Mustafa Shehu, një zemër që skaliti me zjarr emrin e tij në histori


Kujtesë dhe mirënjohje për Mustafa Shehun e Zerqanit, në 228-vjetorin e lindjes, shembullin e mirë të krenarisë kombëtare.
Kujtesa dhe vlerësimi i figarave si Mustafa Shehu i Zerqanit është një detyrim qytetar dhe patriotik, është një konsideratë që rrit predispozitën e angazhimit dhe instalon në ndërgjegjen e kohës sensorë të ndjeshëm të krenarisë. Ishin ata, të cilët me mish e me shpirt, ndërtuan dhe nderuan, u përkushtuan dhe realizuan, dhanë gjithçka kishin më të mirën nga vetja e tyre, jo vetëm për të vënë emrin në panteonin e nderimeve, por edhe për të shkruar një faqe në histori, për të dëshmuar ekzistencën, për të përmbushur misionin e tyre.
Dibra, si trevë e traditës së urtësisë, trimërisë dhe atdhetarisë, ka patur fatin që ka rritur dalëzotës dhe prijës të arbërit, që nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për të pasuruar këtë truall gjaku të kulluar me emra dhe vepra si Mustafa Shehu i Zerqanit, Elez Isufi e Isuf Xhelili… Personalitet të këtilla, vizionar dhe dijeshumë, trima dhe zemërluanë, nderojnë Dibrën, krenojnë brezat, skalitin faqe në Historinë e Arbrit.
Në periudha të ndryshme, shumica e tyre u rreshtuan e u vunë në krye të kryengritësve të popullit të Dibrës, në mbrojtje të qenies kombëtare kundër pushtuesve turk, serb, bullgar e të gjithë atyre që kërkuan të na cënojnë integritetin, të na përdhosin varret e të parëve, të na marrin tokë e vatan, të na grabisin historinë, të na shkelin gjakun e heronjve.
Këto burra kanë qenë dhe do të jenë në jetë të jetëve. Shqiptari kurrë nuk ka lakmuar tokën e huaj, sikurse kurrë nuk është nënshtruar atyre që kanë guxuar ta bëjnë këtë, edhe pse i është dashur ta paguajnë me jetë.
Në vitiet 1835-1844, një ndër klerikët që iu kundërvu pushtetit osman qe pikërisht ai, Sheh Mustafa i Zerqanit.
Për Mustafa Shehun është folur shumë pak, siç është bërë edhe me personalitete të tjera, kontributi i të cilëve ka patur një ndikim të fuqishëm në fokusimin e interesave kombëtare si prioritare, si i vetmi obligim, të cilit i detyrojmë origjinën, emrin, nderin, krenarinë, gjakun.
E nesërmërja do të hedhë më shumë dritë, do të korigjojë të shkuarën duke nxjerr si parësore rivlerësimin e figurave, rishqyrtimin e tyre dhe trajtimin me konsideratë dhe respekt për gjithçka ata kanë bërë. Pasi të studjohet me kujdes kjo figurë dhe veprimtaria e tij, pasi të shterrohen të gjithë burimet e informacionet, arkivat osmane dhe ato të vendeve të tjera, të ballafaqohen faktet, do të dalë në dritë se Mustafa Shehu është një personazh i përmasave kombëtare.
Sepse e tillë ishte veprimtaria e tij, i tillë ishte kontributi që ai dha, e tillë ishte kuraja të cilën ai e vuri përballë si dëshmi e qëndresës, i këtyre përmasave ishte dhe mbeti, Ai Shehu i Zerqanit.
Mustafa Shehu ishte një ndër burrat e pashoq të Dibrës, ndoshta nga ata që do të ngulitet thellë në ndërgjegjen e kohës.
Dëshmitë e ndryshme historike e marrin në konsideratë rolin e këtij personaliteti. Sipas tyre, pas Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ishte ai që u përpoq ti bashkonte Malet e Dibrës. Dhe si atëherë kur biri i derës së Kastriotëve mblodhi arbërit ngado ishin për t’i bërë ballë ordhisë osmane, i mblodhi kundër Hajredin Pashës që deshi të nënshronte me gjak e me hekur Dibrën në nëntor të vitit 1844.
Filozofia e tij ishte diçka magjike, sidomos për sulltanin dhe pashain, i cili dridhmohej nga magjia e filozofisë paqësore, që dilte nga një rajon si Dibra i stërmbushur me urrejtje, luftëra të gjata për liri e pavarësi kombëtare.


Dhe kështu, ngazëlleu zemrat e dibranëve dhe gjithë shqiptarëve, e të sa e sa prijësve , të kombeve të mëdha, që i dolën zot kombit të tij, ashtu sikurse deshi ai. Është kjo magjia e fuqisë së paqes, e fuqisë së besimit, e fuqisë së drejtësisë, të cilën diti ta jetësoi një njeri si Ai.
Sheh Mustafa lindi në Zerqan, në vitin1790, në një familje që përmendet si derë klerikësh, mendjendritur dhe bujare, patriotë dhe trima, njerëz të penës, të pushkës dhe të urtësisë.
Ai u shqua në luftën kundër ekspeditës së Hajredin Pashës, në nëntorin e vitit 1844, në Gjoricë. Turqit e torturuan dhe e internuan në Kojne të Turqisë, ku dhe vdiq atje në vitin 1847.
Më 3 tetor 1839 në një mbledhje në pallatin e tije mbretrore, Salla e Trandafilave, Abdyl Mexhiti firmosi dekretin, me të cilën filloi periudha e Tanzimatit.
Parimet themelore të kësaj reforme ishin: administrative, financiare, juridike, ushtarake, arsimore e shoqërore. Me këtë dekret, salltani rikërkonte të nxirrte Turqinë nga sistemi i vjetër perondorak dhe ti ndihmonte vendit e tijë të ecte përpara në rrugën e modernizimit.
Dekreti i Gjylhanes u prit nga popullsia shqiptare me zemërim të madh. Në Dibër dhe në shumë vise të tjera shqiptare vendimet e portës së lartë, jo vetëm se nuk u zbatuan, por u luftuan deri në fund, derisa në vitin 1875 porta e lartë hoqi dorë përfundimisht nga ideja e Tanzimatit.
Si ndodhi?
Dibranët me të dëgjuar për vendimet e portës së lartë u bënë gati dhe rrëmbyen armët.
Ndërsa Sulltani emroi Hajredin Pashën, në krye të ushtrisë që zgjodhi për të shtypur kryengritjen e armatosur në Dibër e gjithë Shqipërinë. Ky vendim i sulltanatit i detyroi malet e Dibres të mblidheshin në kuvend tek kalaja e Brezhdani. Kuvendi vendosi të kundërshtonte me luftë ekspeditën e Hajredi Pashës. Bashkë me nëntë malet u bashkua dhe krahina e Rekës dhe Golloborda. Kuvendi i maleve vendosi që këtë luftë ta drejtonte Mustafa Shehu një personalitet i sprovuar në beteja të rëndësishme.
Shtabi i Hajredin Pashës ishte i vendosur në Pollog. Marshimin pashai e nisi nga Tetova nëpër Radikë, e drejt e në Dibër. Nga Pollogu u nisën drejt Dibrës një armatë e madha ushtarësh dhe bashkëpunëtorësh të pushtuesit dhe mercenare që numronin rreth 50 taborë. Ushtria e të dërguarit të Sulltanit u ndesh me luftëtarët dibranët tek Çezma e Sulltanit në grykë të Radikës. Më 22 shtatorë 1844 u zhvilluan luftime të përgjakshme. Mbas shume luftimesh, Pashai i theu kryengritësit dhe me 23 shtator u fut në Dibër (Shehër) dhe filloi politikën e luftës përçarse midis bejlerëve të Dibrës.
Në këto kushte ku u gjendën paria e Dibrës, Mustafa Shehu mblodhi kuvendin e qëndresës në Gjoric. Në këtë kuvend morën pjesë të gjithë malet, morën pjesë të gjithë burrat më të zë të krahinës, ata të cilët kishin shkruar me kaq shumë përpjekje atë që do të quhej qëndresë, ndër ta Cen Leka, Sale Marka, Ismail Kaloshi, Nel Hoxha, Abaz Pira e tjerë… Po kështu, Mustafa Shehu i kërkoi ndihmë Kaloshit, një nga krerët e Cidhnës si dhe Mustafa Jakini nga Dardha. Ata u treguan të gatshëm dhe ndima e tyre ishte e pa kursyer. Kjo bëri që fushata e luftimeve të Hajredin Pashës të dështonte.
E gjithë dibra mori pjesë në luftë,Gjorica, Cereneci, Vicishti, Ura e Topojanit,Shupenza, Qafa e Buallit, dhe katër grykët u organizuan dhe zunë pritat. Pleqtë, fëmijët, gratë dhe bagëtit i shvendosën në Fush të Sopotit, Vorre të Vrame, Bllatë e Qaf Muhurr.
Më 23 tetorë 1844, Hajredin Pasha u nis të kaloi Vaun e Gjoricës. Në Gjoricë u zhvilluan përleshje të ashpra, u luftua pëllëmbë për pëllëmbë. Me gjak e vaditën bijt e nanave atë copë tokë. Në luftime morën pjesë dhe gratë përkrah burrave, sepse kjo ishte një betejë për liri a vdekje. Nga rezistenca e popullsisë dibranë, pashai pasi vrau dhe plaçkiti, u detyrua të kthehej andej nga erdhi. Ndersa dibra i ngriti kenge kesaj beteje.
Hajredin Pasha po vjen Radikës
Pejt ku jon malet e Dibrës:
“Vall ku jon malet e Dibrës?”
“Bojn’ xhilis në fushë t’Gjuricës,
bojn xhilis e lidhin besën
Hajredin pashën do ta presim”
“Moj Gjuricë, moj kasaba,
Çon Pasha e t’bon rixha.
Po rixhaja s’ju ka digjou
I kthej topat me luftou”
Sheh Zerqani fjalë ka cou:
“Thoj Kaloshit me na ndihmou.
Grikn e Madhe e kanë rrethou.
Përreth Drinit tu luftou
Ximca mbet, ximca pjagou”
Mustaf Jakini mustaqebardhë,
Boni irish e zou në dardhë,
Hiçu pashë, se të kam falë,
kom kuvend me Mirallajnë”
Ditën e martë u zou nizaja
Hajredi pashën e xhet belaja;
E xhet belaja çi e ka xhetë,
Shtatë taborret i janë shkretë;
Nandë mijë vorret kush i boni?
“Të nandë malet e sheh Zerqani”
Rizvan Halla me atë sokore,
S’ po pushon tue bomun vore!
“Kush ja prejshi fesin Pashës?”
“Fazli Malja e Pjaku i Krajkës.”
Me heroizmin e treguar Dibra mbeti lavdia e shqiptarëve dhe pengesa e osmanllinjve për të zbatuar reformat e tanzimatit.
Udhëheqësi i kësaj lufte popullore ishtë, Mustafa Shehu i Zerqanit. Kjo ishte ajo faqe e rëndësishme e historisë së përpjekjeve të përgjashme dhe vetëmohuese të dibranëve dhe roli vendimtar që pati në këtë fitore të madhe, Mustafa Shehu, ai i cili diti të shndërronte gjithë atë urrejtje, gjithë atë zemëratë dibrane në një fuqi sfiduese ndaj një prej ushtarakëve më të rëndësishëm të portës së lartë dhe ndaj një prej ushtrive më të frikshme që ka njohur ajo kohë.
Kur ke të drejtën në krah, kur ke një zemër të vaditur me gjak lirie, kur krenarinë, tokën e të parëve dhe zotin ke në anën tënde, nuk ka fuqi, ushtri apo hordhi që të mposht.

Referenca:

Historia e Dibres, Gazeta Rruga e Arberit, Gazeta Bulqiza,Doc. I shkencave: H Mandi Moisi Murra, Haziz Ndreu, Publicisti H. Rama, Gojdhana nga njerze te zones……Fotografia derguar Nga mjeku Naim Shehu sternip i Mustafa Shehut…