Islamil Hida, njeri i edukuar, fjalëpak e punëshumë


 

Sa herë që bisedoje me Ismailin nuk mund të rrinte pa përmendur shprehjen se “Vajkali për mua është vendi më i dashur”. Bashkëbiseduesi i jepte të drejtë me arsyetimin se me të vërtetë s’ka gjë me të dashur se vendlindja.
Vajkali, ky emër i bukur që vjen nga legjenda “Vaj i Kalit” apo sipas Nolit, “Valë Kali”, është vendi ku u lind në vitin 1938 Ismail Hida. Në fshat kreu arsimin fillor, kurse atë 7-vjeçar edhe të mesëm i kreu në Qytetin e Bulqizës. Ai u lind në një familje të varfër, por me tradita atdhetare. Fëmijërinë e kaloj në kushte të vështira, si edhe shumë fëmijë të tjerë të asaj kohe. Në këto kushte në një moshë fare të re, 14-vjeç, detyrohet të fillojë punë për herë të parë në centralin elektrik të minierës, në fillim si punonjës, edhe pastaj si teknik. Këtu i kaloj vitet e rinisë së hershme. Më pas punoi si elektricist në minierën e kromit Bulqizë. Në vitin 1970 Ismaili punoi në Fabrikën e Pasurimit të Kromit Bulqizë, si përgjegjës turni. Duke parë tek ai aftësitë e rralla organizative, drejtuese, dhe shkencore, sidomos në fushën e elektricitetit, organet kompetente të kohës, vendosën që bashke me një grup shokësh i dërguan për specializim për 1 vit në Kinë. Atje ai u dallua në përvetësimin e njohurive, gjë që e reflektonte në diskutimet e tij në grup, si dhe në rezultatet përfundimtare. Atje ai u shqua edhe si një shok i mirë, i sjellshëm, i edukuar, fjalëpak e punëshumë, gojëembël e mendimtar i mprehtë në zgjidhjen e situatave. Pas 1 viti Ismaili kthehet në Bulqizë dhe vazhdon punën në Fabrikën e Pasurimit të Kromit, si përgjegjës i saj. Por tashmë punon me autoritetin e specialistit dhe të përgjegjësisë së lartë në kryerjen e detyrës. Këtë detyrë e kreu për 10 vite rresht. Pas këtyre viteve ai rikthehet sërisht elektricist në minierën e kromit Bulqizë, në pusin numër 1, deri sa doli në pension.
Ismaili jo vetëm si kuadër, shok e veprimtarë i shquar, por ai u dallua edhe si një familjarë, bashkëshort e baba shembullor. Lidhja e tij me Limen, bijë kjo e një dere të nderuar e familjes Hoxha, në Vajkal, rriten edhe edukuan 2 vajza, si dy lule që dalin nga një degë; Xhemilen dhe Mbarimen. Të dyja gjetën fatin dhe krijuan familjet e tyre për ti pasur zili. Por ja që zoti s’deshi të shkojë kjo mbarësi. Ai e gjymtoi, ja preu njërin krah, ia mori me pa të drejtë Mbarimen, vajzën me të vogël, në moshën 35 vjeçare, duke lënë prapa dy jetime. Këtu filloi për Ismailin gjëma e madhe, këtu ju shkallua zemra e tij e mirë dhe bujare. Që nga ajo ditë ai nuk njohu më gëzim në jetën e tij. U duk sikur këto vitet e fundit, pasi ju rritën nipërit edhe mbesat, e mori pak veten, por kjo mbeti vetëm një shkëndijë e humbur në hapësirë. Një sëmundje e rëndë që ju shfaq krejt papritur e bëri të dorëzohej përpara ligjit të natyrës. Nuk reshtën përpjekjet e Xhemilës, të Petritit, por bashkë me ta edhe të Ardianit dhe Hysenit, për ta shëruar por qe e pamundur. Atë ditë të 11 Marsit pushoi së rrahuri zemra e tij e copëtuar.
Ismaili ndonëse banonte për disa vite në Tiranë, ku edhe atje ai krijoj një shoqëri të shkëlqyer, malli për vendlindjen Vajkalin e dashur e ngacmonte vazhdimisht, ndaj edhe donte që trupin e tij ta treste dheu i Vajkalit, aty pranë bashkëshortes edhe Mbarimës, vajzës së tij të dashur.
Lamtumirë Ismail i Dashur! Ti ike, por ne na le mallin, na le kujtimet e mendimet e vyera, që nuk do të i harrojmë kurrrë. U prefsh në Paqe! Tu bëftë shpirti dritë, se dritë ishe. Ngushëllime Familjes.