1. Një shërbim jashtë profilit
Ishte aty pas mesit të majit 1970. Shefi i seksionit të arsim-kulturës të rrethit më komunikoi se do të shoqëroja, ose siç përdorej në atë kohë, do të isha përgjegjës i orkestrës frymore të shtëpisë së kulturës së rrethit në takimin zonal, që do të zhvillohej më 21-24 maj në Lezhë. Dhe që t’i dilte përpara kundërshtimit nga ana ime, pasi unë aso kohe isha specialist për matematikën në seksion, shefi Shemsi Manjani solli një sërë argumentesh pse 2-3 specialistë dhe 4 metodistët e kulturës nuk do ta kryenin këtë shërbim.…
Lexo më shumë
Edhe para se të lexoja librin kisha dëgjuar për matjanin e fisnikërisë, birin e Muralikajve, prejardhja e hershme e të cilit është nga Mazhica e Dibrës, të paharruarin, Zenel Sadik Murati. Pasi e rilexova, na emocionoi fakti se ky libër është shkruar thjeshtë, kuptueshëm, me kujtime e mbresa, ku secila të ngjall dashuri e krenari, secila flet për gjurmët e jetës, nderimin për birin e Shëlliut të Matit, ku pasqyrohet jeta në plotësi, gjurmët e përkushtimit, në luftë e në punë, nderimi për familjen e fisin, lidhjet e ngushta me fëmijtë, shokët e miqtë.…
Më datë 1 mars 2021, u nda nga jeta përfaqësuesi i shquar i komunitetit dibran të Tiranës, Agim Krajka, Mjeshtër i muzikës dhe Nderi i Kombit.
Nëse gjithmonë e gjen tek “Lemza”, lokali i tij i cili ka emrin e këngës së tij të parë në Festivalin e Radios, sot e takova në prezantimin e librit të poetes së talentuar Zhuliana Jorganxhi. Sipas tij “Lemza” është emër i veçantë, pasi kudo shikon që janë mbushur lokalet me lloj -lloj emrash të huaj, emra të çuditshëm që nuk i merr vesh kush.…
Me hidhërim e morëm ikjen drejt parajsës të kompozitorit, artistit të shquar Agim Krajkës , “Nder i Kombit”.
Libri “5 skenarë”, i sapobotuar nga Prof. Bujar Kapexhiu, vjen si dhurata më e mirë e këtij fillimviti për lexuesin e veçanërisht për autorët e rinj të veprave letrare.
Mevlud Buci është padyshim një emër i spikatur i elitës intelektuale dibrane e asaj kombëtare. Më 2 mars 2021 ai feston 70 vjetorin e ditëlindjes. Plot shtatë dekada jetë, ndër të cilat, pothuajse gjashtë të tilla janë të mbushura me ngjarje që kanë lënë gjurmë në personalitetin e tij krijues. Sepse Mevlud Buci nisi të shkruajë e të botojë që në moshën 10 vjeçare kur ishte nxënës i shkollës 7-vjeçare në Lunarë të Katër Grykëve, të cilën e kreu me rezultate të shkëlqyera.…
Artklub në Dibër Madhe me kryetar z. Nebi Samarxhiu ka në gjirin e saj shkrimtarë e poetë të njohur dibranë, që më krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe.