Mentor Disha dhe familja Disha nga Dibra

Familja Disha nga Dibra e Madhe është njëra nga ato familje që ndër vite ka kontribuar në mjekësi, jo vetëm për qytetin, por edhe më gjerë. Kontributin, kjo familje, më së shumti e ka dhënë në fushën e mjekësisë, profesion ky që cilësohet “i shenjtë” dhe mjaft fisnik. Duke zgjedhur këtë profesion, për të cilin lirisht mund të themi se më shumë të bën të japësh sesa të marrësh, familja Disha e krijoi një imazh pozitiv në sytë e gjithë atyre që i njohin.…

Lexo më shumë

Selim Alliu, simbol i dijes, tolerancë dhe mirëkuptimit

Dibra ka mbartur përgjatë krejt kohështrirjes së saj një nevojë për t’u çliruar nga verigat e paranojës së pushtimeve të gjata shekullorë, për t’u ngritur nga nënshtrimi i gjymtimit që trashëgoi nga e shkuara e hidhur dhe ia ka arritur kësaj përmes dijes. Ka qenë ajo, të cilën e mbartën dhe e trashëguan mësuesit, duke ushqyer brezat me dije dhe kombëtarizëm.…

Lexo më shumë

Themelohet Shoqata “Gryka e Vogël – Dibër”

Më datë 17 shkurt 2017 themelohet shoqata “Gryka e Vogël”-Dibër. Grupi nismëtar i themelimit janë Shpëtim Cami, Gëzim Dumani, Hamdie Beqiri, Tufik Kurti, Vehbi Xheka, Roland Muka dhe Shehat Cami.
Të mbledhur në zyrën e avokatit Tufik Kurti, grupi nismëtar, unanimisht themeloi shoqatën, duke e emëruar”Gryka e Vogel -Dibër”, me inicialet e SHGVD.
“Grupi nismëtar miratoi statutin e shoqatës dhe të gjithë dokumentacionin procedurial që shoqëron një shoqatë, duke përcaktuar edhe fushën në të cilën do të ushtrojë aktivitetin e saj kjo shoqatë: shoqatë atdhetare, kulturore, historike”, thuhet në një njoftim të shpërndaë nga grupi nismëtar.…

Lexo më shumë

Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

Nga Ygerta GJELESHI

Këtë mëngjes emërharruari nëntori dëgjoj melodinë më pikëlluese të Universit, dëgjoj të qarën e nënës sime. Shoh lotët e saj të pikojnë një nga një, e ndjej dhimbjen e saj aq të madhe. Ajo po na shikon me sytë e saj prej engjëlli të skuqur nga e qara sikur do të na thotë të largohemi, të ikim prej aty e të gjejmë një strehë lumturie fëmijërore diku mes shoqërisë tonë të lagjes.…

Lexo më shumë

Tradita poetike dibrane

Tradita poetike dibrane nuk është shumë e hershme, por ajo nuk është as aq e vonë sa mendohet. Ajo ka filluar në shekullin e nëtëmbëdhjetë për të vazhduar deri në ditët e sotme, me cilësi të reja artistike, me ecje përpara dhe me kthime mbrapa, si për sa i përket nivelit, ashtu edhe performancave të profileve poetike. Tradita poetike dibrane ndoshta fillon me poetin dhe gazetarin Josif Bageri nga Reka e Dibrës së Madhe, si i pari poet që ka botuar një libër me vjersha dhe përgatiti për botim librin e dytë.…

Lexo më shumë

Shefki Lleshi, 50 vjet këshilltar i fshatit Zogje të Dibrës

20 vjet më parë më 11 prill 1997 u nda nga jeta patrioti e veterani i luftës dhe i punës, Shefki Lleshi.
Fshati Zogje i Grykës së Vogël të Dibrës është një fshat me histori të vjetër të shkruar me gjak e skrifica në luftë për liri, pavarësi e dinjitet. Aty banon një popull nga gjiri i të cilit kanë dalë, luftëtarë, patriotë, burra shteti, njerëz të zgjuar, punëtorë e atdhetarë.…

Lexo më shumë

Të shkosh për Dibër, t’i biesh nga Kina

Më ka rënë rasti që t’i bie Europës qosh e’m qosh dhe kjo, jo për turizëm. Edhe pse si kurbetqar i mbaj mend mirë të gjitha udhëtimet e mia, me tren, avion dhe më së shumti ato me autobuz. Normal kanë qenë të lodhme nga pagjumësia ose edhe nga sikleti se ç’të sjell e nesërmja. Në gjithë këto ekseperienca e them qartësisht se udhëtimi im më lodhshëm është nga Tirana në Dibër ose anasjelltas, hiq këtu edhe faktin se të pret ëmbëlsia e vendit dhe e familjes.…

Lexo më shumë

Rabdisht-Bellovë një udhëtim i paharrueshëm

Rabdishti

Fshatrat Bellovë, Cerjan, Zagrad dhe Rabdisht ndodhen në një distancë jo më larg se 7 km larg qytetit të Peshkopisë, në njësinë administrative Melan. Kjo zonë mbart vlera historike, kulturore dhe vlera natyrore, të cilat vlerësohen si tërheqëse për njerëzit që e vizitojnë për herë të parë. Por si pika më tërheqëse janë fshatrat e Bellovës dhe Rabdishtit.
Për të gjithë personat, të cilët shprehin interesin për të vizituar këtë zonë, itinerari që ofrohet është një ditor dhe nis nga Muzeu i Peshkopisë vazhdon për në fshatin Rabdisht, Bellovë dhe mbyllet në Stacionin e Llixhave të Peshkopisë.…

Lexo më shumë

Tradita dhe prodhimet bio të Dibrës e Matit surprizojnë banorët e kryeqytetit

Në qendër të sheshit, njëjtë si në mesin e një ode, priste e përcillte një sofër. Historikisht shtëpitë njiheshin prej oxhaku e prej sofre, kështu që edhe tani Dibra e Mati po identifikoheshin me sofrën. Ajo ishte e drunjtë, siç ishin sofrat dibrane e matjane në kohë të mëparshme, e rrethuar me “shkàma”, stola, edhe këto prej druri, në lartësinë gati sa
të sofrës, të cilët shërbejnë për t’u ulur.

Lexo më shumë
1 148 149 150 151 152 161