Tiku që çdo ditë mbledh dibranët!

Të mbledhësh dibranët në ditët e sotme nuk është shumë e lehtë, sidomos në këtë kohë, për të mos thënë e vështirë, sepse situatat e ndryshme kanë bërë që njerëzit të lëvizin anekënd botës.
Mijëra dibranë ndodhen larg vendlindjes, duke ndërtuar një jetë më të mirë, por pa e harruar kurrë vendin ku u lindën dhe u rritën. A ju mungon këtyre njerëzve Dibra?…

Lexo më shumë

Poezi nga Jahe Fida

Jahe Fida ka lindur me 20 gusht 1955 ne fshatin Grevë të qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1974 përfundoi shkollën e mesme të Përgjithshme Peshkopi. Studimet universitare i mbaroi fill pas katër vitesh në Tiranë.
Jahe Fida ka botuar një sërë librash nga fusha të ndryshme si: Ekonomia e Tregut dhe Sindikatat, Shteti-Punëdhënësi dhe Punëmarrësi, Kumtesa dhe refenca shkencore. Ai është autori i vëllimeve poetike “Ëndërr e tjerrë në vite” dhe “Vargjet pikojnë mall”.

Lexo më shumë

Kontributi i Rakip Sinanit rreth betejave të Skënderbeut

Madhështia dhe vlerat e një libri qëndrojnë në faktin sesi shkruhet, çfarë përmban, sa realisht dhe mirërtistikisht është realizuar. Fatmirësisht libra të tillë ka, botohen dhe promovohen. Jo sepse jemi në Vitin e Skënderbeut, po gjithnjë librat për kryeheroin, botuar në çdo gjini, do të mbeten testament dhe dëshmi e qëndresës.
Libri”Beteja të Skënderbeut” na shfaq luftrat heroike të heroit, unitetin, besnikërinë e luftëtarëve, vitalitetin e një epoke të ndritur.…

Lexo më shumë

Një libër që kujton pjesë të jetës sonë

Libri është edhe historiko-pedagogjik. I një lloji të veçantë. Themi i një lloji të veçantë ngaqë është me kujtime. Por në rreshta e midis rreshtave të këtyre kujtimeve janë edhe historia e kësaj shkolle e pedagogjia në këtë shkollë. Në to ka edhe një psikologji të përbashkët dhe një mënyrë të përbashkët gjykimi.

Autori është Xhavit Lashi. Ish- nxënës i kësaj shkolle.…

Lexo më shumë

Duke punuar fort vjen edhe suksesi

Ju jeni kampion Europe në një sport që kohët e fundi po lulëzon shumë. A mund të na flasësh pak rreth vetes tuaj?
Më lejoni në fillim të shpreh kënaqësinë dhe privilegjin që po jap këtë intervistë për gazetën tuaj, te e cila, çdo muaj kam lexuar materiale interesante dhe shumë informuese për Dibrën.
Unë kam lindur më 15 dhjetor 1979 në fshatin Tërbac të rrethit të Bulqizës.…

Lexo më shumë

Dali Horeshka, miku i madh i fermerëve të Dibrës

Ishte një shkurt i vitit 2014. Pa shumë bujë e zhurmë, në qendër të qarkut në Peshkopi u hap zyra e Fondacionit “Sared”, për të ndihmuar fermat dhe fermerët dibranë. Dibra ishte përzgjedhur si një nga gjashtë qarqet që do të përfitonte ndihmën dhe bujarinë e donatorëve. Ishte një kooperim i frytshëm nga tre aktorë: qeveria daneze, qeveria gjermane dhe ajo shqiptare.…

Lexo më shumë

Kujtimet e një pedagogjikasi

Foto nga takimi me Hajdar Haxhihysenin (majtas

Foto nga takimi me Hajdar Haxhihysenin (majtas

Nga Shemsi Manjani

Ndër kujtimet e periudhës shkollore, ato të viteve të shkollës së mesme, si për mësuesit ashtu dhe për nxënësit, janë më të shumtë e më mbresëlënës. Ndodh kjo për faktin se lidhjet nxënës-nxënës, nxënës-mësues kanë një përmbajtje më të pasur e më të qëndrueshme se sa në çdo kategori tjetër të shkollave, përfshirë dhe ato të shkollave të larta, me lidhje e afrim më të zbehtë.…

Lexo më shumë

Shkolla “Myslim Shehu”, një model që duhet ndjekur nga shkollat e tjera

Është një nga shkollat më të reja në rrethit, por sot është një nga shkollat model të qytetit të Peshkopisë. Bëhet fjalë për shkollën 9 vjeçare “Myslim Shehu” që ndodhet në lagjen Aksion, Kamen. U ndërtua dhe u hap më 13 nëntor të vitit 2003 me drejtor Zabit Trupja, tashmë i ndjerë dhe me një staf prej 24 mësuesish me emër dhe me një eksperiencë për të pasur zili.…

Lexo më shumë

Mimoza Leka, dibrania mësuese e shqipes në Gjermani

Zanatin tim të muzikës e kam ushtruar në një fshat të Dibrës, në Zogje dhe Grevë si mësuese e muzikës. Kurse tani e ushtroj në mësimin e gjuhës shqipe nëpërmjet këngës. Unë kam mësuar në shkollën e muzikës të luaj dhe në fizarmonikë, të cilën sot e përdor në shoqërimin e këngëve për fëmijë. Ne jemi një familje mësuesësh, ku kemi gjithsej 6 mësues të lëndëve të ndryshme në familje.

Lexo më shumë

Dibra tjetër, ajo e turizmit

Bjeshka e Hinoskës. Foto. B.Karoshi

Dibra është një krahinë e pasur me kulturë, traditë, gastronomi dhe e bekuar me një natyrë që lë mbresa. Së fundmi, me produktin më të ri në turizmin e aventurës, High Scardus Trail, rajoni do të jetë një nga top destinacionet e turistëve në kërkim të adrenalinës. Turizmi malor është një nga potencialet e pashfrytëzuara, nëpërmjet të cilit do të hapeshin vende të reja pune dhe do të zbutej varfëria.…

Lexo më shumë
1 112 113 114 115 116 158