Klara, vajza 11 vjeçare që ngjiti malin e Korabit

Klubi Discover Albania që në muajin Mars 2017 organizoi një seri guidash që do të finalizoheshin në datën 2 korrik me ngjitjen në malin e Korabit. Për këtë arsye ky turne u quajt “Misioni Korab 2017”.

Që në Panairin e Turizmit u prezantova si guidë lokale dhe shkëmbeva kontaktet me përfaqësuesit e klubit, për  përgatitjen e turit në Korabi. U formalizua gjithçka.…

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2017: 6 deputetë për 4 parti

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mbaruan të dielën e fundit të qershorit dhe qarku i Dibrës zgjodhi të dërgonte në parlament 6 deputetë nga 4 parti të ndryshme.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të kenë nga dy përfaqësues të saj në parlament në këtë qark, ndërsa LSI dhe PDIU nga një.
Në gjithë qarkun e Dibrës, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan 73702 votues, ose 56.13% e 131 313 zgjedhësve të regjistruar në votime.…

Lexo më shumë

LATIF MIHA NJERIU QË VRAPON MË SHUMË SE KOHA

 

Falë ndryshimit të madh që ndodhi pas viteve nëntëdhjetë dhe dyndjes rreth qyteteve shqiptare, u krijua mundësia të njihemi nga afër me miq e shokë të mirë, që nuk ishim njohur më parë dhe jo vetëm nga trevat dibrane, por edhe nga vise të tjera të vendit tonë. Mua për veten time m’u krijua mundësia të bëj mjaft miq e shokë, por dhe të bëhem një mik i tyre.

Lexo më shumë

Një femër mund t’ia dalë

T’ia dalësh mbanë në një mentalitet të ndrydhur nuk është aspak e lehtë! E vështirë për të mos thënë e pamundur, është të bëhesh e suksesshme në një ambjent ku mund të gjykohesh apo përgojohesh pothuajse për çdo gjë. Të jesh femër e të mbijetosh në dallgët gjigante të paragjykimit që na shoqëron çdo frymë që marrim, do të thotë sukses.…

Lexo më shumë

Ç’është filozofia popullore?

Me fjalën filozofi popullore në këndin tonë të shikimit duhet kuptuar mënyra se si i shikon populli dukuritë e jetës, si i kupton dhe interpreton ato, si i karakterizon, si i vë në shërbim të tij, çfarë qëndrimi mban ndaj tyre, çfarë përgjigjesh u jep pyetjeve që e mundojnë, si ndikojnë këto përgjigje në sjelljen dhe qëndrimin e njeriut, çfarë mësimesh të vlefshme nxjerr e të tjera.…

Lexo më shumë

Stebleva, fshati që nuk blihet

 

Stebleva, një nga fshatrat e krahinës së Gollobordës, 35 km larg nga Librazhdi, është një fshat  i vizitueshëm gjatë verës. Rrethuar me pyje të lartë, ajër i freskët dhe gjelbërim ngado, është një oaz i mrekullueshëm në lindje të Shqipërisë.

Mersin Hoxha, kryetari i Shoqatës “Stebleva”, ndryshe nga kolegët e tij të shoqatave dibrane në Tiranë, që kujtohen për vendlindjen vetëm për Ditëvere a Shëngjergj, është kthyer ta drejtojë shoqatën e tij në Steblevë, aty ku ka trojet e të parëve të tij.…

Lexo më shumë

Ky gusht më gjen të martuar!

Unë nuk dua askënd, domethënë nuk jam e dashuruar me askënd edhe pse këtë ma pandehin kur refuzoj të fejohem me ata që më sugjerohen dhe që jo pak herë më imponohen.
E sosa filloren me një mesatare të mirë në krahasim me shumicën. E pranoj që mund të bëja më shumë dhe të dilja më mirë, po ja që logjika ime aq qe në gjendje të përthithte, shto pastaj faktin se, unë, nga natyra jam pakëz dembele.…

Lexo më shumë

Çeta e shpresës

Politika e jashtme antikomtare e qeverisë së Zogut, marrëveshjet me Italinë e kishin shndrruar vendin tonë në një gjysëm koloni. Dalëngadalë po përgatitej agresioni i 7 prillit. Kudo në Shqipëri shpërthyen demostrata. Enjëjta situatë ishte në Dibër të Madhe e fshatrat rreth saj. Njerëzit kërkonin të organizoheshin, kërkonin armë. Jugosllavia përforcoi kufirin dhe as që bëhej fjalë për armë e ndihmë nga ana e saj.…

Lexo më shumë

Dilemat e mëdha tonat dhe rrugës së Arbrit

Rruga e Arbërit nuk arriti të bëhet nga qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës në këto vite të tranzicionit demokratik, përfshirë edhe premtimin më të fundit të bërë nga qeveria aktuale. Dibranët, dhe jo vetëm ata, janë zhgënjyer shumë nga këto premtime dhe janë tashmë shumë mosbesues nëse kjo rrugë do të bëhet ndonjëherë. Mosbesimi është edhe më i madh përsa i përket përmbushjes së standardeve të nevojshme të Rrugës, edhe sikur ajo të mund të bëhej.…

Lexo më shumë
1 134 135 136 137 138 158