Shefki Lleshi, 50 vjet këshilltar i fshatit Zogje të Dibrës


20 vjet më parë më 11 prill 1997 u nda nga jeta patrioti e veterani i luftës dhe i punës, Shefki Lleshi.
Fshati Zogje i Grykës së Vogël të Dibrës është një fshat me histori të vjetër të shkruar me gjak e skrifica në luftë për liri, pavarësi e dinjitet. Aty banon një popull nga gjiri i të cilit kanë dalë, luftëtarë, patriotë, burra shteti, njerëz të zgjuar, punëtorë e atdhetarë. Njeri prej tyre është dhe Shefki Allaman Lleshi lindi më 25 janar 1921 në një familje të varfër, me pak tokë, por me zemër të madhe. Babai i tij Allamani ish martua me Handije Abaz Xhurxhin nga Hoteshi, vëllai i së cilës Abdullai i porsa fejuar u vra më 1913 tek Ura e Topojanit kundër serbëve. Më 23 Janar 1913 shtëpia e Allaman Lleshit bashkë me fshatin u dogjën nga pushtuesit sërb, Siç tregonte nën Hamdija më shumë keq më erdhi se bashkë me shtëpinë u dogj një kostum kombëtar me xhubletë që të parët e kësaj familje e kishin rruajtur brz pas brezi. E kisha porosi nga vjera ime ta rruahj brez pas brezi.
Në vitin 1913 në Zogje u dogjën shumë shtëpi nga serbi, ndër të cilat dhe shtëpia e Allaman Lleshit. Nëna e Qamilit dhe Shefkiut tregonte se nuk më erdhi keq për shtëpinë sa më erdhi keq për arkën time në të cilën kisha një kostum me fustanellë burrash, që ishte ruajtur për shumë breza, të cilin ma kish lënë në ruajtje vjehrra ime.
Gjendja ekonomike e familjes u rrënua pasi Allamani vdiq më 1925 duke lënë 4 fëmijë jetim në moshë të vogël. Me ndihmën e njerëzve të afërm, Bexhet, Nezir, Dilaver e Sinan Lleshi mundi të mbijetonte. Qamili, duke qenë më i madhi i ra barra për drejtimin e familjes. Me punën e tij u bë e mundur të shtojnë tokën ekzistuese, të bëjnë disa investime të vogla, pak blegtori, një dyqan që e furnizonte me mushkë nga Tirana për nevojat e fshatit, duke përmirësuar gjendjen ekonomike.
Të dy vëllezërit e ndjenë thellë në ndërgjegje pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Informacionin për gjendjen Qamili e merrte gjatë lëvizjeve që bënte nga Zogjet në Tiranë, tranzit, ku ishte dhe garanti kryesor i mbajtjes së kontaktit të Haxhi Lleshit me Bab Myslimin, shpesh edhe njeriu i besuar për sjelljen e florinjve të familjes Lleshi për Çetën e Pezës.
Me krijimin e Çetës së Dibrës familja e Qamil e Shefki Lleshit u lidhën me luftën, ashtu si gjithë fshati ishte bazë e saj. Më 30 Shtator 1942 në dasmën e Qamil Lleshit ishin ftuar të gjithë partizanët e Çetës së Dibrës. Dy kompani italjane rrethuan fshatin dhe dogjën shtëpinë e Haxhi Lleshit. Pasi çau rrethimin Çeta u ngjit malit, ndërsa italjanët i kapi paniku, duke kërkuar garanci për të zbritur në rrugën nacionale. Kjo ngjarje bëri bujë në fshatrat e Grykës së Vogël duke rritur simpatinë për luftën partizane që u duk me shtimin e rradhëve të çetës me vullnetarë të rinj.
Në reaksionin e dimrit të shkurtit 1944 një togë gjermane vjen në Zogje e kontrollojnë për armë fshatin. Kontroll të imtësishëm ushtruan në shtëpinë e Qamilit e të Shefkiut duke i rënuar gjthëçka. I arrestuan dhe i dërguar në burg në Dibër të Madhe ku qëndruan dy muaj. Ferit Leka kryeplak i fshatit, burrë fisnik e trim, mbështetës i luftës, bëri përpjekje për lirimin e dy të rinjve, por vendimtare për arratisjen e tyre nga burgu ishte ndihma e Qazim Nokës. Atij i dedikohet shpëtimi i Qamil dhe Shefki Lleshit.
Më 26 korrik 1943 Qamili e Shefkiu u inkuadruan në Bataljonin partizan të Dibrës, pas një viti në Brigadën e 18-të sulmuese. Në mars 1943 këshilli Nacionalçlirimtar zgjodhi Iljaz Lekën kryetar e Shefki Lleshin sekretar. Për pjesëmarrjen në luftë si partizan që me krijimin e Çetës së Dibrës është dekoruar me medaljet e Kujtimit, Çlirimit dhe Trimërisë. Mori pjesë në të gjitha aksionet e çetës të batalionit të Dibrës, ku spikati guximi, qetësia e ndihma për shokët, njohës i mirë i teritorit ku bëheshin luftimet, zgjuarsia në manovrimet e shpjetësia e veprimeve luftarake për asgjësimin e armikut me sa më pak humbje.
Në dhjetor 1947 martohet me Muzejen Selim Zeraliu (motra e Ali Zeraliut), një familje fidsnike, bujare e shumë humane nga Dibra e Madhe, ardhur në Hotesh, pastaj në Çetush e Peshkopi, sot në Tiranë. Më 1947 filloi punën si nëpunës i Komunës Zerqan, por u largua nga puna se e mobilizuan në ushtri. Gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak e mobilizuan në aksionet e ndërtimit të rrugës Berat-Skrapar dhe Gramsh-Lozhan (1949) ku mori edhe medalje pune. Me përfundimin e shërbimit ushtarak u kthye në fshat dhe u muar kryesishtë me bujqësi duke përmbushur eshe detyrat shoqërore si këshilltarë. Uzgjodh edhe anëtar i këshillit të rrethit Shuprnzë dhe anëtar i këshillit të Lokalitetrit.
Më 1958 i vdes vëllai i madh Qamili prandaj iu desh të përballojë rritjen e shkollimin e 9 fëmijëve, 1 inxhinjer, 2 mësues, 2 oficerë, 2 ndihmës mjekë e 1 mekanik.
Shefki Lleshi për 40 vite rrjesht si kryetar këshilli (1952-1992) bëri përpjekje për ruajtjen e unitetit në fshat. Bashkë me Dan Dacin, Sali Menën, Ismail Kajën, Faik Lleshin, Haxhi Lekën, Lahim Lleshin, Xhevat Dacin, Siri Marken, Shefqet Dacin, Skender Krrusën, etj. Bën të mundur që fshati Zogje të dallohej në përmirësimin e mënyrës së jetesës, shërbimit mjekësor, zgjerimit të arsimit, shërbimit tregëtar etj. Më 1960 u ndërtua shkolla 7 vjeçare, më 1968 fshati u lidh me rrugë automobilistike, më 1969 ishte në krye të aksionit të elektrifikimit, më 1984 u hap shkolla e mesme bujqësore, materniteti, njësia e re tregëtare, etj.
Përgjegjës sektori për disa vite në kooperativën bujqësore për fshatrat Zogje, Shtushaj e Bllacë, ai kishte një autoritet që impononte respekt, ishte i matur, fjala e tij kishte peshë dhe zinte vend.
Marrëdhënjet e tij me njerëzit ishin të sinqerta e tepër njerzore, kujdesej për lejet e punësimit në ndërmarjet shtetërore për bashkëfshatarët, shkollimin e fëmijëve në shkolla të mesme e të larta, për leje të ndërtimeve të reja të shtëpive, të kanaleve vaditëse, ujit të pijshëm, etj.
Me ardhjen e demokracisë, në Zogje nuk pati asnjë problem për trojet e zëna. Disa vite më vonë, Lazim Leka banor i këtij fshati tregon se paraqita pranë këshillit një kërkesë për leje ndërtimi për shtëpinë e re. Megjithëse kërkesa ishte brenda vijës së verdhë të miratuar për ndërtim, Shefkiu më porositi të shkoj e të bisedoj me të zotin e tokës para kolektivizimit dhe nëse ai është dakort, filloje ndërtimin e shtëpisë se do t’a marrësh lejen. Kështu veproi Shefkiu me të gjithë fshatarët që ndërtonin shtëpi të reja në Zogje.
Për arsimtarët, kuadrin mjekësor, të ekonomisë, etj. që vinin me shërbim e punë në Zogje ai tregonte një interes e kujdes të veçantë për strehimin, furnizimin, shpesh i merrte në shtëpinë e tij për t’u krijuar ambjent të ngrohtë e dashamirës. Shumë nga kuadrot që punuan në Zogje si Thanas Caka, (Tiranë) Kadri Kashari (Elbasan), Rakip Çirku, Ibrahim Derni (Krajkë), Muharem Kurti, Ramadan Meta, (Zall Sopot),* Shaqir Shaba e Sabri Apulja (Dibër), Ali Puca (Zerqan), Muharrem Kurti (Ostern), Ibrahim Dervishi (Krajkë), Ramadan Meta (Zall Sopot), Hamdi Pira (Kishavec), Skënder Kuta (Blliçe), Lume Kuka (Zerqan), Abedin Ethemi, Hashim Osmani e Halim Stafa (Maqellarë), Sadik Meda e Sami Kola (Brezhdan), Muharrem Skana (Lurë), Naim Manuka (Luzni), Sokol Agolli (Tiranë), Ali Izvira (Gjoricë), Jahe Bojku, Arif Mata, Kristo Mazniku, Baftjar Shahini, Uran Besatari e Burhan Xhembulla (Peshkopi), Shuaip Methasani (Sohodoll), Fiqiri Sefa (Tiranë), Vladimir Pashaj (Sarandë), Spiro Treska (Korçë), Kosta Fera (Gjirokastër), Mustafa Doku e Rakip Skuqi (Kavajë), Safet Rugji e Koço Kromidha (Sarandë), Hekuran Rezhda (Librazhd), Alem Bode (Gjirokastër), Sulejman Haxhia (Tiranë), etj. krijuan miqësi e ruajtën lidhjet midis tyre për një kohë të gjatë.
Shefki Lleshi gjithë jetën e tij ia kushtoi luftës për çlirim, për lulëzimin e përparimin e fshatit, për edukimin e forcimin e familjes, duke çuar përpara traditat e patriotizmit, besës, bujarisë, mikpritjes, dashurisë për njerëzit, të afërmit, miqtë e dashamirësit. Shembulli i tij do të kujtohet e respektohet brez pas brezi.
Tiranë mars 2017