PESHA E FJALËS


 

Dritan Qoku ka lindur në Kërçishtë të Epërm të Dibrës më 30 qershor të vitin 1975. Pasi kreu arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, përfundoi edhe studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të natyrës, Tiranë.  Ai sot është i martuar dhe ka dy fëmijë. Një aksident në vitin 2011, e detyroi të ulej në karrige me rrota, gjë që ndoshta e shtyu në rrugën e krijimtarisë aritstike. Dritan Qoku, ka punuar punë nga më të ndryshmët, duke nisunr ndërtimi e deri te gazetaria.
“Shqiptari në gri e zi” është vëllimi i dytë me poezi, pas të patit “33+33+33”. Që në parathënien e librit, Dritani, merret me sëmundjen tij duket fare qartë se kjo e ka bërë poet. Si gjithmone poet bëhesh kur vuan, kur rrin gjatë me veten, kur je kundra rrymës dhe të gjitha këto nuk të japin tjetër gjë vetëm se forcë. Kjo force dallohet qartazi rresht më rresht të këtij vëllimi poetik. Me forcën që i karakterizon këto vargje, vërtetohet se Perëndia, ia çon vështirësitë atij që mund ti mbajë dhe t’iu bëjë ballë. Këtu del në pahë metazicizmi i poezisë dhe lidhja e saj e fortë me njeriun, qoftë si ndjenjë e qoftë si nje formë arratisjeje apo kthimi në realitet. Ky vëllim i dritanit ndahet në dy kapituj, ku i pari titullohet “Apel”, dhe vjen si një për Shqipëtarët se si mund të ndyshojnë anët e tyre negative, duke i “gjuajtu” apo “thumbuar” ato pika të zeza që gjenden në vetet tona. Ndërsa kapitulli i dytë titullohet “Alla shqiptarçe”, ku nxjerr në pahë veset duke i kritikuar ato.
I gjithë libri karakterizohet nga një poezi e thjeshtë dhe e butë, pa u futur nëpër përsiatje filozofike. Kryesist poezite janë katrena me rimë AB, AB, pa përjashtuar edhe forma të tjera si distiku AA, BB.
Me këtë vëllim, i shtohet edhe një gjë tjetër e vyer poezisë dhe lëtërsisë dibrane. Kësaj kulle ku secili po kontirbuon në mënyrën e vet duke rritur lartësinë dhe cilësinë e saj.

PESHA E FJALËS

Mendoje fjalën, kur ta gjesh,
Ajo është armë dhe mund të vret,
Por fjala kurrë nuk fiton peshë,
Pse e ngre zërin edhe bërtet.

Ndaj thuaja vetes atë më parë,
Mendueshëm edhe qetë-qetë,
Vlerë e peshë do merr ajo fjalë,
Vetëm ashtu do bëjë tërmet.
RRJETET SOCIALE

Rrjetet sociale i duam shumë,
Me Instagram e Facebook,
Pak i përdorin për info e punë,
Shumë për reklamë e për t’u duk.

Një darkë, kur e hamë jashtë,
Ulur ngeshëm në kolltuk,
Pjata që kemi le të jetë dhe me kashtë,
Por mjaft të jetë e bukur për facebook.
FEJA E SHQIPTARIT

Muslimanë e të krishterë,
Harruan se çfarë ishin,
Politika po i verbon,
Besimin po braktisin.

Atdheut, por edhe fesë,
I largohen për çdo ditë,
I përulen politikës,
Dhe besojnë veç partitë.

Po harrojnë dhe Zotin,
Fatkeqësisht e dita-ditës,
Po fallen dhe betohen,
“Për kokën e politikës”!

Kjo feja e shqiptarit,
Ishte dikur shqiptaria,
Sot, për fat të keq,
Feja është bërë partia…!
O EMIGRANT!

Kur të kthehesh këtu në Atdhe,
Mos u nis pa të mësuar ne.

Ka plot gjëra, mësoji t’i dish,
Mos i harrosh, kur këtu të vish.

Këtu ka shtet e nuk është kot,
Këtu nuk vihet pa xhepin plot.

Nuk del dot që nga trageti,
Pa mësuar se ç’është rryshfeti.

Dhe në ardhsh me aeroplan,
Të njëjtën gjë edhe ata e kanë.

Xhepin plot, por do e bësh bosh,
Tridhjetë kontrolle kur t’i kalosh.

Në s’ke lekë, Zoti të dhashtë,
Se rrugorët të presin jashtë.

As te familja mos i lër gjithë lekët,
Se këtu nga qafa t’i heqin brekët.

Mbaji mend, vend për vend,
E njëjta gjë, kur të lësh Atdhenë.
RINIA, ………. SOT…!

Kështu nisin ditën, pa mend e pa lekë,
Zgjimin e mëngjesit e bëjnë në drekë.

As mësimi, as puna, asgjë nuk u vlen,
Se rinia edhe shkollën, mezi po e gjen.

As libra e as lapsa, ata nuk mbajnë kurrë,
Në klasë të rrinë, vetëm si figurë.

Kërcet aty gallata, gjoja se shakara,
Se mendjen e kanë vetëm për belara.
Një temë aty ka, i gjithë muhabeti:
“Kështu është celulari, ashtu interneti”.

Me i ngritë në mësim, rrinë si të shkretë,
Se s’dinë të shkruajnë saktë as emrin e vet.

Flasin për biznes edhe për shumë miliona,
Por me zero lek i ke nëpër telefona.

Për një cigare duhan, kapen fyt me fyt,
Me këto vese të liga, duan me u rrit.

Disa pinë dhe “mall”, ca dhe heroinë,
nga surrati me lesh e vula,tamam stërvinë!

Për rininë e sotme, ç’fluturon dhe hahet.
Por jeta kështu, është vështirë që të çahet …!
LIGJI I NATYRËS!

Gjithë jetës në ring,
Jeta me vdekjen përleshen,
Jeta fiton ca raunde,
Por kurrë s’fiton ndeshjen …!

Vdekja mund të humbasë,
Ca beteja në jetë,
Por ajo do triumfojë,
Fund tjetër s’mund të ketë.

Sepse rrudhat kot s’u shtohen,
Syve dhe fytyrës,
Ajo që s’ndryshojmë dot,
Eshtë ligji i Natyrës .

Jeta kundër vdekjes,
Luajnë dhe SHAH, shumë gjatë,
E para ‘’luan’’ më fort,
Por në fund, do zihet MAT …

Njerëzit e kësaj Bote,
Figura shahu, në tabelë,
Në fund, gjithë do zbrazen,
Asnjë, nuk ka me ngelë.