Rruga e Rinisë” shpejt do të tretet në fundin e ujërave të ujëmbledhësit të HC-Skavica, ndaj ne po kërkojmë ta ringjallim atë, si një rrugë të standardeve bashkëkohore, përmes projekt-idesë “Rruga Lidhja e Prizrenit.
“Rruga e Arbërit tashmë është realitet me dalje në Luginën e Drinit të Zi. Gjithashtu, Rruga e Kombit është një realitet tjetër në veri të Luginës së Drinit të Zi, ku bashkohen dy Drinat. Aeroporti Zayed – Flatra e Veriut, Kukës tashmë një tjetër realitet, që kërkon domosdo korridorin përgjatë luginës së Drinit të Zi – Ohër Por, sipas tij, edhe Hidrocentrali i Skavicës do të jetë shpejt një në Luginën e Drinit të Zi.
Më 16 qershor 2021, në mjediset e Pallatit të Kulturës u mbajt një tubim, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, qytetarëve dhe anëtarë të shoqërisë civile, me qëllim prezantimin e nismës “Rruga Lidhja e Prizrenit”.
Kjo nismë, e ideuar nga Hysen Uka dhe e mbështetur nga anëtarët e shoqatës, ka nisur shumë vite më parë, por shkëndijën e parë e ka dhënë në maj 2019, në Muzeun Historik Kombëtar, dy vite më parë, kur shoqata Lidhja e Intelektualëve Dibranë organizoi konferencën shkencore me temë “Përmirësimi dhe ndërtimi i rrugëve lidhëse me aksin kryesor të Rrugës së Arbërit për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit historik e malor në Qarkun e Dibrës”.
Idenë z. Uka e prezantoi gjatë përshëndetjes që mbajti në atë takim, ndërsa më 16 qershor e prezantoi më të detajuar.
E zgjodhëm 16 qershorin të rivëmë në lëvizje nismën, edhe në nderim të 75 vjetorit të fillimit të aksionit Kombëtar të Rinisë, për ndërtimin e Rrugës Kukës-Peshkopi, si shtegu i parë për të futur dritë zhvillimi në “Luginën e Errët” të Drinit të Zi, – tha në fillim të prezantimit Hysen Uka.
Rruga e Rinisë” shpejt do të tretet në fundin e ujërave të ujëmbledhësit të HC-Skavica, ndaj ne po kërkojmë ta ringjallim atë, si një rrugë të standardeve bashkëkohore, përmes projekt-idesë “Rruga Lidhja e Prizrenit.
Duke pasur parasysh realitetet e reja në vend, tha ai, fakti që Rruga e Arbërit po merr formë dhe po vihet në funksion aeroporti i Kukësit, është e nevojshme një lidhje e re infrastrukturore mes Dibrës dhe Kukësit, mes fushëgropës së Korçës dhe fushëgropës së Prizrenit.
Duke folur për ndërtimin e Rrugës së Rinisë, Uka tha se ajo është ndërtuar me teknik ndërtimi të prapambetur dhe me mjete thuajse primitive. Për hartimin dhe zbatimin e projektit inxhiniero-teknik të saj, ka pasur dyshime se është sabotuar, duke kaluar në terrene të pastudiuara e të vështira.
Gjithashtu, ai theksoi se edhe lidhja aktuale Peshkopi-Kukës është përshtatje e rrugëve të kooperativave dhe më pas të rrugëve për qëllime ushtarake – të fortifikimit të vijës kufitare.
Duke cituar studiuesin italian Eugenio Vaina La Pava, i cili në librin e tij “Shqipëria që lind”, shkruan se “Lugina e thellë e Drinit të Zi nga bashkimi me Drinin e Bardhë deri në liqenin e Ohrit përbën një rajon më të errët e më pak të njohur të të gjithë Shqipërisë: e mbyllur mes dy vargmalesh të rëndësishëm, e banuar nga dibranët krenar me famë…rrallëherë ka qenë përshkuar nga udhëtarët evropianë”.
Gjatë prezantimit të idesë, Hysen Uka tha se tashmë janë krijuar realitete të reja ekonomike në rajon.
“Rruga e Arbërit tashmë është realitet me dalje në Luginën e Drinit të Zi. Gjithashtu, Rruga e Kombit është një realitet tjetër në veri të Luginës së Drinit të Zi, ku bashkohen dy Drinat. Aeroporti Zayed – Flatra e Veriut, Kukës tashmë një tjetër realitet, që kërkon domosdo korridorin përgjatë luginës së Drinit të Zi – Ohër Por, sipas tij, edhe Hidrocentrali i Skavicës do të jetë shpejt një në Luginën e Drinit të Zi.
Duke u ndalur te hidrocentrali i Skavicës, ai theksoi se duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi për investitorin dhe qeverinë shqiptare.
“Ka edhe një realitet tjetër me ndërtimin e HC- Skavicës – Rruga e Rinisë, ende në inventarin e rrugëve nacionale, përmbytet, ndaj duhet të kërkojmë si komunitet kompensimin alternativ te saj”, theksoi Uka.
“Qeverisë dhe investitorit u bie përgjegjësia dhe detyrimi të shmangin këtë pasojë, duke ndërtuar segmentin rrugor alternativ, Dovolan – Kastriot – Qafë Draj – Skavicë – Domaj – Gabricë – Aeroporti Zayed, Flatra e Veriut”.
“Realitetet e reja të krijuara në hyrje – daljen e Luginës së Drinit të Zi, (Dibër e Madhe- Kukës), kërkojnë rivlerësim e planifikim strategjik, ide e projekte komplekse që t’u përgjigjen këtyre realiteteve, veprime të reja për një Strategji të re Zhvillimore të luginës së Drinit të Zi”, vuri në duke Hysen Uka.
“Nuk mund dy gjerdan të artë, si Rruga e Kombit dhe Rruga e Arbërit, të komunikojnë midis tyre me një “gjalm rrugor”, të kategorisë së kohës të Luftës së Parë Botërore”, theksoi ai.
“Në këtë kontekst realitetesh lindi nisma, për ndërtimin e rrugës Lidhja e Prizrenit, nisma sensibilizuese, për ndërtimin e segmentit bashkues të Rrugës së Arbërit – aeroportit Flatra e Veriut – Rrugës së Kombit, përgjatë Luginës rrugës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, rrugë e kategorisë C2, e të njëjtës kategori me Rrugën e Arbërit”.
“Ndërtimi i Rrugës Lidhja e Prizrenit do të bënte që Rruga e Arbërit të mos mbetej fundore me daljen në Bllatë (Maqellarë), por të futej në rrjetin rrugor kombëtar e ndërkombëtar.
“Do të hapë lëvizje e qarkullim të dyanshëm (hyrje-dalje) luginën e mbyllur të Drinit të Zi, Tiranë – Dibër – Kukës, si dhe Ohër – Strugë – Dibër – Kukës Prizren dhe anasjelltas Prizren Kukës – Dibër – Tiranë apo Dibër- Strugë – Ohër”.
Në fund të paraqitjes së tij, ai theksoi se “duhet të organizohemi me një qëndrim, duhet të kërkojmë nga qeveria e investitori të vlerësojë me ekspertizë nismën e komunitetit mbarëdibran, dhe në kuadër të investimit madhor HC Skavica, në paketë me veprën, të futet edhe ndërtimi i rrugës Lidhja e Prizrenit dhe projekte tjera urbanizuese”.
Përfaqësuesja e prefekturës, znj. Donika Hysenaj dhe kryetari i bashkisë së Dibrës në detyrë, z. Shkëlqim Murrja e mbështetën idenë dhe u treguan të gatshëm që ta përçojnë dhe ta zhvillojnë më tej në konsultim me institucionet qeveritare.
Ndërsa përfaqësues të Shoqatës për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi u shprehën kundër nismës. “Ne jemi kundër çdo nisme që mbështet ndërtimin e Skavicës”, thanë ata në takim.
Një qëndrim të tillë kanë mbajtur edhe anëtarë të shoqatës në rrjetet sociale.
“Ka një keqkuptim të madh, herë pa dashje dhe herë e qëllimshme, tha për gazetën Hysen Uka. Unë e kam shprehur qëndrimin tim “pro” ndërtimit të Skavicës, siç kam shprehur qëndrimin se nuk mund të ketë asnjë vendim pa miratimin e banorëve. Pra, ndërtohet ose jo Skavica, propozimi im nuk ka lidhje.
Ajo që dua të theksoj është se lidhja e Rrugës së Arbërit me Aeroportin Zayd- Flatra e Veriut dhe Rrugën e Kombit, përmes Rrugës Lidhja e Prizrenit, tashmë është një domosdoshmëri. E pse të mos jetë aeroporti Flatrat e Veriut edhe i Dibrës?! Pse të mos kyçet Rruga e Arbrit me Rrugën e Kosovës? Kukësi tashmë është një nyje e rëndësishme e infrastrukturës, me rrugën e Kombit dhe aeroportin, dhe rruga Lidhja e Prizrenit kyçet në këtë nyje. Banorët e Luginës së Drinit fitojnë një hapje dhe lëvizshmëri optimale drejt veriut dhe Kosovës”.
“Fakti që qeveria shqiptare është e angazhuar për ndërtimin e Skavicës, është një realitet i ri, me të cilin duhet të përballemi. Është një mundësi për të zgjedhur mes Dibrës dhe largimit prej saj. Është një mundësi që jo vetëm të kërkojmë ndërtimin e Rrugës Lidhja e Prizrenit”, por të kërkojmë edhe projekte të tjera me qëllim mosbraktisjen e Dibrës. Është koha për të vrarë mendjen për ide e projekte, jo për të sulmuar idetë e njëri-tjetrit” – thotë Hysen Uka.
Ai thotë se ka qenë në Zalldardhë, në Reç, në Draj Reç dhe atje ka takuar njerëz që janë gati të venë kushte në çdo lloj marrëveshje për Skavicën, me qëllim ndërtimin e Rrugës Lidhja e Prizrenit. Njerëzit duan të ndërtojnë jetën këtu, jo të marrin 5 lekë nga shpronësimet dhe të largohen.
Hysen Uka ka qenë ideatori i parë i Rrugës së Arbërit dhe përvoja në këtë lobim i ka treguar se çfarë njerëzit duan, është e arritshme.
“Unë them të mbledhim mendje, siç e mblodhëm për Rrugën e Arbërit, të kapim momentin e të mos humbim edhe 25 vite të tjera, por kam frikë se sa ta bëjmë mend ne, dibranët, do të mbyllet kuvendi, e mendja pas kuvendit nuk vlen”.
Korresp. Rr.A.