Biznesmenët katërgrykas të Dibrës dhe mundësitë për zhvillimin e zonës

Megjithëse nga kjo zonë, mbas vitit 1991, janë larguar mbi gjysma e banorëve të saj për jetë më të mirë, përsëri duhet theksuar se pas tyre kanë lënë resurse të mëdha për të jetuar, të cilat presin zhvillim, si në turizëm malorë, në mbarështim të blegtorisë, sidomos të dhisë, por dhe të frutikulturës të përshtatshëm për këtë zonë, si arra, lajthia për të cilat ka dhe shumë kërkesa në treg.

Lexo më shumë

Dibra e Madhe vendos të ngrejë shtatoren e Elez Isufit

Vendimi i Këshilli Komunal për të vendosur shtatore e “Gjeneralit me shajak” sjell reagimin e piktorit të njohur Zaim Elezi: “Boceti i shtatores i bërë publikë ka probleme me vizatimin, plastikën, modelimin dhe ajo që nuk tolerohet është kompozimi shumë i konsumuar, i parë dhe stërparë”.

Dibër e Madhe, 28.01.2021 – Këshilli Komunal i Dibrës së Madhe ka miratuar njëzëri me 28 janar 2021 vendosjen e shtatores së Elez Isufit në qytet.…

Lexo më shumë

Beteja e Lanë-Lurës 1921, një fitore e madhe dhe një harresë skandaloze

 

Njëzet e tetë vjet më parë, në nëntor 1992, mësova se lapidari modest kushtuar fitores së madhe në betejën epike të Lanë-Lurës, ( 26, 27 e 28 tetorit 1921), betejë ku Dibranët, (të vetëm, pa ndihmën e askujt, siç ndodhi në Vlorë më 1920 ku mori pjesë e gjithë Shqipëria) fituan betejën më të madhe (pas 18 betejave fitimtare të Skënderbeut kundër perandorisë osmane në Dibër në shekullin XV), betejën kundër pushtuesit serbo-jugosllav duke e mbyt atë në Drinin e Zi, lapidari simbol i asaj fitoreje u shkatërrua, u shkul nga vendi.…

Lexo më shumë

Kalabardha – kështjellë e Arbërisë

Nga Arif Shutina, Kadri Dauti*

Hyrje

Së shpejti del nga shtypi për publikun libri “Kalabardha – kështjellë e Arbërisë”. Ai është fryt i një pune disavjeçare të udhëtimeve dhe hulumtimeve për njohjen, grumbullimin dhe evidentimin e shumë të dhënave historike, etnike dhe kulturore për çdo fshat të krahinës së Kalabardhës.
Libri është i shkruar në formën e shënimeve historike dhe mbresave të udhëtimeve nëpër çdo fshat e cep të Kalabardhës.…

Lexo më shumë

“JEHONA E URTËSISË DIBRANE” NË LIBRIN E RI TË POETIT NAMIK SELMANI

Nga Halil Rama

Pena e artë e poetit, studiuesit, eseistit e publicistit të mirënjohur Namik Selmani “shtegton” kësaj radhe në Dibrën e “Nëntë Maleve” kreshnike, duke sjellë prej andej vlera të rralla natyrore e njerëzore, ende të panjohura për lexuesin në një libër mjaft të veçantë. Një libër për mirënjohjen, në hyrje të cilit autori shpreh “Një falënderim Çamërie e mbarëkombëtare për atë krahina e Dibrës i ka dhënë kombit”.…

Lexo më shumë

Zhvillimi i arsimit në zonën e Bellovës

Ka 10 vjet, që m’u krijua ideja për të shkruar një libër biografik për zonën time. Nxitjen për këtë ide ma dhanë disa kolegë e intelektualë dibranë, që kanë shkruar libra biografikë për zonat e tyre, si p.sh., për Sllovën, Shumbatin, Sohadollin, Grezhdanin, Maqellarën, Muhurrin apo Zall-Dardhën. Mirëpo nuk është e lehtë të shkruash një libër, sidomos një libër biografik.
Duhet të gërmosh thellë në kujtesën e popullit, në libra historikë, në arkiva apo muze, për të nxjerrë të dhëna e dokumente për të bërë një libër me vlerë.…

Lexo më shumë

Kongresi i Dibrës i vitit 1909, moment vendimtar në historinë tonë kombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi më 22 nëntor Dibrën e Madhe, ku mori pjesë edhe në akademinë solemne kushtuar 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës”. Të pranishëm në këtë akademi ishin edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka, kryetari i Komunës Hekuran Duka, autoritete qendrore e vendore, klerikë, historianë e përfaqësues nga diaspora shqiptare.…

Lexo më shumë

Poet i ngjyrave të vendlindjes, i dashurisë dhe patriotizmit brilant…

Vëllimi poetik më i ri i Mevlud Bucit shenjtëron, përmes një verbi të sinqertë e plot ndjenjë vendlindjen; vendlindjen si natyrë me male, gryka, përrenj, shkëmbinj, thepa, kreshta, lëndina, lule; vendlindjen përmes një zëri epik, me traditat, luftërat për liri, kullat, qëndresën dhe mbijetesën, për të ngritur lart virtytet e malësorit, të cilat u shenjtëruan nëpër shekuj dhe mbajtën gjallë karakterin e etnisë; poeti shenjtëron e shpalos dashuri, mall, përkushtim dhe mirënjohje edhe për sa njerëz të cilët i ka njohur, njerëz të thjeshtë po edhe të përmendur.…

Lexo më shumë

Caje Poleshi, zëri i artë i këngës së pastër shqipe

Ishin fillimvitet ’70-ta kur u riaktivizua shoqëria artistike e Zall Dardhës së Peshkopisë, në të cilën u shquan shumë artistë, këngëtarë e valltarë. Ndër më të shquarit, u përzgjodh adoleshentja Caje Poleshi. Ajo u lind më 6 shkurt të vitit 1957 në një familje me tradita të Zall Dardhës. Talenti i saj u çmua gjatë shkollimit të mesëm në Vlorë, ku kishte filluar të studiojë për mjekësi.…

Lexo më shumë

Propozim:
Dibra, e Madhja dhe e Vogla, në nevojën për bashkim

E kam jetuar vrullshëm jetën në Dibër, ku linda një ditë maji 1941, ku punova me përkushtim e dashuri, ku brodha nga Llanga në Draj Reç e Mërkurth të Lurës, ku derdha shpirtin tim në shkrime që do të desha ti mbledh një ditë bashkë në libra, ku fiksova në celuloid mijëra e mijëra pamje, njerëz e evenimente historike, ku më se dhjetëmijë prej negativëve kam arritur ti fusë në një arkiv vetjak.…

Lexo më shumë
1 19 20 21 22 23 55