Ike Haki Kola, ike mik i gjelbërimit dhe i luleve…


Prof. Haki Kola u nda nga kjo botë më 7 maj 2020, në moshën 67 vjeçare. Ai kishte disa vite që luftonte me një sëmundje  të rëndë, të cilën fatkeqësisht e humbi.

Prof. Haki Kola u lindu më 12 Tetor 1953, në Dibër. Shkollën 8-vjeçare dhe gjimnazin i kreu në qytetin e Peshkopisë. Është diplomuar në Fakultetin e Pyjeve në vitin 1977. Ka punuar në Stacionin Bujqësor të Peshkopisë, ku kryesisht kontributi në studimet për sistemimin e  tokave të pjerrëta të zëna me pemë frutore.

Në vitin 1994 është angazhuar për një projekt pilot për pyjet komunale nga ish- Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, i cili më vonë u pranua si  komponent i projektit  Shqiptar të Pyjeve të financuar nga Banka Botërore. duke ushtruar detyrën e Drejtorit të Njësisë së menaxhimit të projektit  Shqiptar të Pyjeve. Në periudhën 1998-2004, Prof. Haki Kola ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Njësisë së menaxhimit të projektit  Shqiptar të Pyjeve, projekt i cili në vitin 2005 fitoi Medaljen e Artë, për rezultate të larta në angazhimin e komuniteteve në menaxhimin e pyjeve afër qendrave të banuara.

Në vitin 2006 është angazhuar për 6 muaj si këshilltar në zbatim të një projekti pyjesh të BE në Kosovë. Në periudhën 2009 -2012 ka punuar si udhëheqës i ekipit zbatues të projektit të SNV për Menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve private dhe atyre të decentralizuar në Kosovë. Nga viti 2012 ka ushtruar detyrën e drejtorit të CNVP Kosovë. Nga viti 2017 e në vazhdim është anëtar i stafit të CNVP Shqipëri me qendër në Tiranë ku punon si këshilltar për agropylltarinë dhe pyjet komunale. Ai ka drejtuar Federatën Kombëtare të pyjeve e Kullotave komunale të Shqipërisë  në periudhën 2006-2009. Prof. Haki Kola ka disa botime në revista shkencore ndërkombëtare. Ka organizuar një simpozium të IUFRO në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë studiues nga Europa Lindore, Azia e Japonia. Që nga viti 2017 e në vazhdim është anëtar i Bordit për  projektet e vogla për lehtësimet globale mjedisore  (GEF Albania). Ing. Haki Kola  mban titullin Profesor në fushën e shkencave pyjore.

Për punën e tij në vite është vlerësuar nga kolegë dhe institucione. Për kontributin e tij në zhvillimin e pyjeve në rajonin e Belshit, Bashkia e ka dekoruar me titullin “Qytetar Nderi”.

Më poshtë po ju paraqesim një intervistë të tij dhënë dy vite më parë gazetarit Bashkim Koçi, përgatur për botim nga Abdurahim Ashiku, në shenjë nderi dhe respekti për Haki Kolën që iku pa e vënë në zbatim ëndrrën për një pylltari të kohës në të gjithë hapësirën e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ike Haki Kola, ike…

Nuk e besova shkronjën e nipit tënd, as edhe shkronjën nga Kanadaja që ma përcillte dhimbjen e tij për ta bashkuar me timen.

Nuk u besova…

Ishe i ri Haki Kola, i ri për tu ndarë nga jeta, nga njerëzit që të duan si dritën e diellit, nga gjelbërimi i pyjeve, lulet shumëngjyrëshe, nga pemëtaria që ti e deshe kaq shumë sa fidanët e tu mbushën kodrat dhe malet e Dibrës…

Ishe i ri Haki Kola.

Kurrë nuk kam menduar të vë në rresht shkronja me dhimbjen time për ty, kurrë.

Të kundërtën mendoja…

Ti të shkruaje për mua…

Nekrologjinë të ma bëje…

Ti njeriu me zemër të madhe sa lugina e Drinit dhe Nëntë Malet e Dibrës nuk e nxë.

Oh sa më dhemb ikja jote miku im!

Oh sa të doja që në këtë kohë të çmendur të natyrës të isha aty.

Me typër tu bindur se me të vërtetëi ke mbyllë sytë… Për tu bindur që lotët e njerëzve të tu të dashur, vëllezërve, motrave, fëmijëve, nipërve e mbesave, bashkëshortes tënde të dashur,janë të vërtetë, rrjedhin faqeve për tu mbledhur në një rrjedhë gurre mali.

Atëherë, dhe vetëm atëherë, do ta besoja se ti shpirtërisht nuk je banorë e kësaj bote.

Vetëm atëherë…

Do ditë më parë, kur po shkruaja për një mik të madh tëndin dhe timin, Miçurinin e Dibrës, Xhavit Hysën, të kërkova në adresën tënde për një fjalë nga ato të artat e gojës dhe penës tënde, fjalë që vetëm ti din ta gjesh e ta vesh në shpirtin e njerëzve.

Nuk mu përgjigje…

E si të përgjigjeshe kur ti luftoje me jetën, me sëmundjen që as shkencëtarët gjermanë nuk e nxorën dot nga trupi jot?

Kisha një thënie-përkushtim tënden diku në xhepat e kompjuterit.

E mora dhe e futa midis radhëve…

“Mrekullia e Xhavitit qëndron në faktin se asnjëherë nuk është shtirur si aktor që bën të jashtëzakonshmen. Së bashku me bashkëpunëtorët ai dha një model që tashmë Shqipërisë i mungon, të merret prodhim i qëndrueshëm nga kulturat drusore. Gjenerata e Xhavitit, me iniciator Xhavitin dhe kontribute juve personalisht, krijoi një model që sot bota po e kërkon. Ai funksionoi për disa dhjetëvjeçarë dhe në vitet ’90 u shkatërrua në mënyrën më barbare…”

Edhe mrekullia jote Haki Kola qëndron në faktin se asnjëherë nuk je shtirur si aktor që bën të jashtëzakonshmen…

Edhe ti Haki Kola je një model që tashmë Shqipërisë i mungon…

Edhe ti Haki Kola me punën tënde në Shqipëri, Kosovë e më gjerë,  krijove një model që bota e kërkon…

Ai funksionon, ani se tash disa dhjetëvjeçarë u shkatërrua në mënyrën më barbare…

Më dhëmbi shumë ikja jote mik, shumë…

Në Dibër ka një fjalë…

Dhimbjen ia vunë drurit,

e thau.

Dhimbjen ia vunë gurit,

e çau.

Dhimbjen ia vunë njeriut,

e mbajti…

Unë po e mbaj miku im,

e rëndë për shpatullat e mija…

Je në kujtesën time,

je në shpirtin tim,

sa të rroj,

sa jetë të kem…

Lamtumirë HAKI KOLA,

Dibrani me germa kapitale…

Një ndër BURRAT e mëdhenj të saj…

Athinë, 8 maj 2020