Argumentet e qeverisë se ndërtimi i HEC Skavica mënjanon ose parandalon përmbytjet në zonën e nën Shkodrës, është i gënjeshtër, pasi liqenet e HEC-ve në kaskadën e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 orë dhe për një periudhë 4-5 ditë pa ndërprerje, detyrojnë autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkojë nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekondë dhe duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës. Po kështu, në përmbytjen e nën Shkodrës ndikojnë dhe tejmbushja e liqenit të Shkodrës nga lumi Moraça që mbledh ujrat e 3/4 të territorit të Malit të Zi dhe derdhet në pjesën veriore të liqenit të Shkodrës. Po kështu edhe ujërat e lumit Kir që derdhet në pjesën fundore të lumit Drin, para se të bashkohet me lumin Buna.
Nga Shemsi Prençi
O sot o kurrë duhet të ngrihemi të bashkuar, për ta mbrojtur Dibrën nga qëllimet ogurzeza të qeveritarëve të korruptuar.
Dibra sot ka nevojë për të gjithë. Ka nevojë për ata që nuk u larguan kurrë nga Dibra. Ka nevojë për të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë larguar e banojnë gjithkund në Shqipëri e nëpër botë.
Dibrën dhe dibranët fatkeqësisht e kanë braktisur politikanët, deputetët dhe ish-deputetët, pasi asnjëri prej tyre, majtas e djathtas, ende nuk kanë reaguar për Hec Skavica.
Një gjë të tillë nuk e bëjnë sepse nuk duan të prishen me shefat e partive, të cilët sapo vijnë në pushtet, dalldisen pas korrupsionit dhe nuk pyesin për dibranët, për Dibrën, për historinë dhe vlerat e sajë.
Hidrocentrali i Skavicës nuk shkatërron vetëm Dibrën.
Për shkak të detyrave që kam kryer në plot 32 vite, do të mundohem të arsyetoj disa nga faktet për të cilat HEC Skavica nuk duhet ndërtuar dhe Dibra, Kukësi e Prizreni duhen mbrojtur me çdo kusht e me çdo çmim!
Para se të mundohem të sjell argumente, dua t’ju kërkoj ndjesë specialistëve të fushave të ndryshme dhe jam i hapur të mirëpres vërejtje dhe korrigjime profesionale prej tyre.
Së pari, HEC Skavica, nëse realizohet, shuan një pjesë të mirë të trojeve dhe historinë e lavdishme të Dibrës dhe dibranëve që luftuan në shekuj për lirinë e kësaj treve të lakmuar nga turqit e serbët.
Së dyti, Argumenti i qeverisë se ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës përmirëson situatën energjetike të Shqipërisë duket shumë primitiv, pasi nuk mundesh të sakrifikosh një trevë me histori të lavdishme, një trevë me bukuri dhe resurse turistike, një trevë me pasuri minerale, vetëm për interesa pragmatiste të qeveritarëve të korruptuar me pretekstin se “do të përmirësojnë situatën energjetike në Shqipëri”.
Ndërkohë që sot, burimet hidro nuk kanë prioritet në raport me burimet energjetike të erës dhe rrezeve diellore, ose TEC-eve me djegie, të cilat mbizotërojnë për faktin se nuk përmbytin ose zhdukin pasuri natyrore, zona turistike dhe njëherazi burime nëntokësore minerale etj.
Së treti, Argumentet e qeverisë se ndërtimi i HEC Skavica mënjanon ose parandalon përmbytjet në zonën e nën Shkodrës, është i gënjeshtër, pasi liqenet e HEC-ve në kaskadën e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 orë dhe për një periudhë 4-5 ditë pa ndërprerje, tejmbushen nga lumenjt Drini i Bardhë, Valbona, lumi i Nikaj-Merturit, lumi i Shalës si dhe shumë lumenj e përrenj të territoreve Tropojë, Has, Pukë e Shkodër, duke detyruar autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkojë nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekondë dhe duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës.
Po kështu, në përmbytjen e nën Shkodrës ndikojnë dhe tejmbushja e liqenit të Shkodrës nga lumi Moraça që mbledh ujrat e 3/4 të territorit të Malit të Zi dhe derdhet në pjesën veriore të liqenit të Shkodrës. Po kështu edhe ujërat e lumit Kir që derdhet në pjesën fundore të lumit Drin, para se të bashkohet me lumin Buna.
Pra, baseni i ujërave Drini e Buna është padyshim baseni më i madh në Ballkan e më gjerë.
Ekspertë europianë e botërorë kanë ofruar për qeverinë shqiptare të tjera variante më ekonomike dhe më të sigurta për parandalimin e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës, duke e ndarë rrjedhjen e Drinit në dy degëzime në zonën e Vaut të Dejes drejt detit Adriatik, ashtu siç ka qenë para 100 viteve.
Ekspertë europianë e botërorë kanë ofruar për qeverinë shqiptare të tjera variante më ekonomike dhe më të sigurta për parandalimin e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës, duke e ndarë rrjedhjen e Drinit në dy degëzime në zonën e Vaut të Dejes drejt detit Adriatik, ashtu siç ka qenë para 100 viteve.
Së katërti: Ndërtimi i HEC Skavica përbën rrezik, sepse ndërtohet në terrene shkëmbore jo shumë të qëndrueshme, duke marrë parasysh se niveli i digës së parashikuar në kuotën 443 m garanton një kapacitet ujëmbledhës nga 2.6 deri në 3.2 miliard m3 ujë, çka mbetet një rrezik i vazhdueshëm në periudhën e amortizimit dhe degradimit vit pas viti, ashtu si dhe ka ndodhur me disa hidrocentrale në shumë vende të Europës dhe botës, duke shkaktuar katastrofa me qindra mijëra jetë njerëzore (kujtojmë këtu rastin e vitit 2016 në Bosnje-Hercegovinë).
Kjo do të ishte shumë e rrezikshme jo vetëm për Dibrën, por më së shumti do ishte një “vdekje” mbi krye për popullin e qytetit të Kukësi dhe fshatrave përreth, si dhe për popullin e Prizrenit dhe Zhurit.
Prandaj dhe në të ardhmen mendoj se duhet sensibilizuar edhe kjo pjesë e popullsisë për tu bashkuar në reagimin kundër HEC Skavica.
Së pesti: Ndërtimi i HEC Skavica dhe liqeni ujëmbledhës me një kapacitet nga 2.6 deri 3.2 miliard m3 ujë shtrihet në një zonë me ndjeshmëri të lartë sizmike që shtrihet mbi nënpllakën tektonik që shtrihet në aksin Prizren-Kukës-Dibër-Librazhd-Korçë. Mund të sjellim në vëmendje termetin e vitit 1967 dhe 2009 dhe në kushtet e mbingarkesës me miliarda m3 ujë pasojat do të ishin katastrofike për Kukësin dhe Prizrenin.
Së gjashti: Forma më efikase për të kundërshtuar ndërtimin e HEC Skavica, do të ishte bashkimi Dibra, Dibra e Madhe, Kukësi dhe Prizreni për protesta të fuqishme, por dhe mbledhja e mbi 50 000 firmave si dhe kundërshtimi në Gjykatën Kushtetuese, si e vetmja rrugë juridike dhe kushtetuese.
Së shtati: Mendoj se duhen ngritur struktura dhe organizma juridike dhe popullore për reagim paralel edhe në pikëpamje ligjore edhe me protesta të fuqishme.
Ky proces i reagimit popullor kërkon bashkim dhe jo përjashtim e përplasje në rrjetet sociale për interesa personale, si edhe kemi lexuar për fatin e keq.
Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera që sjellin në vëmendje të opinionit publik: Unë jam gati të jap gjithçka për mbrojtjen e trojeve dhe varreve të të parëve tanë, por në mënyrë të veçantë për të mbrojtur Dibrën dhe varret e atyre që mbrojtën me gjak Dibrën në luftërat shekullore kundër turqve e serbëve.
Bashkohu dhe ti!
Bashkohuni dibranë kudo që jeni!
Bashkohuni dhe ju, kuksianet e historisë së lavdishme të popullit shqiptarë, që e vuani grabitjen e pronave nga ndërtimi i HEC Fierzë, e ku dhe pas 60 vitesh ende nuk keni marrë kompensimet e pronave nga qeveritë mashtruese, por dergjeni prapa zyrave të burokracisë shtetërore.
Bashkohuni dhe ju, shqiptarë të trojeve të Prizrenit dhe Zhurit, që të mos e keni “vdekjen” mbi kokë nesër.
Bashkimi zhbën çdo vendim të qeverive korruptive dhe zmbraps çdo okupator e grabitës pronash.
Po Dibrës! Po Kukësit! Po Prizreni! Jo Skavicës