Shkon njëherë ndrikulla tek kumbara, ku po i ankohet se nuk shkonte mirë me njerëzit e shtëpisë.
– Kam një vëlla, kumarë, por me thënë të drejtën si vëlla të vetëm që e kam nuk po shkoj mirë hiç, nuk më respekton sa duhet dhe, e di, fajin ma ka vëllai jo kunata.
– Ndodh, moj ndrikull, ndodh, por bëj durim se ku dihet se çfarë halli ka dhe vëllai yt, – ia ktheu kumbara.
– Po kam dhe dy kunata në shtëpi, bre kumarë, bo bo bo si janë, nuk durohen fare. Shamatë bëjnë me mua dita-ditës.
– Po helbete, kunata janë, moj ndrikull, çfarë do presësh ma shumë prej tyre, – ia ktheu kumbara.
– Po dhe me djalin nuk shkoj shumë mirë, bre kumarë. Edhe ai grindavec i madh, një e dy mua më flet.
– Aaaa, kështu nuk bën ndrikull, jo kështu me u zanë me të gjithë, – ia ktheu kumbara.
(Sh.Skarra)