Edukimi patriotik nëpërmjet kulturës dhe artit


Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit” fitues i dhjetra çmimeve të para e trofeve në disa festival kombëtare e ndërkombëtare

Nga Muharrem GJOKA*

Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, i shdnrruar tashmë në një institucion interpretues dhe përçues të vlerave më të mira kulturore-artistike, me repertorin e tij mjaftë të larmishëm ka luajtur dhe luan rol edukativ për publikun e ri, sepse dashuritë e mëdha fillojnë herët e jo pas moshës 50 vjeçare. 

Edukimi përmes kulturës ka qenë dhe është mision i këtij ansambli. Dhe kjo jo me fjalë, por e konkretizuar në dhjetra festivale kombëtare e ndërkombëtare, ku është nderuar me disa çmime të para e trofe. Treguesi më i qartë për këtë është vetë emri i ish- partizanit të Brigadës së Parë Sulmuese, artistit famoz Hazis Ndreu që mban Ansambli, që si koreografi dhe kërcimtari virtuoz i valles dibrane ka mahnitur mijëra shkuesit në Festivalin Botëror të Rinisë në Moskë (1957), ku merrnin pjesë 20 mijë konkurues nga 180 vende, si dhe në dhjetra festivale kombëtare e ndërkombëtare, ndërkohë që botimet e tij studimore-shkencore janë referenca të mirëfillta për studjuesit e sotëm të historisë, traditës e etnokulturës. Referuar kësaj tradite, gjatë vitit 2021, ky Ansambël mori çmimin e parë në Festivalin virtual ndërkombëtar në Stamboll, në valle, këngë dhe instrument, ndërsa në Festivalin “Sofra Dardane” u vlerësua me Çmimin e Madh.

Me performancën e tij dhe nivelin e lartë artistik në interpretimin e valleve e këngëve popullore e qytetare, Ansambli u prezantua denjësisht në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të këngëve dhe valleve popullore në Kërçovë -Maqedonia e Veriut.

Dhe vetëm pas një muaj performoi shkëlqyer në Festivalin Ndërkombëtar “Saraj Fest 2021” në Shkup – Maqedonia e Veriut. Po ashtu artistët e këtij Ansambli shkëlqyen edhe në Festivalin “Kënga dhe Vallja Dibrane në Ulqin”.

Këngët dhe vallet epike e lirike, të interpretuara mjeshtërisht nga artistët e këtij ansambli kanë marrë vlerësimin e publikut edhe në Festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen” (ku morën Çmimin e Parë); në Festivalin “International Folk Festival Tirana”; në Koncertin me rastin e marrjes së titullit “Lura Nderi i Kombit”; në Koncertin e fundvitit “Gëzuar nga Mot”; në Koncertin e Madh festiv të RTSH  “Urim i Bardhë”; në Koncertin me personalitetet e shquara të kulturës, artit, politikës e biznesit si dhe në Koncertin festiv në bashkëpunim me Bashkinë Dibër.

Ngjarje e madhe për Ansamblin Artistik “Hazis Ndreu” ishte marrja e titullit të lartë “Naim Frasheri”, si dhe vleresimi me titullin e lartë “Mjeshter i Madh” i presidentit të Ansamblit Z. Muharrem Gjoka dhe koreografit Avni Ndreu.

Në shfaqjet e organizuara herë pas here nga ky ansambël kanë performuar artistët: Arif Vladi – “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut, Liri Rasha – “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, Vera Laçi – “Mjeshtër i Madh”, Zaim Tollja, etj.

Meritë të veçantë ka udhëheqësja artistike Earta Ndreu – koreografe dhe valltare e shumëtalentuar.

Krijmtaria e këtij ansambli, e ardhur nga ajka e kompozitorëve si: Përparim Tomçini – “Mjeshtër i Madh” (pas vdekjes), Edmond Zhulali – “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, Kol Susaj – “Mjeshtër i Madh”, dhe udhëheqja artistike nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Xhelil Ymeraj dhe mjeshtrit të koreografisë Avni Ndreu – “Mjeshtër i Madh”, ja kanë rritur vlerat dhe përmasat këtij ansambli duke i dhënë statusin e një ansambli kombëtar profesionist.

Ansambli ka performuar në disa televizione prestigjoze ndërkombëtare e kombëtare si: Rai Uno, Tv Romania, TRT Turk, RTK Kosovë, RTV Koha Tetovë, Top Channel, Vizon Plus, Tv Klan, TVSH, etj, ku janë dalluar për nivel të lartë interpretimi artistik  këngëtarja dhe valltarja Erida Stana, valltaret: Fabjon Isufaj,  Eralda Jaurri, Ergys Doçi, Kristjan Kavalli, Marsida Zhgjuni, Orinda Prenci, Rexhina Qerimi, Livia Bushpepa, Ledion Zhgjuni, Sara Ndreu, e tjere.

Ndërkohë arritjet e Ansamblit janë promovuar më së miri nga Mjeshtri i  moderimit, gazetarisë sportive dhe dokumentarit televiziv Defrim Methasani, si dhe nga publicisti e shkrimtari i mirënjohur Halil Rama – Mjeshtër i Madh, autor i 20 librave me monografi, kritikë letrare e publicistikë.

Por, nëse Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit” është bërë i njohur për dhjetra trofe e çmime mbarëkombëtare e ndërkombëtare, kjo i dedikohet parasëgjithash një emri të spikatur. Ai është Avni Hazis Ndreu, themelues dhe drejtues i këtij ansambli emërndritur, të dekoruar nga Presidenti i Republikës me Titullin “Naim Frashëri”, me motivacionin:“Për veprimtarinë e shquar në mbartjen, ruajtjen dhe përsosjen e traditave, folklorit dhe trashëgimisë së çmuar etnokulturore të trevës së Dibrës. Me mirënjohje për përkushtimin, shpirtin artistik dhe talentin që ka shpalosur në skenat shqiptare dhe të huaja këngët dhe vallet tradicionale, veshjet koreografike si dhe meloditë e pasura burimore të shumë brezave dibranë”. Kjo, për faktin se ky Ansambël është promovuesi i vlerave më të mira të kulturës sonë kombëtare, të cilat synon t’i pasurojë më tej në festivalet e takimet kombëtare e ndërkombëtare gjate vitit 2022 të saponisur në start të mbarë.

 * Autori është President i Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”. Mban titullin “Mjeshtër i Madh”.