Vera Laçi, duke u stërvitur soliste, u bë mjeshtre e artit dibran

Nuk ka fjalë të përshkruhet se sa e vështirë është të këndohet në skena me mijëra artdashës, sidomos kur ke përpara publik të edukuar ndër breza për domethënien e vlerave të mirëfillta artistike. Për çudi, artistja jonë popullore Vera Laçi, nuk u lëkund nga shikimet e publikut edhe si e vogël, sepse talenti dhe krenaria i qëndronin vazhdimisht pranë. Përmes tekstit të shkrimtarit, melodisë së muzicientit dhe zërit të saj cilësor, u krijua trinomi i quajtur këngë e pastër popullore, e cila dominoi thellë në emocionet e popullit, të cilit krenarinë ia shtoi në çdo kohë.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta piloti Allaman Destan Isaku

Më 12 dhjetor 2017 u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë piloti i parë dibran Allaman Destan Isaku. Ai lindi në Dovolan të Maqellarës më 18.10.1939. U rrit si fëmija i parë i një familje patriote brez pas brezi, bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes dhe atë 7 vjeçar në Shupenzë me rezultate shumë të mira.…

Lexo më shumë

Mjegulla që fsheh gjurmët e historisë

Autoritet shtetërore në qendër, me Ministrinë e Transportit dhe të Ndërtimit, duhet ta dinë se ajo sot apo nesër do të shkaktojë një tragjedi njerëzore. Edhe pse historia e kësaj ure dihet, ajo fshihet qëllimisht ose për të vjedhur fondet për rindërtimin e saj, ose presin të ndodh shembja e saj bashkë me humbje jetë njerëzish nga Selishta, Muhurri, Luznia e Sina.

Lexo më shumë

Dibra e Madhe pret Kampionët

 

Nga Defrim Methasani

Tashmë e shtuna e 8 shtatorit po afron dhe vëmendja e opinionit sportiv mbarëshqiptar është në Dibër të Madhe, qytetin shqiptar të Maqedonisë, që do të pres kampionët e boksit. Vëllezërit Keta, në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kanë vendosur që të organizojnë pikërisht në këtë trevë të rëndësishme historike, këtë manifestim sportiv, që kalon kufijtë lokal dhe kombëtar, por diskutohet titulli kampion bote.…

Lexo më shumë

Sikur të kishim rrugë!

 

Unë, si një qytetar i thjeshtë i një zone të varfër dhe pa perspektivë njëkohësisht edhe bashkëvuajtës i gjithë problematikave që Dibra mban në vetvete them që do ishte ndryshe në qoftë se rruga e Arbrit do të ishte bërë me kohë. Gjërat sigurisht që nuk do të ishin kështu siç sot janë vetëm në qoftë se do të kishim një “copë” rrugë.…

Lexo më shumë

Shaban Bitri, inxhinieri i respektuar, dibrani me vlera të spikatura

Në Hotel Tirana International, ditën e shtunë më datë 28 prill, u zhvillua ceremonia e dekorimit të z. Shaban Bitri nga Këshilli Bashkiak i Dibrës. Në këtë veprimtari, e cila u organizua nga shoqata Lidhja e Intelektualëve Dibranë, morën pjesë anëtarë të shoqatës, kryetarët e shoqatave të tjera dibrane, deputetë, koleg e miq të Shabanit.
Pas fjalës së prof. dr. Edlira Haxhiymeri, u shfaq një dokumentar rreth jetës e punës së Shabanit në veprat, si dhe u lexua një përshëndetje e ing.

Lexo më shumë

Pedagogjikja, shkolla që ka nxjerrë mbi 2000 mësues

Kam kënaqësi të veçantë që sot, në moshën 85-vjeçare, arrita të jem këtu bashkë me ju e t’ju përshëndes të gjithëve, të ardhur për të përkujtuar 70-vjetorin e shkollës së parë të mesme të Dibrës, shkollës pedagogjike, nxënës i së cilës kam qenë që në fillimet e saj, disa vite mësues së bashku me bashkëshorten e, së fundi si drejtor, dhe duke vazhduar pastaj gati po aq vite mësues, në seksion të arsimit, por i lidhur ngushtë me ish-nxënës, shokë e mësues të shkollës pedagogjike.…

Lexo më shumë

Duke kujtuar Pedagogjiken e Peshkopisë

Pedagogjikja jonë sivjet ka 70 vjetorin. Shkolla e Mesme Pedagogjike e Peshkopisë i hapi dyert e saj më 1948, plot 70 vjet më parë. Ishte shkolla e parë e mesme në gjithë rrethin e Dibrës, rreth që shtrihet nga Lura dhe Kalaja e Dodës në veri deri në fshatin Llangë, në jug, që tani i është aneksuar rrethit të Librazhdit. Por ajo do të shërbente edhe për rrethet e tjera verilindore të vendit si Mat, Mirditë, Kukës, Tropojë, Krujë nga furnizohej me kontigjente nxënësish.…

Lexo më shumë
1 114 115 116 117 118 161