Ato fletë letre, shkruar me makinë, i gjeta një ditë mes fletëve të zverdhura që kisha marrë me vete “nëntë male kaptuar”. Ishin konkluzionet e një eksperimenti për një bimë foragjere që ai, me përkushtim e disiplinë shkencore, kishte mbjellë dhe e rekomandonte për shtrirje të gjerë jo vetëm në kushtet e luginës së gjerë të Drinit të Zi por edhe më në lartësi…
Kishte ardhur nga larg, nga Rradhima e bukur e Vlorës për tu bërë dibran e për të ikur larg, shumë larg si dibran…
Kishte ardhur, si edhe shumë të tjerë nga veriu në jug të Shqipërisë për “pak kohë” e për tu bërë kohë e Dibrës…
Hamit Hodon, me ato fije letre e kisha dokumentisht me vete, ashtu siç e kisha në fotografi e mbi të gjitha në kujtesën e një miqësie që vetëm “dhuna” e kohës mundi të na ndajë…
Ishte dhe mbeti njeriu më i afërt shpirtëror imi, shok e vëlla, byrazer gjaku rrjedhë e ushqimit në gojën e njeri-tjetrit…
U njoha, ose më saktë e lidha deri në koncentrim njohjen, në Shkollën e Mesme Bujqësore “Nazmi Rushiti”, atë universitet të bujqësisë së Veriut të Shqipërisë nga kanë dalë njerëz të dijes e të kulturës, shkrimtarë e poetë, shkencëtarë e dijetarë jo vetëm të bujqësisë.…
Lexo më shumë