Është në nderin e çdo shqiptari kudo ku jeton e punon të njoh nga afër jetën, veprimtarinë jetsore të dëshmorëve të tijë, që dhanë jetën në lulëzimin e moshës, për çështjen e atdheut apo të popujve të ndryshëm të botës.
Një i tillë, që shpalosi trimërinë, mençurinë e devotshmërin e tijë ishte edhe major Klodian Tanushi, i cili lindi me 31 tetor 1980 në lagjen Tanushe të Fushë – Muhurrit të Dibrës së vogël. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaroi shkëlqyer në vendlindjen e tij, ku laget nga ujrat e kthjellta të Drinit të Zi dhe nga lumi Murra.
Ai vazhdon studimet në shkollën ‘’Nazmi Rushiti,, në qytetin e Peshkopisënë profilin “Motorist xhenerik” ku nuk munguan rezultatet shumë të mira. Vullneti për të studiuar, deshira për të ndjekur udhën e babait Basriut, Klodiani ndjek studimet e lartanë Akademinë Ushtarake ‘’Skëndërbej,, nga viti 2000 e përfunduar ato në vitin 2003, duke u diplomuar oficer.
Familja e tij ndjeu gëzimin e pafundëm dhe të lumnuem sa s’ka kufi, martojn Klodin fëmijën e tyre të parë, i cili tani ka tre fëmijë, dy djem përkatësisht 14 dhe 11 vjeç dhe vajzën pesëmbëdhjet muajshe.
Puna e tij këmbëngulse, dashuria e tij për profesionin, modestia, korrektësia në detyra të ndryshme dhe duke zbatuar një disiplinë të fort, ai arriti qëme urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 të marrë gradën e “Nëntogerit” ndërsa. Veçse trevjet më vonë pikërisht në vitin 2006 gradohet “Toger”, ndërsa në vitin 2010 merr gradën e “Kapitenit” dhe së fundi në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorrit”.
Gjatë karrjerës së tij ushtarake, Klodian Tanushi ka kryer detyra të ndryshme, me plotë përgjegjësi dhe përkushtim, me ndërgjegje dhe kultur profesionale si Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht kryente detyrën si Komandant i Togës së pare të EOD. Por ky ushtarak shembullor, pasuronte njohurit e tija në fushën ushtarake, jo vetëm duke studiuar individualisht por duke kryer edhe një seri kursesh si atë të EOD Niveli I-rë “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” si dhe në kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.
Nuk kanë munguar vlerësimet e punës së tij si ushtarak shembullor, përshembull me edaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës. Përsëri me medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, në vazhdim me medaljen e Shërbimi në Mision jashtë vendit,, dhe se fundi me medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
Por veprimtaria e tij në kryerjen e detyrave të ndryshme ushtarake, virtytet e tij të shkëlqyera prej dibrani trim, të zgjuar e gjakftohtë në gjykime e veprimet ushtarake si dhe aftësitë e tija shkencore e profesionale në artin ushtarak, e shtyne Ministrinë e Mbrojtjes që më 20 dhjetor 2018 t’a dërgoj Major Klodian Tanushin me mision në ‘’Operacionin Ushtarak të NATO-s,, në Riga, Kryeqytetin e e Republikes së Letonisë, që shtrihet në europën veri – lindore, në përbërje të Grup-Batalionit kanadez me detyrën e Komandantit të Kontigjentit shqiptar dhe si përfaqësues i lartë ushtarak, për gjysëm viti.
Por ja që në krye të detyrës duke çminuar një minë luftarake me datën 6 maji 2019 bie në krye të detyrës, ushtarakja tropojane Zarife Hasanaj, plagoset me copra predhash në kokë, Major Klodiani, ndërsa lëndohet ushari Julian Kapaj.Klodiani shtrohet urgjentisht në “Riga eastUniversity hospital, në Letoni. Pas një operacioni prej pesë orësh dhe nje kohëzgjatje prej katër ditësh në luftën e egër, të dhimbëshme, të pabarabart me vdekjen, Majori Tanushaj, mbyll sytë përgjithmone ditën e premte në oren 21 e 2’’ të dates 10 maji. Duke lanun të rrregjistruar mesazhin e tijë të fundit në zyrën e tij, ku deklaron:‘’Misioni shqiptar është i përbërë nga 21 persona, të cilët sipas tij kryejnë veprimtari të ndryshme në Letoni.,,
Ndërsa vjen kumti i përfaqeuesve të lart të traktatit ushtarak atlantik (NATO) të cilët shkruajn:‘’Humbja e major Tanushit ditën e djeshme ishte një dhimbje e madhe, se për Aleancën ka vdekur një “vëlla nën armë”.Ndërsa flamuri ulet në gjysëm shtizenë nëaleancës atlantike në Bruksel të Belgjikës .
Ndërsa me 15 maji 2019 mbrriti me avion ushtarak në airoportin ‘’Nenë Tereza,, arkivoli me trupin e major Klodian Tanushit. Ai ishte mbuluar me flamurin kombëtar ku u prit nga të afermit familiaret dhe ushtaraket sidhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ndërkohë bëhet ditur në te gjitha rrjetet e radiove e televizioneve: ‘’Këshilli i Ministrave ka nderuar major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare.,, Ndërsa Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres Olta Xhaçka, e ka shpallur major Klodian Tanushin, “Dëshmor i Atdheut”.
Në altarin e shejtë të atdheut, në altarin e lirise dhe nderit të kombit, shtohet edhe dëshmori më i ri Klodian Tanushi i cili dha jetën në kryqytetin e Letonisë, duke nderuar e lëshuar rreze trimërie, guximi në krye të detyrës, në lulen e jetës, me uniformën ushtarake, me gradën e majorit e detyrën e komandantit.
Përse kështu Klodian trimi?
Rrënjët thelle në dheun tim i lëshove. Nga parmenda tek plugu e arti i gjyleve të topave kalove. U mëkove dhe me bukën e misrit të thekur në prushin e druve. E ngjyve atë në tamlin prej deles së mjelun. I rritun bashkë me lisat, ahet, manat, qërshitë, arrat e mollët, misrin gjushtak u ngrohe, u ushqeve dhe ndjeve aromën e shijen e tyre. Keto ishin peisazhet e ngrohta joshese e jetëdhuruese të Muhurrit të Dibrës. Etjen e shuajte me ujët e burimeve të ftohta ngado ku kalove natyrës bujare te krahines tone reliev butësisht të thyeshme. I parë në pasqyrën e ujrave të Drinit e Murrës, i freskuar e pushura në brigjet ranore të tyre u rrite i fortë fizikisht i burrnuem për nga zgjusrsia. E ndaj mendërisht e me trimëri u gatove në kohë e hapsirë në mushtën e natyrës e kulturës të vendlindjes. Po, po, aty ku malet hijeranda e kryelarta përshëndesin njëra me tjetrën në perjetësi, por, duke ndërruar ngjyrat e rritun djelmëri trima, me plotë kulturë e trup fuqishëm.
Hodhe farën e vazhdimësisë ashtu natyrshëm me martsën me plotë gëzim, lumturi çifti, ngrohtësi shpirti të prindërve të tu Basriut e Kimetes. Dy djemt dhe vajzën, babës, nanës e gruas amanet ua bëre, për të vazhduar misionin tand diku larg truallit të lindjes e mëmedheut. Por për të hedhur hapat kështu larg duhesh të shkollohesh e të ishe shembulli i shkëlqyer. Pra, u gatove me shkollen’’Motorist xhenerik,, në qytetin e Peshkopisë e më pas lartësive të dijes me vullnet e zjarrmi u ngjite. Në Akademinë Ushtarake ‘’Skënderbej,, veten e farkëtove, e kulturove profesionalisht. E përsëri rriteshin djemte e vajza e babai hidhte me plotë dinjitet shtatin e dijes të kulturës si një ushtaraku shembullor.
Ngjitje të zbukuruara nga sjelljet e edukata, zhdërvjelltësia, nga mençuria e trimëria, nga korrekteia e devotshmeria shkallët e karrjerës nga nëntoger, në toger, nga kapiten e së fundi major t’i dhane me plotë meritë në fushën plotë yje të praktikës e teorisë. Muhurri krenohesh bashkë me Dibrën me komandantin e kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, por, tanima diku larg, po larg fëmijeve, gruas, babait nanës e të afërmive, ne veri lindje të europës në Lituani.
Rrezatimet e tua në veprimet ushtarake, mjeshtria juaj, qëndrimi i paepuri e thërrisnin, ushtarakun si Major Klodianin e beteja të reja me punë intensive, por, gjithmonë të kujdesshme e me nerva të tendosura. Dhe ja që çminim e një mine, në një bazë ushtarake në Letoni i shkaktoi humbjen e jetës ushtarakes, trimëreshës tropojane Zarife Muharrem Hasanaj. Ndërsa coprat e minës plagosin në kokë muhurrakun Klodian Tanushi. Ndërhyrja kirurgjikale e cila zgjati përmbi 5 orë dha pak shpresa. Ato copeza kishin hyre thellë, rrezikshëm, pamëshirshëm, në pjesët e ndryshme të kokës së Majorit Klodian Tanushi përgjatë katër ditëve. Dhe ja si një mjergull e zezë përhapet lajmi i trishtueshëm se sonte me datën 10 maji 2019 rreth orës 21 të natës, majori trim nuk i përballoi dhimbjet e coprave të predhave dhe ndërhyrjen kirurgjikale të mjekëve. Ai mbeti pishtar i shpëtimit të popullit lituanez nga plagosjet, vrasjet nga fatkeqësit e armëve vdekje prurëse.
Majori, komandanti, ushtaraku shembullor Klodian Tanushi, la pas femijët, gruan, prindërit të afërmit me zemra e shpirtëra të coptuara nga humbja e parakohshme. La pas tre yje që do të rezatojne dituri, shembëlltyren e vyrtyteve të një babai që luftoi pa reshtur me sakrefica të panumurta, për të patur një familje shembullore si dhe me vetmohim, dije, kulturë, shkencë për të mbrojtur atdheun e vetë, biles për të shpëtuar jetën e mbrojtur popujt e tjerë.
Ndërsa banorët e Muhurrit dhe të kudondodhurit, do të ruajn fort si një pishtar dritëlëshues birin e tyre Klodianin, që ngriti ne maja të reja trimërinë, heroizmin, zgjuarsinë, pasionin e devotshmërine ndaj punës e detyrave të popullit të krahinës së muhurrit të Dibrës në pergjithësii dhe të shqiptareve kudo anekand atdheut dhe kudo që janë.