Ministrisë s’Arsimit dhe të Kulturës
– Seksionit të Muzikës -Tiranë
I nënshkruemi, Mynir Shehu, mësues muzike pranë Shkollës Pedagogjike “8 Nëntori” në Peshkopi, kam nderin të ju parashtroj sa vijon.
Si çdo punonjës i kulturës në vendin tonë, që kryen nji aktivitet për të zgjanue thesarin kultural të popullit, ashtu edhe unë, mbrenda këtyne tre-katër vjetëve të fundit, për sa më kanë lejue dhe aftësitë, kam mundë me krye nji diçka të vogël, që asht pritë mirë nga populli i ynë, nga Partija dhe nga Pushteti në rreth.…