Të lumtë Geraldo Hoxha!

Të zbulosh, nuk është fatësi, ndërsa rastësi sigurisht. Ana tjetër e problemit qëndron se duhet të dish shumë, por, edhe shumë herë të kesh mëndje të holl. Rastësisht në një bisedë, degjova se nje djalosh nga Muhurri i Dibërës kishte garuar ne Genius Olympiad 2018 ne New York te Amerikes.

Dashuria e madhe qe kam per arsimin me shtyu qe te shkoj ta takoj këtë djalosh nga Muhurri.…

Lexo më shumë

Pedagogjikja

Në ndërtesën që njihet si Pedagogjikja e Peshkopisë dhe që është edhe sot në qendër të qytetit, mësimi ka filluar në vitin 1948, si për maturën e parë, ashtu edhe për nxënësit e shkollës së Dobrovës, që u bartën në shkollën e re, ku ishte konvikti. Konviktit në shkollën pedagogjike i përkiste kati i nëndheshëm, ose bodrumi, siç i thoshim ne, ku ishte mensa, kuzhina, magazinat, rrobaqepësia dhe disa anekse të tjera përkatëse.…

Lexo më shumë

Batakçiu fiton gjyqin

Njëri i jep një tjetri një shumë paresh borxh. Caktuan edhe afatin kur duhej t’i kthehej shuma të zotit. Ajo ditë kaloi, kaluan dhe shumë të tjera, por huamarrësi nuk po dukej. Huadhënësi i shkon në shtëpi dhe i thotë:
– U bënë gjashtë muaj që kur duhej të më ktheje paret. Jo vetëm që këtë nuk e bëre, por as nuk erdhe ta shtysh afatin, si bën njeriu i ndershëm në këtë rast.…

Lexo më shumë

Ahmet Balliu një jetë mes tingujve muzikorë

Ahmet Balliu

Ahmet Balliu

Sopoti, fshat i zonës së Zerqanit – Dibër është i njohur për bukuri të rralla. Në krye ngrihet shpatmali Shkozë, i veshur i gjithi me drurë. Poshtë zgjatet një brez i tërë arrash shumëvjeçare. Mu në rrëzë të malit burojnë tri gurra, që i japin jetë gjithë fshatit. Livadhet përreth gjelbërojnë deri vonë në vjeshtë. As borën nuk e mbajnë. E, prandaj edhe në dimër aty sheh tufa zogjsh, si rosa, pata etj.…

Lexo më shumë

Shkrimtari i fshatit tonë

Asokohe më pati përpirë kureshtja për shkrimtarin e fshatit tonë. Nuk kishte botuar ndonjë libër dhe, me sa duket, as kishte për të botuar ndonjëherë, sepse i përkiste një shtrese të deklasuar. Kjo shpjegonte gjithçka, por fakti që nuk kishin për t’i botuar kurrë, nuk e shkurajonte shkrimtarin tonë: ai shkruantë, siç thoshnin, vazhdimisht. E kjo ma ndizte edhe më fort imagjinatën, ndaj nuk ngopesha duke e parë… jo atë vetë, por më saktë, diç që fshihej përtej tij, apo më saktë – përthellë tij.…

Lexo më shumë

154 sonetet e Shekspirit në gjuhën e Naim Berishës

 

Të shkruash mjafton të dish vetëm shkrim e këndim, ndërsa të përkthesh duhet të jesh i shumanshëm. Disa shkrues, pa qenë fare shkrimtarë, shkruajnë libra të mirëshitshëm, që rrëmbejnë vëmendjen e masës, duke luajtur me kuriozitetin, padurimin dhe dëshirën e saj për t’u dukur me kulturë. Përkthyesi nuk e ka aq të lehtë. Ai që përkthen duhet të jetë shkrimtar, poet, muzikant, historian, psikolog dhe mbi të gjitha, një udhërrëfyes i mirë në labirinthin e mistereve të letërsisë.…

Lexo më shumë

Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave

Dy vjet më parë, Hysen Dervishi botoi librin “KRENARIA” i cili jo vetëm që u promovua bujshëm, por edhe u mirëprit nga lexuesi. Me krenari të ligjshme për vendlindjen, në 75-vjetorin e ditëlindjes, dhurata e tij më e çmuar për ne është libri – encikopedi “DIBRA ZEMRA E KOMBIT”. Pikërisht në ditën e promovimit të këtij libri, në praninë e qindra intelektualëve, jo vetëm nga Dibra, por edhe nga Tirana, Mati, Durrësi, Kukësi e Elbasani, Këshilli i Bashkisë Bulqizë i dha titullin “Qytetar Nderi” ish-drejtorit të Konoklubit “Minatori” (prej më shumë se dy dekada), Hysen Dervishi, ndërkohë qe Prof.Dr.Bujar…

Lexo më shumë

Një jetë në skenë me trofe e tituj të lartë

 

Tetëdhjetë vite në jetën e njeriut të grishin në bialncin e punëve të kryera, pse jo edhe të përjetimit të një pensionimi aktiv. Në jetën e një artisti vitet të japin kurorë nderimi për faktin se arti nuk njeh moshë. Është shkruar e kënduar se „nuk ka moshë kur këndon“, apo se „robi plaket kur don vetë“, por në rastin e artistit popullor Imerr Neli, bilanci është jo vetëm shumë i pasur me krijimtari e interpretime, por edhe me trofe e Tituj të Lartë si nga Juritë e hierarkive artistike, ashtu edhe nga protokollet e qeverisjeve Vendore dhe të Presidentëve të Republikës.…

Lexo më shumë

Tërnova, një perlë e natyrës fshehur mes malesh

Në Shqipërinë verilindore, në qarkun e Dibrës ndodhet një vend, mrekulli e natyrës, që quhet Tërnovë.
Tërnova është një fshat në njësinë administrative të Zerqanit, Bashkia Bulqizë, i cili i ngjan një kështjelle, i rrethuar nga malet, të cilat ngrihen thikë dhe duken si muret e saj dhe në brendësi ndodhen shtëpitë.
Tërnova shtrihet në pjesën veriore të Qytetit të Bulqizës, njëzet kilometra në rrugë tokësore nga qyteti, kufizohet me Zerqanin, i cili është dhe qendra e komunës, me Sopotin, me Valikardhën, me Strikçanin, me Smollikun, me Okshtunin dhe me Martaneshin e Kaptinën në rrethin e Matit, e cila është në kufi me fshatrat e Tiranës e Shëngjergji.…

Lexo më shumë

Xhaketa e Aliut

Është ditë e hënë. Ora shënon tetë e mëngjesit dhe kafeneja e Lal Pogës ende nuk është hapur! Zakonisht Lala çel në orën shtatë, por hajde merre vesh pse sot e ka thyer këtë rregull. Tani sapo erdhi edhe Aliu dhe u bëmë gjashtë vetë që presim të hapet dera e lokalit. Jemi ngulur përballë tij dhe pyesim njëri-tjetrin: di gjë ti Servet, ç’ka ndodhur me Lalën, që sot nuk ka çelur si gjithëherë në orar?…

Lexo më shumë
1 36 37 38 39 40 56