Të nderuar bashkëpunëtorë, donatorë, miq dhe lexues, 

Me rastin e 20-vjetorit të gazetës “Rruga e Arbërit”, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje jubileu dhe mirënjohjeje, kushtuar dy dekadave të gazetarisë, kujtesës dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Përgjatë këtyre 20 viteve, gazeta ka qenë pranë njerëzve dhe ngjarjeve të Dibrës, këndej dhe andej kufirit, duke ruajtur kujtesën lokale dhe duke sjellë fjalën e lirë te lexuesit e saj.
Kjo mbrëmje do të na mbledhë së bashku për të kujtuar rrugëtimin e deritanishëm, për të vlerësuar kontributet dhe mbështetjen ndër vite, si edhe për të ndarë vizionin për vazhdimësinë e kësaj historie të përbashkët.
Ju mirëpresim!
📅 DATA: 29 Maj 2026
⏰ ORA: 18:00
📍 VENDI: Salla “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Prania juaj do të ishte një nder i veçantë dhe një vlerësim domethënës në këtë përvjetor.
Ju lutem, nëse mendoni se mund të mbani një fjalë të shkurtër, deri në 3 min, ju lutem me thoni me një email ose mesazh.
Ne po përpiqemi të botojmë një numër jubile, kështu nëse mendoni se mund ta botojmë fjalën tuaj, na e nisni para tër mërkurës, date 27 maj 2026.
Faleminderit!
Per informacion: 069 20 68 603 / Email: rrugaearberit@gmail.com
