Mimoza Leka, dibrania mësuese e shqipes në Gjermani

Zanatin tim të muzikës e kam ushtruar në një fshat të Dibrës, në Zogje dhe Grevë si mësuese e muzikës. Kurse tani e ushtroj në mësimin e gjuhës shqipe nëpërmjet këngës. Unë kam mësuar në shkollën e muzikës të luaj dhe në fizarmonikë, të cilën sot e përdor në shoqërimin e këngëve për fëmijë. Ne jemi një familje mësuesësh, ku kemi gjithsej 6 mësues të lëndëve të ndryshme në familje.

Lexo më shumë

Dibra tjetër, ajo e turizmit

Bjeshka e Hinoskës. Foto. B.Karoshi

Dibra është një krahinë e pasur me kulturë, traditë, gastronomi dhe e bekuar me një natyrë që lë mbresa. Së fundmi, me produktin më të ri në turizmin e aventurës, High Scardus Trail, rajoni do të jetë një nga top destinacionet e turistëve në kërkim të adrenalinës. Turizmi malor është një nga potencialet e pashfrytëzuara, nëpërmjet të cilit do të hapeshin vende të reja pune dhe do të zbutej varfëria.…

Lexo më shumë

Zimuri,
fshat i harruar

Foto. B.Karoshi

“Fshati që nuk ka fshat mbi krye”, ka gjithë Dibrën në pëllëmbë të dorës,  por dora e qeveritarëve të Dibrës për të nuk është shtrirë kurrë.

Zimuri, fshati më i largët të Njësisë Administrative Tomin, ndodhet 1 orë larg me makinë nga qendra e qytetit të Peshkopisë. Rruga për të shkuar atje kalon është e vështirë, e paasfaltuar dhe kalon përmes një terreni tepër të thyer.…

Lexo më shumë

100 vjet shkolla e Allajbegisë

 

Festa e shkollës në Allajbegi të Maqellarës u kthye në një manifestim të bukur popullor. Në lëndinën para shkollës, erdhën banorët e fshatit të veshur mirë e pastër, lanë punët e përditshme e bashkë me fëmijët atë ditë ia kushtuan shkollës së tyre. 14 maji për shkollën qe i veçantë, shëndriste më shumë mes atij ambienti të bukur, rrethuar me gjelbërim e lule.…

Lexo më shumë

Nostalgji per socializmin

Eh, cfare begatie kemi pas ne socializem! Lere, lere…

Me mbushen syte me lot kur e kujtoj… Aq shume me ka marre malli per ate kohe, sa…. Katundin tone, Kastriotin, e pat mbytur bolleku. Se, qe ta dini ju, edhe bolleku te mbyt, te merr frymen kur te mbulon…

Kishim stalle lopesh, stalle delesh si dhe stalle pulash, pore qumeshtin, mishin, leshin, vezet e te gjitha, i dorezonim ne shtet.…

Lexo më shumë

Një libër për alienët, nga Arian Kadiu

1.
Letërsia për fëmijë më ka tërhequr vazhdimisht, një parapëlqim ky që më vjen nga fëmijëria, kur lexoja me zell dhe kërshëri të veçantë librat fantastikë e shkencorë: “Pesë javë me balon” dhe “Bijtë e kapitenit Grand”, të Zhyl Vernit, “Udhëtimi i çuditshëm i Nils Holgersonit nëpër Suedi”, të Selma Lagerlof, “Robinson Kruzo” të Daniel Defo dhe shumë e shumë vepra të tjera të letërsisë botërore, por edhe të asaj shqiptare.…

Lexo më shumë

Vetëm s’ më lë dot vetmia

Cikli poetik i Halil Teodoir “Vetëm s’më lë dot vetmia” është një tjetër hap në rrugën plot yje të ligjerimit poetik të këtij autori. Në këtë cikël ajo që pikas është një nevojë e shpirtit të poetit për të thurur vargje për vetminë, këtë gjëndje plotësie dhe boshi, këtë sprovë të ndjenjave dhe emocioneve të ndryshme. Vetminë, shpirti i poetit e ndjen si një zbrazje, e cila është me thellë dhe më e trishtë kur atë e gërryen braktisja e dashurisë.…

Lexo më shumë

Shën Gjergji, festa e gjelbërimit

Një thënie e stërpërsëritur është se jeta shkruan romane. Mirëpo, kundruar nga prizmi i jetës së rëndomtë, jeta duket se “shkruan” më së shumti për veprimtarinë e popullit. Derisa te popujt e tjerë për emancipimin dhe edukimin e popullatës janë kujdesur institucionet arsimore, kulturore, shkencore e administrative, ndër ne “ligjet e jetës” janë krijuar pothuajse gjithandej ku është zhvilluar jeta nën sisteme të ndryshme pushtuese.…

Lexo më shumë

Rifat Asllan Vrenezi, njeriu i sakrificave

Rifat Asllan Vrenezi u lind në fshatin Staravec të Peshkopisë në një familje atdhetare të lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit ai mbaroi në Peshkopi në shkollën fillore dhe shkollën 7-vjeçare në Tiranë. Si kudo, edhe rinia e Staravecit u inkuadrua me gjithë popullin në punë për ndërtimin dhe rindërtimin e vendit në bujqësi, për pjesëmarrje në aksione dhe punë vullnetare.…

Lexo më shumë
1 116 117 118 119 120 161