Artklub në Dibër Madhe me kryetar z. Nebi Samarxhiu ka në gjirin e saj shkrimtarë e poetë të njohur dibranë, që më krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe.
Edhe plejada e më të rinjve, veçanërisht në poezi, si Delvina Kërluku, Arbëresh Turkeshi etj.
Një ndër poetet e njohura të këti klubi është edhe Alide Lloga, poetja dibrane që jeton e punon në Strugë.…
Ditë: 5 Mars, 2021
100 vjet në luftë për liri dhe dinjitet kombëtar
As djegia e kullave, as burgjet e vitet e shumta të internimit që bënë burrat e Cakonëve nuk e mposhtën shpirtin liridashës dhe patriotik të tyre.
Sikundër fashizmi nuk mund tua falte shpirtin antifashist edhe komunizmi nuk mund tua falte shpirtin atdhetar dhe prozogist burrave e grave të nderuar të Derës së madhe Cakoni.
Jeta, që tashmë është futur në një epokë të re vlerësimi dhe praktikash, po na përball me humbjen e shumë njerëzve të dashur.…
Lexo më shumëTë dhëna arkeologjike mbi disa fortifikime të periudhës së Skënderbeut në rajonin e Dibrës
Nga prof. Adem BUNGURI
Instituti i Arkeologjisë
Akademia e Studimeve Albanologjike
Një aspekt i rëndësishëm i punës studimore për të hedhur më shumë dritë mbi epopenë skënderbejane, është vendosja e korrelacioneve adekuate midis burimeve historike dhe atyre arkeologjike. Kjo gjë kërkon kryerjen e kërkimeve arkeologjike në kalatë, fortifikimet apo strukturat e tjera, që kronologjikisht i referohen periudhës në shqyrtim. Edhe pse është fjala vetëm për një periudhë 25 vjeçare (1443-1468), pra kohësisht mjaft e kufizuar dhe në terma arkeologjik vështirë e identifikueshme, çelësi i zgjidhjes, është studimi më i thelluar i burimeve arkeologjike dhe gjeografisë historike, si dhe bashkëpunimi midis studiuesëve të arkeologjisë dhe atyre të historisë mesjetare.…
Lexo më shumë