Ja ku po punohet në Rrugën e Arbrit


Nga Almira Zebi Xhembulla

Viti i Skenderbeut erdhi me këmbë te mbare per Dibren e Skenderbeut në nder të të cilit u rikonstruktua edhe Muzeu në Sinë.
Këtë vit Dibra u vizitua disa herë nga Kryeministri. Ministrat organizuan dëgjesa në cdo njësi të qeverisjes lokale. Disa nga problematikat kryesore të dala nga këto takime janë të reflektuara në projekt buxhetin e 2019.
Një vit më parë me zërin qe më tradhtonte pak se foltorja e parlamentit ka peshë te rëndë , por patjetër edhe prej ndjeshmërisë maksimale që ka cështja e Rrugës se Arbrit fola për rrugën, rendësinë ekonomike dhe përpjekjet e shumta te bëra në vite për ndërtimin e kësaj rruge.
E prita me shumë gëzim ashtu si cdo dibran lidhjen e kontratës me kompaninë. Ishte nje lajm i madh e i shumëpritur, por për ne Dibranët që i kishim inaguruar nja dy –tri herë fillimet e punimeve te rruges ngjante akoma e pabesueshme edhe pse cdo gje ishte e qarte dhe konkrete dhe projekti për herë të parë ishte hartuar per të gjithë rrugën.
Të dashur bashkëqytetarë sot kam kënaqësinë të ndaj me ju këtë informacion:
Aktualisht në këtë rrugë po punohet për ndërtimin e trasesë të rrugës në të gjithe gjatësinë e saj, me përjashtim të 4 km ne Fshatin Shkallë.
Nga 6 tunele qe ka projekti i Ndërtimit të Rrugës së Arbërit, deri më sot janë hapur 2 prej tyre, është në përfundim tuneli i tretë dhe po punohet per hapjen e tunelit të Murrizit. Gjatësia e tuneleve të hapur është 1.55km, nga rreth 8km gjithsej që ka projekti.
Gjithashtu është përfunduar hapja e tunelit nr.5 me gjatësi 500m, tunelit nr. 6, që është 360 m i gjatë, si dhe brenda javës pritet të përfundoj hapja e tunelit nr.4 me gjatësi 370m.
Ndërkohë tek tuneli i Murrizit deri më sot në të dy tubat e tij janë hapur 360 m tunel.
Një punë kolosale është kryer për ndërtimin e katër urave kryesore. Kështu është përfunduar struktura e Urës U3 mbi Lumin Zalli i Bulqizës me gjatësi 150m, si dhe është ne përfundim ndërtimi i strukturës së Urës U4 mbi Drinin e Zi, e cila ka një gjatësi prej 270m.
Një punë tepër voluminoze dhe e vështirë po kryhet për ndërtimin e Urës së Vashës me gjatësi 280m dhe lartësi 152m mbi nivelin e Lumit Mat. Ketu po kryen punimet për ndërtimin e themeleve, për të mundësuar që brenda këtij viti të fillojë montimi i strukturës së çeliktë të urës.
Së shpejti do të fillojë puna edhe në Urën e Fshatit Fshat, që është e ngjashme me atë të Vashës.
Faleminderit qeverisë, Kryeministrit dhe punë të mbarë kompanisë Gjoka e me krahë të lehta punëtorëve e inxhinjerëve që po punojnë intesivisht!
Fillimi i punimeve per rehabilitimin e rreth 19 km te segementit te rrugës Burrel-Klos ishte nje domosdoshmeri per Qarkun e Dibres. Ky aks per shume kohe ka qene nje tmerr I shofereve dhe udhetareve. Ishte kosto e madhe dhe burim aksidentesh. Shpresoj qe koha e keqe mos te pengoj punen e nisur.
Meqë jemi te investimet në infrastrukture dua të përmend perfundimin e rrugës së Ulzës, rrugës Kastriot-Arras, Unazës së madhe në Peshkopi e disa rrugë të tjera rurale.
Duke kaluar te një tjetër prioritet që është Bujqësia dhe Zhvillimi Rural dua të theksoj qe përvec investimeve ne kanalet vaditës jam shumë e kenaqur qe kete vit u lidhen 5 kontrata mes AZHBR’s dhe agropërpunues dhe sipermarrës ne agroturizem. Po vazhdohet intesivisht mbeshtetja per etiketimin dhe certifikimin e produkteve qe do te bejne te mundur shtimin e aksesit ne treg dhe rritjen e vleres se produktit.
Ju kërkoj strukturave dhe ofruesve te sherbimeve te asistojne dhe te mbeshtesin fermeret potencial te aplikojne ne skemat e IPARD-it.
Heqja e TVSH per inputet bujqësore është një lajm shumë i mirë për fermerët sepse do të ndikojë direkt në uljen e kostos së prodhimit.
Shëndetësia. Sa i takon sektorit te shendetesise dua ta falenderoj ministren per angazhimin dhe mbeshtjen qe i ka dhene ketij qarku. U rikonstruktuan dhe u pajisen me aparatura disa qendra shendetesore. Spitali rajonal u pajis me mamografi. Ne bashkepunim me kompanine “Doni Fruits” qe gjej rastin ta falenderoj u be rikonstruksioni Urgjences ne spitalin rajonal te Dibres. U lidhen kontrata te reja me mjek specialist, dhe pritet qe me mbarimin e specializanteve te rinj te plotesohen edhe disa boshlleqe te tjera. Patronazhimi qe mbuloi maternitetin e Burrelit e zgjidhi me se mire situaten kritike qe ishte aty, nderkohe ne kete projekt buxhet eshte parashikuar edhe rikonstruksioni I ketij materniteti. Gjithashtu jane parashikuar edhe rikonstruksioni I qendrave te tjera shendetesore. Mbeten akoma disa qendra qe kane nevoje per rikonstruksion po besoj deri ne fund te mandatit qeveria do te mund te rikonstruktoj ato me prioritaret.Sigurisht nevoja per mjeke te pergjithshem dhe specialist vazhdon të jetë e madhe, por me politikat nxitese dhe mbeshtese kam besim qe sherbimet kryesore do te mbulohen.
Meqenenese jemi te investimet: Ne projekt buxhet eshte parashikuar rikonstruksioni I rrjetit kryesor të ujësjellësit dhe shperndarjes per qytetin e ri Bulqize dhe fshatin Vajkal ( ky investim parashikohet te behet ne 2020)Nderkohë shtimi i prodhimit të Kromit dhe mundësia e perpunimit dhe pasurimit në fabriken e Ferrokromit Burrel është një zhvillim shume pozitiv dhe uroj te reflektohet e ndjehet edhe tek qytetaret e Bulqizes.
Ne fushen e arsimit eshte parashikuar ndertimi I nje shkolle te re ne Bashkine Diber. Gjithashtu eshte parashikuar rikonstruksioni i shkolles 9-vjecare te Qytetit te ri Bulqizë.
Në transfertën e vitit 2019, njësive të vetëqeverisjes vendore i është akorduar fondi për Shërbimin Pyjor.
Nderkohe jam e lutur ndaj Njesive te vetëqeverisjes vendore te mendojne seriozisht per menaxhimin si duhet te ketij fondi.
Por Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të shtojnë fonde nga të ardhurat e tyre për të shtuar investimet në këtë sektor.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ne bashkepunim me eksperte po punon per pergatitjen e nje pakete per politikat ne pyje me qelllim qe te arrihet nje menaxhim me i mire qe te adresoj problematikat kryesore ne sektor. Po bëhet një punë e mirë në drejtim të shtimit të produkteve turistike ne të gjithë zonën dhe numri i turistëve është rritur.
Në transfertën e 2019, njësive të vetëqeverisjes vendore i është akorduar fondi për ujitjen dhe kullimin.
Rrugët rurale. Në transfertën e vitit 2019, njësive të vetëqeverisjes vendore i është akorduar fondi për rrugët rurale të transferuara nga qarku në bashki.
Do te kerkoja nga Bashkitë të kenë prioritet rrugët e fshatrave turistike:
Rabdishti, Radomira, Zerqani (ka po te përmirësohet) Bushkashi, Guri i bardhë. Ky investim eshte prioritar për të siguruar një zhvillim real të turizmit në këto zona.
Te gjitha investimet, nderhyrjet, rritja e pagave, çeku i bebeve, librat falas e politikat e tjera mbeshtetese do te aplikohen si në gjithë Shqipërinë.
* Fjalë e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë më 22 nëntor 2018.