Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar pasditen e 12 prillit presidentin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, një nga themeluesit e PD-së, z. Zenel Hoxha, për kontribute të çmuara në veprimtarinë e tij. Në ceremoninë e rastit, në institucionin e Presidencës, ku merrnin pjesë familjarë, miq, të afërm, akademikë, politikanë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi me nr. dekreti 10123 zotit Zenel Hoxha titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi ndaj kontributit të tij në lëvizjet demokratike të fillimviteve `90, për ndihmesën e vyer të dhënë përgjatë luftës për pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e tij për të afruar popullin shqiptar dhe atë britanik, përmes ofrimit të shërbimit ndaj zhvillimit të biznesit shqiptaro-britanik dhe përhapjes së gjuhës angleze në Shqipëri”.…
Lexo më shumëZenel Hoxha dekorohet nga Presidenti Nishani me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
