Ç’kemi asaj Dibre!

Nga Bujar Karoshi

Asaj Dibre ka filluar fushata… Na kanë hequr një deputet, por nuk na kanë hequr dëshirën për premtime…
Ata që janë në pushtet, thonë se kanë ndërtuar rrugë, ujësjellësa, kanë hapur vende pune e kanë gati projekte, por kërkojnë të tretin, që të mbajnë premtimet… Kush nuk i sheh sukseset, është veç me opozitën…
Ndërsa opozita do të bëjë mrekullira, sapo të fitojë me vota nga kutia…
Meqë është fushatë dhe gënjeshtra është e para, del e vërteta pa e kërkuar.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre!

Pas shumë muajsh ndërprerje të kësaj rubrike, po rinis me Presidentin. Jo se është i pari i vendit, por se e kemi “majkun ma t’majr”. Dhe “majkut t’majr” i pritet berri, i bahet fli e petulla e i jepet vend n’krye t’vendit…
Presidenti Meta ishte këtë muaj në Dibër. Rrugës u ndal te Ura e Topojanit. Për të bërë ca foto mbi Drin dhe për të parë urën e re të Edi Ramës, aty ku priten të mblidhen votat në prillin e ardhshëm.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre!

Informacioni për rrugën ka filluar të kthehet si filmat pa za të fillim shekullit. Vec pamjet janë me ngjyra dhe muzika është moderne.

Iku gushti bashkë me vapën. Dhe vapa bashkë me stresin e pushtetit. Bre ka zgjedhje, bre votime, bre protesta a shkatërrime. Nuk ndodhi asgjë: Katër bashkiakë, njëri më i bukur se tjetri e morën pushtetin urtë e butë e plot kutinë. Ka zëra se, megjithëse pa opozitën, prapë fletët në kuti nuk dalin njëlloj më votues, por nuk prish punë…
Gushti për ca ka qenë pushim, për ca punë e për ca plane.…

Lexo më shumë

Punë burrash…

Burrat në bulevardin e Peshkopisë. Foto: Adriatik Sula

Burrat në bulevardin e Peshkopisë. Foto: Adriatik Sula

Qershor 2019 – “Burrat e Dibrës janë dembelë”. Kështu thonin statistikat në fillim të majit, por u desh qershori që të tregonte të kundërtën: që burrat e Dibrës janë burra zamani. Kur i do të fortë, muskujt tregojnë; kur i do të zgjuar, me hile ta dëftojnë; kur i do të fjalës – llafin ata mbajnë; në i do të pushkës – plumbin ta tregojnë, në i do n’protesta – hurin me vete kanë; në i do për vota – tërmet ata e bëjnë…
Burra gjithkund: burra në zgjedhje, burra kundër zgjedhjeve; burra në protestë, burra kundër protestës, burra gazetarë, burra opozitarë, burra në përgjim, burra në vendim, burra në kuvend, burra në bashki, burra në fushatë, burra në burg, burra në polici, burra në vaki… Burra gjithkund, por gratë kurrkund…
E si u doli nami burrave, i thirrën të pastrojnë edhe plehrat e katundeve, por aty u tërhoqën: me llomet merren gratë… Jo se burrat nuk e bëjnë, por këtu hyn statistika: Jo të gjitha punët janë për burrat…
Por ndonjëherë punët i bëjnë bashkë burrat edhe gratë: kur gratë lajnë shtëpinë – burrat lajnë qeverinë; kur gratë mjelin lopët – burrat mjelin shtetin; kur gratë mbajnë llogaritë e shtëpisë – burrat mbajnë llogaritë e tenderave; kur gratë skuqin mishin – burrat pjekin presidentin; kur gratë merren me thashetheme për burrat e fshatit – burrat marrin nëpër gojë burrat e shtetit… Kur ndonjëherë mes burrash bie fjala për gratë, aty bëhen seriozë: janë punë burrash e nuk tregohen n’katund…
E si përfundim: burrat dolën kundër zgjedhjeve, por burrat i bënë zgjedhjet; burrat dorëzuan mandatin dhe burrat morën mandatin, burrat shkuan në burg, por burrat i arrestuan; burrat hodhën molotovë në protesta dhe burrat u plagosën; burrë ishte gazetari që xhironte me telefon; por burra ishin edhe policët që ia thyen; burra ata që shkuan në votime; burra ata që penguan votimet.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre

 

Shkurt 2019 – Në fillim të muajit na nderoi me praninë e saj në Dibër ministrja Balluku. Ajo shkoi te kantieri i Rrugës së Arbrit, se e thërriste detyra, te punishtja e jufkave, se e kishte porosi nga ministri i Bujqësisë dhe te një punishte e punimeve me grep, ngaqë është… grua. Po të ishte burrë, do të kishte bërë edhe një vizitë në galeritë e Bulqizës, meqë atje po aksidentohen e vdesin minatorë…
Një masiv shkëmbi u shemb në minierë.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre

Këtë muaj po e nisim nga fundi: Jemi të mërzitur shumë që kryeministri na refuzoi titullin Qytetar Nderi. Por ne do t’ia “fusim” prapë: Do t’i bëjmë një bust e do t’ia vendosim te Tuneli i Murrizit, një në Qafë të Buallit dhe një te Ura e Drinit… Që, sa herë të kalojmë, ta kujtojmë e ta urojmë që na bëri Rrugën e Arbrit.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre

Janar 2019 – Shkruajnë shpesh miqtë dhe lexuesit se na mungon rubrika “Ç’kemi asaj Dibre”. Edhe mua më ka munguar, por nuk është shumë për t’u shqetësuar. Se nuk është as bukë, as ujë…
Gjatë kohës që kam munguar, nuk ka pasur asgjë të re. Si zakonisht, shëtitje në bulevard dhe thashetheme për fushatën e ardhshme…
Kanë dalë kandidatë për kryetarë, të propozuar dhe vetëpropozuar, por kryetarët e vërtetë pritet të dalin një muaj para zgjedhjeve: gjysmë analfabetë, gjysmë biznesmenë, gjysmë partiakë, shërbëtorë e puthadorë të shefit, si deri më tani… Sepse Partia e do kandidatin … sa më injorant.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre

Enisëm marsin me protesta nxënësish. Na hoqën mësuesen e anglishtes më 7 mars dhe protestat mbushën mediat dhe portalet. Dhe rezultati i protestës ishte rikthim në punë paradite, pushim për së dyti pasdite. Por, 7 marsi iku dhe nuk kishte më arsye për protestë. Sepse për aq na duhej, sa për lajm…
Protestat vazhdojmë t’i bëjmë. Diku për ujin, diku për pyllin, diku për prodhimet që s’po shiten… Si bëjmë edhe ne: rron njeriu edhe pa ujë, edhe pa pyje, edhe pa i shitur mollët e patatet.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre!

Bulevardi i ri. www.facebook.com/peshkopiaime

Sa herë mungoj, shqetësohet mileti. Kot shqetësohet, sepse dikur kemi pas thënë që: “Kur flet populli, politikanët heshtin”. Ndërsa tani është: “Kur flasin politikanët, populli hesht”. Dhe unë, si popull, heshta ca muaj! Heshta dhe pushova.

Meqë jemi te politikanët, zgjedhjet, siç e di, mbaruan. Në Dibër i mbaruam të qeta e të suksesshme. I kemi ndarë deputetet në mënyrën më të mirë të mundshme: tre burra e tre gra.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre!

“Një ditë deputet në Qarkun e Dibrës: Dëshirat e të rinjve dibranë që jetojnë në Tiranë, të shprehura në një takim me të deleguarin e PS në Dibër. Takimi u zhvillua në Tiranë, sepse në Dibër... nuk ka të rinj.

Filloi fushata! Nuk prish punë se është para kohe – dhe kundra ligjit, e rëndësishme është se eskavatorët filluan punë… Në Dibër janë parë duke hapur rrugë të reja. Sepse, kjo është fushatë e re, metoda të reja. Dikur shpërndahej një thes miell, sot del në punë një eskavator për një copë rrugë, një vijë kanali ose një grop… fekalesh…
Filloi edhe ajo rruga e madhe… Ajo që njeh vetëm fillime në 25 vjet – çdo fushatë, ndërsa mbarimi s’po i dihet kurrë… Do ta bëjmë llotari: kush gjen mbarimin, fiton 1 milion euro…
Dy herët e fundit ama ka filluar me të madhe.…

Lexo më shumë
1 2