Asllan Keta: Më shumë se Partinë, dua Shqipërinë

JETESHKRIMI I ASLLAN KETES

Asllan Keta, sipas dokumentacionit zyrtar dhe arkivor ka lindur më 6 Maj 1928 dhe, këtë vit, ka 90 vjetorin e lindjes. Respektohet kjo datë sepse ajo shoqëron jetëshkrimin e tij në arkiva dhe në libra historikë. “Ishte i biri Bajramit dhe Tushes – shkruhej në “Certificatë- Lindje” lëshuar në shtator të vitit 1938, kur Asllan KETA, sipas dëshmisë që përpilonte mësuesi i shkollës fillore Asllan Zeneli.…

Lexo më shumë

PASIONANTI I SPORTIT DIBRAN

Nuk thonë kot, që njeriu vdes, por kurrë emri i tij… Islam Rama (Kosova) prej afro katër vitesh na mungon, por emri, buzëqeshja, gjurmët dhe historia që ai bëri në Dibër, nuk shuhet nga kujtesa në adresën e njërit prej figurave më të nderuara të sportit në Dibër. Islami ka kuriozitetin që mbante dy mbiemra, Rama dhe Kosova. Një histori kjo që vlen të tregohet që në startin e këtij shkrimi homazh, për pasionantin e sportit, që iu përkushtua si pakkush në vitet e jetës së tij.

Lexo më shumë

Faik Xhani, 70 vjet jetë aktive me vizion, freski e energji

70-vjetori i ditëlindjes është nga festat më të bukura e më domethënëse për çdo njeri. Kjo është mosha kur jeta fillon e flet për ty me ato që ti ke bërë gjatë saj dhe kjo të shton krenarinë e të nxit sedrën për të bërë dhe shumë gjera të tjera të mira në shërbim të vetes, familjes dhe shoqërisë.
Në këtë moshë ke akoma mundësi e optimizëm, ke pjekurinë dhe përvojën, për të realizuar punëra të tjera dhe më të mëdha.…

Lexo më shumë

“Autoktonet” e Dibrës

 

Shpesh flitet për gjëra të vjetra që vijnë nga lashtësia, kala, objekte kulti e plot gjëra të tjera antike. Flitet për vlerat e tyre dhe si mund t’i ruajmë ato nga harresa e gërryerjet e kohës. Ka dhe një kategori tjetër, bile këto janë të gjalla, bimë, pemë dhe kafshë, që shpesh nuk dimë prej ku dhe kur kanë ardhur në vendin tonë, në rrethin tonë, në fshatin tonë dhe ne do t’i përmbledhim me termin “autoktone”.

Lexo më shumë

BORA E SHKURTIT “FLORIRI I BARDHË” I BUJKUT

 

Bardhësia e dëborës ka mbuluar thuajse gjithë Shqipërinë, nga Veriu në Jug, maleve, madje edhe fushave…

Mjetet e komunikimit masiv e kanë fiksuar objektivin rrugëve të zëna e rrugëve me “kujdes në qarkullim”.

E natyrshme. Në kohë të tilla njeriu është i pari. Si fëmija në rrugën për në shkollë e kthim në shtëpi ashtu edhe ai që del nga shtëpia për në punë, që udhëton me automjet, që është në shërbim të njerëzve në spitale, polic në rrugë e kudo ku është e nevojshme për ndihmë.

Lexo më shumë

Trinom kujtese

Jeta jote nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që të kujtohet, ashtu siç të kujtohet për ta rrëfyer.

Gabriel Garcia Marquez

Sa herë i kthej vektorët e kujtesës prapa, më del që mbaj mend në imazhe të vagullta deri në moshën 5-vjeçare, ndërsa më tutje, të tjerat nuk janë pos imazhe  të  ndërtuara me ata çka më kanë treguar prindërit dhe ata që janë më të mëdhenjë se unë, teksa sot, në mënyrë krejt të pavetëdijshme i kam vetësuar si kujtime të miat.…

Lexo më shumë

Koncensioni në pyjet e Bulqizës, një histori dyshimi për korrupsion dhe abuzime

Nga Hysen Likdisha

“Me gjak do ta mbrojmë, pyllin nuk e lshojmë”, i tha një grua Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një takim të zhvilluar më 21 korrik në Kodër Dane, njërin nga katër fshatrat që protestojnë për më shumë se katër vite, kundër shfrytëzimit të pyjeve në malet mbi fshatrat e tyre. Dhe nuk mund të kishte më shumë sinqeritet dhe revoltë bashkë në një thirrje të tillë.…

Lexo më shumë

Hafiz Visha, një emër i njohur në mjekësinë shqiptare

Kam shumë e shumë vite që shkruaj, portrete e skica, reportazhe e poezi, tekste të ndryshme këngësh që i këndojnë këngëtarë edhe nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Dhe jam i lumtur se sado pak jam munduar të hedh një gur të çmuar në godinën e artit, kulturës e folklorit shqiptar.
Sot krejt ndryshe e rroka penën, them krejt ndryshe se e di që jam shumë i vonuar.…

Lexo më shumë

Dr. Ahmet Alliu, mjeku i parë i Dibrës

Me mjekun e parë dibran, Dr. Ahmet Alliun, u takova para disa ditësh në mënyrë krejt të rastësishme. Kisha pyetur për të sa herë kishte rënë rasti, sidomos gati çdo ditë të bijën, Anjeza Alliu, kur punonja në Ministrinë e Shëndetësise dhe kisha mësuar se ishte mirë nga shëndeti, (përveç një inerventi kirurgjikal që e kishte kaluar me sukses) dhe bënte një jetë të qetë e normale.…

Lexo më shumë

FATMA METHASANI: Gjithçka arrihet me pak inteligjencë, shumë punë, përkushtim dhe dashuri

Ti je një nga figurat e më të dashura për të rinjtë në mbarë Shqipërinë. A mund të shuash kuriozitetin e një publiku më të madh në moshë? Kush është Fatma Methasani?

Si fillim i përshëndes pa përjashtim të gjithë lexuesit.  Unë ndaj me shikuesit e mi çdo ditë detaje për personazhe nga Shqipëria dhe e gjithë bota, por e vërteta është që unë nuk jam e zonja ta bëj këtë për veten time.…

Lexo më shumë
1 118 119 120 121 122 158