Nga Shaqir Skarra
Gurgullon poshtë me rrapëllimë dhe e pret Drinin plak mes për mes mu tek Ura e Lushës. Kur vjen e inatosur, sa e sa veta ia kanë parë sherrin e, megjithatë, edhe kjo ka legjendën e bukur të saj, që tregohet ende jo vetëm në Çidhën, por në të gjithë trevat e Dibrës.
Thonë se Seta në kohë të hershme, që nuk mbahen mend, nuk ka qenë lumë siç është sot.…