Nga Halil RAMA
Libri “Laseri në Oftalmologji” është konceptuar të shërbejë si një bashkudhëtar i fuqishëm për oftalmologjistët klinikë dhe siguron një ilustrim të mirë të koncepteve bazë të terapisë së laserit për shoqërime okulare të ndryshme të lidhur me kapakët, kornën, kristalinin dhe retinën”, – shprehet ndër të tjera prof.Zhugli
Pas tri dekadash pa ndërprerje në gazetari, me sytë mbërthyer nga ekrani i kompjuterit, konstatova dëmtimin e perdes së syrit, një patologji kjo problematike që konsiston në zvogëlimin e imazhit të gjërave të largëta dhe të larta. Në këtë gjendje, si çdokush tjetër i prekur nga kjo patologji, iu drejtova mjekut okulist. Dhe ai që bëri mrekullinë, duke më rikthyer dritën e syrit qe Prof.asoc.dr.Ali Tonuzi – Kirurg Vitreoretinal në Departamentin e Okulistikës të Spitalit Francez në QSUT (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”). Për t’i shprehur mirënjohjen si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut, hodha disa rreshta për profilin e tij në websitin e një portali të njohur, pa e ditur që pas atij statusi do të vërshonin mijëra falenderime për të. Janë këto vlerësimet më objektive nga “foltorja” më e besueshme, jo vetëm e pacientëve të operuar prej tij, por edhe e përfaqësuesve të elitës mjeksore. Njëri prej tyre, Dr.Nexhat Kala,- otorinologu i njohur, ish-nëndrejtor i QSUT dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, këtë “dyndje” mirënjohjeje të pacientëve e shpjegon me nivelin e lartë profesional të okulistit të talentuar Ali Tonuzi, shpirtin human dhe reputacionin që ai e ka fituar me punën e përkushtimin qytetar, me sjelljen dhe shërbimin shembullor, pa i diferencuar në asnjë rast pacientët.
Prof. ZHUGLI: LIBRI I DR. ALI TONUZIT “LASERI NË OFTALMOLOGJI”, VEPËR ME VLERA SHKENCORE
Prof.asc.dr.Ali Tonuzi, në mesin e moshës së tij ka arritur një karrierë të shkëlqyer akademike dhe profesionale. Jo vetëm si një okulist famoz (ndër të vetmit në rang vendi e rajoni që kryen operacione të shkallës së lartë), por prej dy dekash edhe si një ndër pedagogët më të mirë në Departamentin ORL-Okulistikë të Fakultetit të Mjeksisë në Universitetin e Mjeksisë Tiranë. Ai është përfshirë intensivisht në botën akademike pasi fitoi titullin “Doktor i Shkencave Mjeksore” ( Maj 2002) dhe Prof. Asc në Tetor 2012. Produkt i punës së thelluar studimore shkencore është edhe libri i tij “Laseri në Oftalmologji” për të cilin prof.Sulejman Zhugli pohon se është teksti i parë që botohet në fushën e Oftalmologjisë në vendin tonë, llojet dhe përdorimet e shumta të tij në këtë fushë. Libri është shkruar thjeshtë, i ilustruar me shumë figura, duke e bërë tekstin shumë të kuptueshëm për të gjithë gjeneratën e oftalmologjistëve dhe më gjerë. “Ky libër është konceptuar të shërbejë si një bashkudhëtar i fuqishëm për oftalmologjistët klinikë dhe siguron një ilustrim të mirë të koncepteve bazë të terapisë së laserit për shoqërime okulare të ndryshme të lidhur me kapakët, kornën, kristalinin dhe retinën”,-shprehet ndër të tjera prof.Zhugli në paraathënien e këtij libri.
Padyshim që kjo karrierë e shkëlqyer profesionale dhe akademike e prof.asoc.dr.Ali Tonuzit ka patur si bazë studimet universitare me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjeksisë, Tiranë, dega Mjeksi e Përgjithshme (1986-1991), për të vijuar me “Diplomë Kualifikimi”, Specializim në Departamentin e Okulistikës, Tiranë (1992-1996) dhe në vitin 1997, ndoqi dhe përfundoi Shkollën Pasuniversitare (SHPU). Për të arritur në këtë stad kualitativ dhe akademik, prof.as.dr. Ali Tonuzi ka kryer disa trajnime dhe kualfikime, si: Kirurgji Okulare (Syrit) në Malaga – Spanjë; Specializim në Okulistikë (ORBIS) në Varna – Bullgari; për Kirurgjinë e Kataraktit pranë Universitetit Charles – Pragë, Republika Çeke; Program trainimi në Phacoemulsification, në Aravind Eye Hospital Coimbatore – Shteti, Tamilnadu, INDIA si dhe Felloëship në Menaxhimin Medikal & Kirurgjikal në Semundjet e retines dhe Vitrosit, në Aravind Eye Hospitals & Postgraduate Institute of Ophthalmology. India.
Si njohës perfekt i anglishtes e frëngjishtes në të lexuar, shkruar e folur, Prof.asc.dr. Ali Tonuzi, njëherësh ndër anëtarët më aktiv të Shoqatës së kirurgëve vitreoretinal të Indisë dhe Shoqatave Shkencore të Okulistëve të Shqipërise e asaj të Kosovës, është pjesëmarrës dhe referues dinjtoz në disa kongrese e konferenca Shkencore, kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, si në Bern e San Galen – Zvicer, Romë – Itali, , Prague – Czech Republik, Morfild – Londër, Dubrovnik- Kroaci, Sarajevë – Bosnje Hercegovinë, Kerala – Shteti Tamilnadu India, Ljubljana – Slloveni, Thessaloniki – Greqi , Helsinki – Finland , në Prishtinë, Stugë. Etj.
Prof.asc.dr.Ali Tonuzi është autor i dhjetra artikujve dhe botimeve shkencore në revista e buletine shkencore të vendit e ato ndërkombëtare.
AKTIVITETI PROFESIONAL
Aktiviteti profesional i Prof.asc.dr.Ali Tonuzit konsiston në zbulimin për të parën herë të të sëmurëve me retinitis nekrotizant nga CMV dhe të sëmurëve me endoftalmit endogen nga HIV. Po ashtu, në trajtimin e endoftalmitit me vitrektomi dhe injeksione intravitreale; përdorimin e triamcinolonit në edemën makulare diabetike; përdorimin e avastines në edemën makulare cystoide; trajtimin bashkohor të degeneracionit makular senile të njome me Anti-VEGEF, Lucentesis dhe TPP, PDT; përdorimin e laserit në edemën makulare diabetike (Fokal laser); përrdorimin e laserit për fotokoagulacionin panretinal ne retinopatin diabetike proliferative si dhe trajtimin e okluzioneve venoze retinale me laser.
Specialistët e fushës i njohin prof,asc,dr.Ali Tonuzit meritën e trajtimit për herë të parë të të sëmurëve me dislokim të lensit në trupin vitroz me vitrektomi anteriore dhe fiksim skleral në dhomen e pasme; aplikimin e Barage laser për degeneracionet dhe çarjet retinale periferike për parandalimin e shkolitjes retinale, përdorimin për herë të parë të Ganciklovirit intravitreal dhe cor vitrectomi në endoftalmitin nga HIV- i dhe CMV; trajtimin kirurgjikal në sindromë Marfan dhe riaftesim të plote të të semurit me anë të fiksimit të inplantit në sklere dhe vitrektomi anteriore si dhe të Trans plana vitrektomi në hemoragjitë masive vitreale dhe rrethim me buckel në shkolitjet retinale dhe injeksion i vajit të silikonit.
Me këto ndërhyrje kirurgjikale të sukseshme ai është bërë nga kirurgët vitreoretinal më të njohur e preferuar nga pacientët, jo vetëm vendas por edhe nga shtetet e rajonit.
KIRURGU VITREORETINAL QË KRYEN NDËRHYRJET MË TË NDËRLIKUARA NË SY
Prof. asc. Dr. Ali Tonuzi – oftalmolog, kirurg i vitroretinës, që e ushtron profesionin prej afro tri dekadash, si dhe një nga pedagogët e mirënjohur të Univeristetit të Mjeksisë (udhëheqës shkencor i temave të disa doktorantëve) është ndër të rrallët që ka realizuar me sukses mijëra operacione të ndërlikuara.
Ai bën të ditur se prej vitesh Sherbimi i Okulistikës ofron me sukses një gamë të gjërë të ndërhyrjeve kirurgjikale në sy me teknika bashkëkohore dhe se prej vitit 2019 e në vazhdim është siguruar nga spitali e gjithë paketa e kataraktës që vazhdon të aplikohet me sukses në këtë shërbim. Ndërkohë, Qendra Shqiptare e Syve, drejtuar nga Prof.asc.dr.Ali Tonuzi, është ndër më profesionalet, ku përveçse vizitave të përgjithshme okulistike janë kryer dhe kryhen me sukses ndërhyrje të ndërlikuara, si kirurgji strabizmi; pterigium; kirurgji katarakte; kirurgji glaukome; lazer për retinën; kirurgji vitreoretinale; trajtim i syrit të verbër të dhimbshëm; proteza okulare; plastikë e syrit si dhe hapje e kanalit të lotit endoskopike (pa qepje).
Dr.Tonuzi gjatë karrierës së tij profesionale dhe akademike ka marrë disa vlerësime nga institucione e agjenci të specializuara, për nivelin e lartë profesional, përkushtimin dhe cilësitë njerëzore dhe si hartues i suksesshëm i një sërë leksionesh universitare në fushën e mjekësisë.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe talenti i Dr.Ali Tonuzit është vlerësuar edhe nga shoqata Shqipëri-Itali. Kjo shoqatë i akordoi atij para disa ditësh një Mirënjohje në vlerësim të kontributit të shquar në fushën e mjekësisë dhe në atë të jetës akademike e universitare.
Dr.Tonuzi, 54 vjeç, ka tashmë më se çerek shekulli në shëndetësi. Në duart e tij kanë kaluar me dhjetra e dhjetra mijëra pacientë të cilët i kanë besuar dritën e syve këtij mjeku okulist të talentuar, ku prej shërbimit të marrë kanë qenë mjaft të kënaqur. Për tri dekada këtu në Shërbimin e Okulistikës të Spitalit Francez në QSUT ai ka dhënë provat e një mjeku mjaft të aftë dhe ambicioz në profesion.
Në kohët që jetojmë kemi nevojë për njerëz të mirë të mençur, vizionarë që të nderojnë jo vetëm një punë ku marrin një rrogë mujore, po shumë më tepër. Kohët që po jetojmë na bëjnë që ta kthejmë dhe më shumë syrin nga mjeku, nga humanizmi i tij. Për ta bërë më saktë portretin e tij do të citoja fjalët e një pacienteje. “Sa hyn dhe shikon Dr. Aliun, të rregullohen vetë sytë e s’ke më nevojë për syze.” Në këtë përditshmëri ai mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësues i elitës intelektuale shqiptare. Kjo sepse ka qenë njësh me pacientin, i shkrirë në nevojën e tij duke iu gjendur sa herë i lypte nevoja. Vlerësimi për dibranin e mirë dhe të zotin, Prof.asc.dr.Ali Tonuzin për çfarë ka dhënë në profesionin e tij si mjek dhe si profesor është i merituari dhe të tilla vlerësime nuk duhet të mungojnë për profesionistët.