekullit tetëmbëdhjetë nga Pusi i Thatë i Gjinajt të Hasit të Kukësit të parët e familjes Puca u larguan dhe u vendosën një vëlla në fshatin Gjegje të Kukësit, një në Venisht të Dibrës dhe ma i vogli erdhi në Godvi të Grykës së Madhe. Këtu lindi Hysen Puca më 8 mars 1903.Thirrej…

Lexo më shumë

Ishte një kohë me Ty!

Për babain e dajën tonë Lutfi Manjani!

Në muajt e fundit të klasës së katërt fillore, kur po e mbyllte me sukses, në klasë erdhi Selim Alliu, kryeinspektor i arsimit. Shkonte çdo fundviti nëpër shkolla dhe me shumë interes shënonte emrat e nxënësve më të mirë, pasi i’a tregonte mësuesi dhe ai vetë i testonte. Me një punë bindëse me prindërit, i tërhiqte në shkollën unike në Peshkopi.…

Lexo më shumë
1 8 9 10 11 12 161