… Lexo më shumëNeil Wilkinson, Drejtori teknik i Skavicës: “Në këtë luginë të bukur është vendi ku Skavica do të ndërtohet. Në këto momente jemi në procesin e kryerjes së studimeve, për të përcaktuar se ku do të jetë me saktësi vendndodhja e digës. Përtej kodrave do të kryhen studime të mëtejshme për të kuptuar madhësinë e rezervuarit, por edhe për të kuptuar limitet mjedisore që mund të ketë vetë.
Muaj: Tetor 2021
Skavica, “ëndrra në sirtar” e qeverisë, është një ëndërr e keqe për banorët e luginës së Drinit dhe Dibrën mbarë
Nga Bujar Karoshi
Deri më tani, si qeveria dhe si Bechtel duket se kanë frikë të përballen me banorët që shpërngulen. Disa prej tyre që kundërshtojnë projektin nuk u lejuan të hynin në kantier. Dhe kur qeveria dhe kompania nuk kanë “durim” të përballen me disa prej tyre, si do ta bëjnë atë me popullin e Dibrës?!
Ministrja Balluku prezantoi në Skavicë para ambasadores së SHBA “ëndërr në sirtar prej shumë dekadash”, të cilën ajo dhe qeveria e saj po e bën realitet.…
Lexo më shumëNdërtimi i Skavicës duhet të shoqërohet me një paketë investimesh strategjike në rajon
Nga Hysen Uka
Nisma për rrugën “Lidhja e Prizrenit” është shpallur në maj të vitit 2019, në Konferencën e organizuar nga LID, me objekt zhvillimin e rrjetit lokal rrugor, në rrethet Bulqizë – Dibër dhe mban logon e shoqatës “Nisma për Zhvillim e Kulturë Rajonale – Nisma Dibrane, Peshkopi”.
Shoqata “Nisma” nuk është grup interesi me mision të ngushtë e të përcaktuar për mbrojtje sipërmarrjesh apo e interesash ekonomike.…
Bulqiza, si ëndërr e keqe
Emisioni “Veting” në ABC News i kushton një reportazh special aksidenteve në minierën e Bulqizës, duke sjellë intervista të dhimbshme me dëshmi e faktë rreth jetës së minatorëve dhe sakrificave të tyre e familje të tyre.
Heshtja ka kapluar Bulqizën duke bërë që edhe ky vit t’ua ngjajë atyre paraardhës. Vështrimin drejt saj, pronarët e pasur e kthejnë veçse për kromin, “gurin e zi me xixa”, që u shton peshën “xhepave” të tyre.…
Lexo më shumëSelishta, krahina e bukur që po braktiset për shkak të rrugës
Nga prof. Hysni Bodini, ing. Agim Shehu
… Lexo më shumëBraktisja e këtij segmenti të rrugës nacionale Peshkopi- Burrel po çon në braktisjen e fshatrave që e përdorin atë. Është gjendje e trishtueshme të shohësh gjithandej shtëpi e kulla të moçme 2- 3 katshe të rrënuara e të tjera në prag të shembjes, kur për ngritjen e tyre kanë bërë mund të madh disa breza dhe mbartnin ngjarje e histori interesante.
Pse po shpopullohet Dibra?
Pse Dibra është një ndër rajonet më të varfëra dhe më të shpopulluara në vend dhe si mund të frenohet një dukuri e tillë?
Flasin përfaqësues të shoqërisë civile: Gafurr Muka – profesor në Universitetin e Tiranës, Kamber Farruku – publicist, Xhemal Gazidede – avokat,
Nafie Jella – kryetare e Forumit të Pavarur të Gruas në Bulqizë, Bajram Krrashi – ish-kryebashkiaku i Dibrës dhe Danjel Bica – Kryetar i Shoqatës “Ekspertët e Rinj Mjedisor”
Nga Hysen Likdisha
Pas rrëzimit të regjimit komunist, nisi edhe rënia e pandalshme e popullsisë në vendin tonë, e cila vazhdon prej 3 dekadash, për shkak të emigracionit, por jo vetëm.…
Lexo më shumëAllajbegia, lagjja ime
Nga Osman Xhili
Nuk ka njeri që të mos tërheqë zvarrë kujtimet e fëmijërisë. Ato janë lidhur e thurur keq në subkoshiencën e secilit, pa mundur ti shqisësh, sado të përpiqesh. Ato ecin me ty, flenë me ty, pushojnë me ty, ecin sërish me ty e vdesin bashkë me ty. Dikush më shumë e dikush më pak, të gjithë kanë nostalgji për vendlindjen, qoftë ajo fushë pjellore, qoftë ajo dhe një majë mali, ku është e vështirë mbijetesa, ku vetëm zogj e kafshë të egra mund të ketë dhe vetëm rrallë e tek ndonjë shtëpi.…
Lexo më shumëPavel Kunc, aktivisti çek që po mbjell Lurën
Buzëqeshja, energjia dhe mirësjellja e karakterizojnë 39 vjeçarin Pavel Kunc, i cili po mëson dhe shqipen së fundmi.
Lëvizja që ai përfaqëson quhet Pemë për Lurën (Trees for Lurë) dhe synon të mbjelli 2 500 fidanë çdo vit. Ky është viti i tretë i mbjelljeve. Ne e takuam nga afër për të sjellë te ju eksperiencën e tij.
Si e takove Lurën?…
Lexo më shumëNjë ditë çoban në Lurë
A keni menduar të qëndroni disa netë në stan? Imagjino peizazhet më të rralla malore… Imagjino qindra kafshë që të zgjojnë në mëngjes me zhurmat e tyre të bukura. Imagjino një ditë si çoban në mal. Imagjino një krevat të ngrohtë në bjeshkë, pranë zjarrit, me miliona yje mbi kokë. Pa lukse, pa teknologji, në thjeshtësinë e një stani.
Kjo është aventura që na pret së bashku në bjeshkët e Lurës në datat 8-9-10 Tetor 2021.…