Argumentet pse kundërshtoj ndërtimin e HEC-it të Skavicës!

“Kodra e qytetit” (Zall-Sinë), një vendbanim eneolitik. Foto: A.Bunguri.

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshishë kujtesën e tij historike. Shkatëroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harroj se çfarë është dhe çfarë qe!”.

Lexo më shumë

Sejfulla Sefa, 44 vjet në shërbim të arsimit

Njerëzit e ditur e të moshuar po i kin një e nga një nga kjo botë, ashtu si lisat e moçëm në një pyll të ri. Kështu u nda nga jeta dhe gjiri i ngrohte i familjes dhe i shoqërisë, shoku ynë i dashur i kolektivit arsimor, mësuesi gojëmbël e zemërbardhë Sejfulla Sefa. 

5 qershori i 2020-ës ishte goditja fatale për jetën e tij.

Lexo më shumë

Profili njerëzor dhe profesional i Luljeta Çerës

Tregohet se diku e dikur, një mbret thirri një mjek të njohur, që të shërbente pranë tij, të cilit i tha: “Mos harro se po shërben në oborrin mbretëror”! Ndërsa mjeku i njohur e human iu përgjigj: “Madhëri, përpara meje, të gjithë pacientët janë mbretër”.

Gjithmonë kur kujton këtë shprehje, më vjen ndërmend Luljeta Çera, e cila ka dhënë prova se ajo është frymëzuar e motivuar nga ky parim i madh human.

Lexo më shumë

Përse nuk më shkrove inxhinier Luani?

Kur pena nuk i hapën udhë vetes e truri nuk pjell fjalët e duhura  si veprohet? Balli më është rënduar si të ishte parzmore plumbi.  Kërkoj të kap fillin e Arjanës për të shkruar një shkrim mbi… Eh sa e vështirë qenka, të ma besoni!  Sa e dhimbshme të lidhësh disa fjalë, për të formuar fjalinë apo një ligjëratë të tjerrun për një të njohur!

Lexo më shumë

“SHËNIME NË ÇADËR” NJË LIBËR ME VLERA SHKENCORE PËR GJEOLOGJINË, EKONOMINË, HISTORINË, TURIZMIN, etj.

 Në muajin janar të këtij viti doli nga botimi libri “Shënime në Çadër” me autor Vesel Hoxhën. Kam patur fatin të njihem me Veselin, sapo mbaroi shkollën e lartë për inxhinier gjeolog në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Miniera Tiranë, kur drejtoria e Ndërmarjes Gjeologjike të Bulqizës e emëroi të kryente stazhin e diplomës në Ekipin Gjeologjik të Dhoksit, bashkë me mua që do të isha njëkohësisht udhëheqësi i diplomës së këtij inxhinieri të ri.

Lexo më shumë

Jeta dhe veprimtaria e profesor asoc. dr. Vesel Hoxha

Vesel Ramadan Hoxha lindi më 20 tetor 1952 në fshatin Blliçe, bashkia Dibër. Shkollën fillore dhe 7 vjeçare i kreu në vendlindje dhe në Fush Çidhën më 1966, me rezultate të shkëlqyera. Më 1970  kreu po me rezultate të shkëlqyera Teknikumin e Minierave dhe të Gjeologjisë në Prrenjas të Librazhdit, ku diplomohet Teknik i Mesëm Markshajder. Në vitin 1975 kryen me rezultate shumë të larta Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave dhe diplomohet Inxhinier Gjeolog për Minerale të Dobishme të Ngurta.

Lexo më shumë

Jam i lumtur kur kanë të tjerët

Në qershor të këtij viti u mbushën plot njëzet vjet ku banorët e Sllatinës festojnë festën e tyre të bukur të bjeshkës. Nisi fare rastësisht si një vullnet e dëshirë e madhe e djemve të këtij fshati që janë prej vitesh në mërgim, por ja që ajo llavë e ndezur njëzet vjet ma parë ende nuk shuhet, por flaka e saj ndriçon në të gjithë zonën e Ujemujës.

Lexo më shumë

Veli Torba, fermeri që nuk di të ndalet

Ai nuk arriti te shkojë më shumë se shkollimi i mesëm, ndonëse dëshirat i kishte të mëdha. Bile dhe atë e mbaroi, pa shkëputje nga puna, pasi duhej të ndihmonte familjen e tij të varfër, siç ishin të gjitha familjet e asaj kohe. Linte pas fshatin e tij të bukur malor e derdhej fushave poshtë me një çantë të thjeshtë në sqetull, me pak libra e fletore në të, por me shumë dëshira e ambicie për të ardhmen.

Lexo më shumë

Dibra apo Skavica?

Lugina e Drinit të Zi është një nga “PERLAT” më të bukura e më të pasura në tërë rajonet shqiptare. Ajo krijon një korridor të bukur natyror me shtrirje nga Kukësi në veri deri në kufi me Maqedoninë në jug në një gjatësi prej 75 km. Kjo luginë kufizohet nga male të larta që shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Në lindje të saj shtrihet mali i Korabit, bjeshkët e Gramës, vargmalet e Deshatit, kurse në perëndim malet e Lurës, të Xharxhishtit dhe vargmalet e Pllajut.…

Lexo më shumë
1 39 40 41 42 43 86