Kontributi i Rakip Sinanit rreth betejave të Skënderbeut

Madhështia dhe vlerat e një libri qëndrojnë në faktin sesi shkruhet, çfarë përmban, sa realisht dhe mirërtistikisht është realizuar. Fatmirësisht libra të tillë ka, botohen dhe promovohen. Jo sepse jemi në Vitin e Skënderbeut, po gjithnjë librat për kryeheroin, botuar në çdo gjini, do të mbeten testament dhe dëshmi e qëndresës.
Libri”Beteja të Skënderbeut” na shfaq luftrat heroike të heroit, unitetin, besnikërinë e luftëtarëve, vitalitetin e një epoke të ndritur.…

Lexo më shumë

Një libër që kujton pjesë të jetës sonë

Libri është edhe historiko-pedagogjik. I një lloji të veçantë. Themi i një lloji të veçantë ngaqë është me kujtime. Por në rreshta e midis rreshtave të këtyre kujtimeve janë edhe historia e kësaj shkolle e pedagogjia në këtë shkollë. Në to ka edhe një psikologji të përbashkët dhe një mënyrë të përbashkët gjykimi.

Autori është Xhavit Lashi. Ish- nxënës i kësaj shkolle.…

Lexo më shumë

Dibra tjetër, ajo e turizmit

Bjeshka e Hinoskës. Foto. B.Karoshi

Dibra është një krahinë e pasur me kulturë, traditë, gastronomi dhe e bekuar me një natyrë që lë mbresa. Së fundmi, me produktin më të ri në turizmin e aventurës, High Scardus Trail, rajoni do të jetë një nga top destinacionet e turistëve në kërkim të adrenalinës. Turizmi malor është një nga potencialet e pashfrytëzuara, nëpërmjet të cilit do të hapeshin vende të reja pune dhe do të zbutej varfëria.…

Lexo më shumë

Zimuri,
fshat i harruar

Foto. B.Karoshi

“Fshati që nuk ka fshat mbi krye”, ka gjithë Dibrën në pëllëmbë të dorës,  por dora e qeveritarëve të Dibrës për të nuk është shtrirë kurrë.

Zimuri, fshati më i largët të Njësisë Administrative Tomin, ndodhet 1 orë larg me makinë nga qendra e qytetit të Peshkopisë. Rruga për të shkuar atje kalon është e vështirë, e paasfaltuar dhe kalon përmes një terreni tepër të thyer.…

Lexo më shumë

Një libër për alienët, nga Arian Kadiu

1.
Letërsia për fëmijë më ka tërhequr vazhdimisht, një parapëlqim ky që më vjen nga fëmijëria, kur lexoja me zell dhe kërshëri të veçantë librat fantastikë e shkencorë: “Pesë javë me balon” dhe “Bijtë e kapitenit Grand”, të Zhyl Vernit, “Udhëtimi i çuditshëm i Nils Holgersonit nëpër Suedi”, të Selma Lagerlof, “Robinson Kruzo” të Daniel Defo dhe shumë e shumë vepra të tjera të letërsisë botërore, por edhe të asaj shqiptare.…

Lexo më shumë

Vetëm s’ më lë dot vetmia

Cikli poetik i Halil Teodoir “Vetëm s’më lë dot vetmia” është një tjetër hap në rrugën plot yje të ligjerimit poetik të këtij autori. Në këtë cikël ajo që pikas është një nevojë e shpirtit të poetit për të thurur vargje për vetminë, këtë gjëndje plotësie dhe boshi, këtë sprovë të ndjenjave dhe emocioneve të ndryshme. Vetminë, shpirti i poetit e ndjen si një zbrazje, e cila është me thellë dhe më e trishtë kur atë e gërryen braktisja e dashurisë.…

Lexo më shumë

Miti i vendlindjes dhe braktisja e dhimbshme

Një oxhak me gjurmët e nxime të zjarrit dimnor në faqet e gurëve të gdhendur. Duket si një kull që veç vajton e ndjen dhimbjen therëse të kohës. Përqark mure prej guri e balte të shembura barbarisht. Gurët, dheu i shkërmoqur, hithrat, kixhlat, barishte gjithëfarëshe rrinë si të shpërvjelura me një hije trishtimi të përshpatuna përkundruall gjurmëve të mureve me pamje trishtuese.…

Lexo më shumë

Olta Lami: Dibranët janë njerëz artdashës dhe shumë punëtorë

Olta Lami ka lindur në qytetin e Peshkopisë me 18 shtator 1998 nga një familje e njohur qytetare dibrane. Bija e dy prindërve intelektualë dhe me një kulturë qytetare kanë ngjizur tek ajo ndjenjën, dëshirën dhe respektin e veëantë për vëndin e saj. Në moshën 7 vjeëare ajo bashkë me familjen lë qytetin e Peshkopisë për të pasur mundësi më të mira në kryeqytet.…

Lexo më shumë

Dhjetë arsye përse duhet vizituar Dibra

dav

Dibra ndodhet lindje të Shqipërisë, në një terren pothuajse malor. Ajo shtrihet në dy anët e Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje me malin e Korabit, mali me i madh në Shqipërisë dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Është një zonë ku Zoti është treguar shumë bujarë me bukuritë dhe pasuritë natyrore. Banorët e kësaj zone kanë fatin e mirë të jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti, por fatin e keq që në këtë krahinë politika është bërë pengesë e zhvillimit total të kësaj zone.…

Lexo më shumë
1 38 39 40 41 42 55