… Lexo më shumëKësaj kërkese dhe këtij misioni fisnik nuk duhet t’i shmanget asnjë dibran, pavarësisht nga shkalla e arsimimit, gjinisë, përkatësisë krahinore, fetare, politike etj. Nuk ka dy, pesë apo dhjetë Dibra, por ekziston vetëm një Dibër, që falë Zotit, ka një bashkësi me potencial të fuqishëm njerëzor dhe intelektual. E kemi për nder që jemi trashëgimtarët e atyre të parëve tanë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të zënë meritueshëm vendin që u takon në Panteonin e lavdisë së Kombit tonë.