20 VITE NJE GAZETE:
Një zë. Një kujtesë. Një komunitet

Të nderuar bashkëpunëtorë, donatorë, miq dhe lexues, 
Me rastin e 20-vjetorit të gazetës “Rruga e Arbërit”, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje jubileu dhe mirënjohjeje, kushtuar dy dekadave të gazetarisë, kujtesës dhe shërbimit ndaj komunitetit.

Përgjatë këtyre 20 viteve, gazeta ka qenë pranë njerëzve dhe ngjarjeve të Dibrës, këndej dhe andej kufirit, duke ruajtur kujtesën lokale dhe duke sjellë fjalën e lirë te lexuesit e saj.
Lexo më shumë