Olta Lami: Dibranët janë njerëz artdashës dhe shumë punëtorë

Olta Lami ka lindur në qytetin e Peshkopisë me 18 shtator 1998 nga një familje e njohur qytetare dibrane. Bija e dy prindërve intelektualë dhe me një kulturë qytetare kanë ngjizur tek ajo ndjenjën, dëshirën dhe respektin e veëantë për vëndin e saj. Në moshën 7 vjeëare ajo bashkë me familjen lë qytetin e Peshkopisë për të pasur mundësi më të mira në kryeqytet.…

Lexo më shumë

Dhjetë arsye përse duhet vizituar Dibra

dav

Dibra ndodhet lindje të Shqipërisë, në një terren pothuajse malor. Ajo shtrihet në dy anët e Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje me malin e Korabit, mali me i madh në Shqipërisë dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Është një zonë ku Zoti është treguar shumë bujarë me bukuritë dhe pasuritë natyrore. Banorët e kësaj zone kanë fatin e mirë të jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti, por fatin e keq që në këtë krahinë politika është bërë pengesë e zhvillimit total të kësaj zone.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta intelektuali dibran Jashar Dema

Më 18 korrik 2018 ndahet nga jeta inxhinjeri Jashar Dema, një nga intelektualët e shquar dibran në fushën e minierave. Lindi në Homesh të Grykës së Vogël më 12 dhjetor të vitit 1943 në një familje me tradita të herëshme patriotike. Jashar Dema (i vjetër) ka marrë pjesë në Kuvendin e Dibrës të 7 shkurtit 1899. Babai i tij Osmani vdiq më 1944 në moshë të re duke lënë prapa 4 fëmijë të vegjël, Menduin, Ilmijen, Sotiren dhe Jasharin e vogël në moshën 1 vjeçare.…

Lexo më shumë

Mësuesi orator Haki Pahumi

Haki Pahumi lindi më 1915, në një familje të varfër qytetare të Dibrës Madhe. Fëmijëria e trishtë dhe e zymtë, nëna ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë dy jetima të mitur, Hakiun pesë dhe Nazmiun tre vjeç. Abdullai, babai, mori djemtë dhe erdhi në Maqellarë, në familjen e Zabit Demës, daja i Hakiut. Për pak kohë familja u transferua përfundimisht në Vojnikë.…

Lexo më shumë

Ambasadori i vogël i Dibrës

Engjëll Nikolli është vetëm 11 vjeç dhe vazhdon klasën e gjashtë në Bruniko të Italisë, një qytet i Bolzanos, ne krahinën autonome të Alto Adixhes. Jeta e familjes Nikolli ndahet mes komunës së Luznisë, ku ajo i ka rrënjët e vjetra, qytetit të Peshkopisë, ku u vendos pas viteve nëntëdhjetë dhe Italisë, ku familja e tij punoi për mbi 15 vite dhe akoma i kanë lidhjet me të.…

Lexo më shumë

GJAKHUMBURIT E JETËHARRUARIT NË KËRKIM TË FLORIRIT…

 

Nga Abdurahim ASHIKU

 

  • Njerëz të lirë që dhanë jetën galerive të kromit…

  •  Njerëz të burgosur që dolën në “liri” në një mënyrë që askujt mos i ndodhtë…
  • Njerëz që kur hynin galerive uronin: “Dalshim shëndoshë”…

Gjakhumbur e jetëharruar, mbledhur në një libër që tash pesë vjet askush, nga ata “kushët lart”, nuk e ka marrë në dorë, pa le ta shfletojë, të lexojë jetët e të kërkojë gjakun pikuar e rrjedhë honeve të errëta të nëntokës.

Lexo më shumë

Masakra e Çidhnës (1466)

Pozicionimi i forcave osmane

 

 
Foto 4 Forcat osmane perballe Kalase dhe Shehut te Thate
Foto 5. Kepi i Xhitetit, porta hyrese per ne Çidhen

 
Në historinë e veprimeve luftarake që orditë osmane kanë kryer në teritorin shqiptar, ajo në Çidhën, e gushtit 1466, përbën pasqyrën më të qartë të barbarive të kryer mbi njerëzit në të gjithë Ballkanin. Studiues të shumtë i janë qasur kësaj ngjarjeje dhe përmasat e saj sot janë bërë objekt diskutimesh shkencore.…

Lexo më shumë

Nisin punimet në Rrugën e Arbrit, presidenti i Gjoka Konstruksion deklaron: Punimet mbarojnë për 2 vjet

Opozita kundërshton: “Nuk ka transparencë. Kontrata e rrugës së Arbrit është bërë për interesat e Ramës e jo dibranëve”.

Presidenti i Gjoka Konstruksion: “Pavarësisht se në kontratë punimet janë parashikuar të zgjasin 44 muaj, punimet ato do të mbarojnë për dy vite. Projektit fillestar i janë bërë ndryshime thelbësore, duke siguruar një rrugë me standarde europiane. Janë shtuar në projekt edhe dy tunele të tjera në fshatin Fshat duke e bërë rrugën e Arbrit një rrugë me 5 tunele.

Lexo më shumë

Ismail Shulku, ushtaraku madhor i Frontit Verilindor

 

Ismail Shulku lindi në Peshkopi më 10 shkurt 1943. Në qytetin e Peshkopisë kreu arsimin 7-vjeçar, si dhe shkollën e mesme. Babai i tij kishte shumë dëshirë që djali të bëhej ushtarak, por Ismaili dëshironte të bëhej mekanik. Duke parë vëllain e madh Ymer, që po ndiqte studimet për ushtarak në Shkollën e Bashkuar, por sidomos uniforma, që e pëlqente shumë, vendosi të bëhej ushtarak.…

Lexo më shumë

Televizori

Televizori diç dërdëllet me zërin e ulur deri në minimum në këndin e odës së rrethuar me divane me dy kënde në formë u-je. Një emision që më duket se titulli i fillon me MAG. Mbi divane janë ulu burrat, që po ti numërosh me kokë nuk janë më shumë se 8-9 veta. Nuk dallohet leht nëse janë mbledhur për mirë apo janë mbledhur për keq, por mundet me qenë mbledhë pa sebep, sepse katër burrat janë të shpisë.…

Lexo më shumë
1 114 115 116 117 118 158