Nisma e maturantëve të vitit 1992 të gjimnazit të Peshkopisë

Nga Besnik Alku

Një grup ish-maturantësh të gjimnazit të Peshkopisë në vitin 1992, pas 25 viteve u mblodhën dhe e festuan këtë ngjarje nostalgjike në Peshkopi. Me vite eksperiencë në profesione të ndryshme, të shpërndarë anembanë botës, malli dhe nostalgjia për Peshkopinë dhe gjimnazin i bëri që këto ish-maturantë jo vetëm të mblidhen, por të mendojnë edhe ndryshe për shkollën e tyre.…

Lexo më shumë

Mes Beratit dhe Dibrës

Berati kishte plot të rinj, dhe kështu edhe këtu unë gjithnjë i jap qasjen në mendim duke e krahasuar me vendin tim. Në Dibër të rinjtë ose ikin në kurbet pa mbaruar asnjë shkollë ose bëjnë një shkollë në Tiranë dhe të suksesshmit nuk kthehen më dhe kjo ndodh si mungesë e perspektivës e shpresave për një të ardhme ndryshe.

Në fund të korrikut patëm një ftesë për në Festivalin multikulturorë të Beratit, nga Biblioteka “Vexhi Buharaja”, për të lexuar poezi në pedonalen e qytetit.…

Lexo më shumë

Të rinjve u duhet guximi, iniciativa dhe një profesion

Eduart Ilnica

Nga Samet Zagradi

– Për një publik më të gjerë, na fol pak kush është Eduard Ilnica?
Lindur dhe rritur në fshatin Burim të Maqellarës, nga dy prindër arsimtarë. Fëmijëria ishte si shumë bashkëmoshatarë, ku gjithçka lidhej me shkollën, për të mësuar shumë. Dhe mbaj mend që 8-vjeçaren e kam mbyllur me notën mesatare 10. Më doli një bursë asokohe (tekstil-trikotazh), por e refuzova dhe për pasojë, fillova gjimnazin në Maqellarë, një nga shkollat më të mira të Dibrës, ku kanë dalë shumë personalitete.…

Lexo më shumë

ABDURAHIM ASHIKU,
një jetë në gazetë

Ishim ulur në një stol dhe kundronim dallgët që ngriheshin, shpërthenin si fishekzjarrë stërkalash të bardha e shuheshin në bregun shtrirë mbi guralecë shumëngjyrësh. Gjiri i Sarantit i ngjan nallçës së hekurt të kalit të legjendës në hapin e parë të shndërrimit nga qenie detare në tokësore.
Pamjen e gjerbnim si ta kishim në filxhan tre vetë, sup më sup ngjeshur; unë, Shpëtimi dhe Eqremi.…

Lexo më shumë

Masakrat osmane*

Tursun Bej

I thashë të dashurës: “Pse kjo tirania tënde?”

Më tha: “Megjithë këtë, mos vallë të kam braktisur?”

I thashë: “Në fund të fundit, ç’mund të bësh ti?”

Më tha: “Shpirtin të ta marr dhe s’do jesh veç një trup i zbrazët.”

E kam thënë më herët se cili është synimi i renditjes së këtyre perlave të hijshme të vargjeve.…

Lexo më shumë

Në gjurmë të historisë të Dibrës dhe Bulqizës

Sakip Cami me librin “Ngjarje dhe figura të shquara historike të komunitetit të bashkisë së Bulqizës“, ka shkruar se Dibra, në gjirin e vet ka mbështjellë me mjegullat e kohës ngjarje, bëma, si dhe njerëz të shquar që ende nxjerrin krye e dritësojnë me vlerat e tyre të rralla. Në këtë sfond shfaqet para syve Bulqiza, një vendbanim ky, i cili qëndron bri shkëmbinjve dhe maleve të Dibrës, si një pushkë e varur në krahët e lirisë e atdhedashurisë.…

Lexo më shumë

kujtesë
Hasan Çipuri, profesori i terminologjisë ushtarake

Rruga drejt dijes ushtarake

Hasan Çipuri ka u lindur në vitin 1935 në Tomin të Dibrës, në një familje atdhetarësh të njohur, në luftërat për liri dhe pavarësi. Aty kreu shkollën 7-vjeçare “Demir Gashi” (1946-1950), skënderbegas që 13 vjeç 1950-1952, duke ndjekur studimet e mesme në shkollën ushtarake “Skënderbej”, të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1952.

Ndërsa në vitet 1952-1954 përfundoi studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, më tej përfundon në vitet 1963-1967 Fakultetin Histori-Filologji, në degën Gjuhë-letërsi.…

Lexo më shumë

Një  herë  në  njëqind vjet  lind Dibra e Madhe…
MahmudHysa

Jeta i ka të papriturat e saj dhe shpesh na befason edhe atëherë kur nuk e pret. Kështu ndodhi me mësuesin tim të klasës së tretë të vitit shkollor 1952/53, në Shkollën “Skënderbeu”, sot shtëpia e Zimi Hames. Ishte një çun i ri. Mësues me përkushtim. Energjik. Kurrë nuk u ul në katedrën e tij. Nga fillimi i orës e gjer në fund të saj, vetëm se fliste, për të na dhënë dije në të gjitha lëndët, duke e mbushur dërrasën e zezë me sqarim.…

Lexo më shumë

“Zerja”, suksesi që vjen përmes traditës

“Jufkat Zerja” po bëhen të njohura brenda  jashtë vendit, ndërsa po kërkojnë suksesin edhe në përpunimin e frutave dhe bimëve mjekësore. “Te Zerja” në hyrje të Peshkopisë po kthehet në një pikë referimi për produktet origjinale bio dhe traditës etnografike të Dibrës

Sapo hyn në qytetin e Peshkopisë, ngrihen dy ndërtesa, nje restorant dhe një punishte për përpunimin e frutave, prone e familjes se nderuar Zerja.…

Lexo më shumë

Dibra, destinacion turistik

Rob Camillari, zv. Drejtori i zyrës së Europës dhe Azisë së USAID në Washington: Qeveria Amerikane nëpërmjet USAID dhe ajo Suedeze mendon që zhvillimi dhe prosperiteti i Shqipërisë do mund të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomiko-social dhe Turizmi është një sektor shumë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e familjeve dibrane dhe në përmirësimin e imazhit dhe mjedisit në Shqipëri.

Lexo më shumë
1 135 136 137 138 139 161