JETËZIMI I VEPRIMTARISË STUDIMORE-SHKENCORE NË TRE LIBRA TË ARIF MATËS

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

BESIM NDREGJONI: “Përurimi i librave të intelektualit shqiptaro-amerikan Atrif Mata nga Luznia e Dibrës na sjell në vëmendje se alegoria dibrane me qendër në krahinën e Luznisë, nuk është vetëm histori, por idenditet gjuhësor kombëtar, i trashëguar dhe i përditësuar nga brezi në brez”

 Tre vepra dinjitoze të karakterit studimor – shkencor të autorit shqiptaro – amerikan Arif Mata, me titujt: “UDHË PA KRYE”, “SHPRESA TË NËPËRKËMBURA” dhe “AKSIOMAT GJUHËSORE DHE ALEGORIA E GJUHËS NË DIBËR”, që u promovuan para pak ditësh në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave në Tiranë, u vlerësuan maksimalisht nga përfaqësues të elitës dibrane në metropin shqiptar e të Dibrës në tërësi.…

Lexo më shumë

WILD DIBRA, një projekt mbi evidentimin dhe ruajtjen kafshëve të egra dhe pasurive natyrorë të Dibrës

Tre organizata mjedisore: “SHERM – Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor”, “Agro Eko-Dibra” dhe “Changing the Future”, me mbështetjen e “Green-AL” zbatojnë projektin në rajonin e Dibrës

Nga Bujar Karoshi

Danjel Bica, Maksim Hajrullaj dhe Ilir Poçi, tre drejtuesit e organizatave mjedisore që kanë zbatuar projektin “Wild Dibra – Monitorimi dhe Ruajtja e Biodiversitetit në Rajonin Dibër” bëjnë bilancin e një viti pune. …

Lexo më shumë

20 VITE NJE GAZETE:
Një zë. Një kujtesë. Një komunitet

Të nderuar bashkëpunëtorë, donatorë, miq dhe lexues, 
Me rastin e 20-vjetorit të gazetës “Rruga e Arbërit”, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje jubileu dhe mirënjohjeje, kushtuar dy dekadave të gazetarisë, kujtesës dhe shërbimit ndaj komunitetit.

Përgjatë këtyre 20 viteve, gazeta ka qenë pranë njerëzve dhe ngjarjeve të Dibrës, këndej dhe andej kufirit, duke ruajtur kujtesën lokale dhe duke sjellë fjalën e lirë te lexuesit e saj.
… Lexo më shumë

Mbyllet peticioni për Rrugën e Arbërit

Pas 12 vitesh vendosëm të mbyllim peticionin online për Rrugën e Arbërit. Para se ta bëjmë këtë, duam të falenderojmë me gjithë zemër të gjithë përkrahësit e peticionit, që jashtë ngjyrave politike na mbështetën deri në fund. Ne përmbushëm një detyrim moral ndaj Dibrës dhe vendit.

Refuzimi qeveritar, edhe pse i papranueshëm dhe i dënueshëm, u zventua para mbështetjes që mijëra bashkëatdhetare na dhanë që në fillim në të gjithë hapësirën shqiptare, nga mërgata si dhe nga miqtë dhe dashamirësit e huaj të Shqipërisë dhe kombit tonë.

… Lexo më shumë

Përfundon tuneli kryesor i rrugës së Arbrit, por qarkullimi nis në mars 2025

Balluku: “Ky tunel do të hapet për përdorim të automjeteve në mars 2025, me të gjitha kushtet e sigurisë rrugore, me të gjithë pjesën tjetër të përfunduar, pra edhe tunelin e emergjencës të përfunduar me detaje, ashtu siç është përfunduar ky tunel”.

Balluku: “Rruga e Arbrit ka qenë në qendër të një debati të madh publik. E kam përsëritur disa herë dhe do ta përsëris edhe sot: kontrata e rrugës së Arbrit është e lidhur me “çelsa në dorë”, pra me të gjitha punimet e përfshira.

… Lexo më shumë

Akademia e Shkencave pranon si anëtar të jashtëm dr. Gëzim Alpion, biografi më i besueshëm për Nënë Terezën

Zhvillohet në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ceremonia e dorëzimit të diplomave për dy anëtarët e jashtëm të Akademisë, dr. Gëzim Alpion e dr. Lulzim Tafa

Akad. Shaban Sinani: Gëzim Alpion është autor i shtatë veprave monografike; i njohur si biografi më i besueshëm për Nënë Terezën, vepër e përkthyer dhe botuar mbi 15 herë; autor i 17 artikujve shkencorë dhe kritikë e i disa librave artistikë.

… Lexo më shumë

Janë shkelur të drejtat për informim, urdhërohen autoritetet të riparojnë shkeljet e konstatuara

Vendimi i Gjykatës Kushtewtuese:

1. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, në procedurat e miratimit të ligjit nr. 38/2021.
2. Urdhërimin e autoriteteve publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit nr.

… Lexo më shumë

Mes interesave kombëtare dhe shqetësimeve lokale: Debati rreth projektit të HEC-it të Skavicës 

Në kuadër të anëtarësimit në BE, Shqipëria disponon mjaft mekanizma financimi për të zhvilluar kapacitetet e saj në fushën e energjisë së rinovueshme, në mënyrë që ky tranzicion energjetik të mos ketë kaq pasoja negative. Autoritetet kombëtare dhe lokale duhet të marrin informacion nga BE në lidhje me mundësitë e financimit, në mënyrë që të vënë në jetë projekte alternativ

Nga Roland MARKU *

Ndërsa bota kërkon zgjidhje për të ulur emetimet e gazrave me efekt serë dhe për t’ju përgjigjur kërkesës në rritje për energji, projektet hidroenergjetike shihen gjithnjë e më shumë si një alternativë premtuese.…

Lexo më shumë

Dritë në tunelin kryesor të rrugës së Arbrit. 

Ditën e djeshme (21.12.2023) është bërë i mundur bashkimi i dy anëve të tunelit kryesor të Murrizit në Rrugën e Arbrit.
Ky çast është pritur prej kohësh, por lajmet për problematika gjatë punimeve, që autoritetet i kanë cilësuar si “gjeologjike”, kanë sjellë vonesë në punimet e rrugës.
Burime nga fronti i punës thonë për gazetën Rruga e Arbërit se kishte dyshime se bashkimi do të kishte probleme, për shkak të terrenit të vështirë, por gjithçka shkoi sipas parashikimit.
… Lexo më shumë
1 2 3 … 11