TË PUNOJMË SË BASHKU PËR NJË FJALOR TË TË FOLMES DHE TOPONIMISË SË DIBRËS*

Ftesa e parë është për një Fjalor për të folmen e Dibrës. Ftesa e dytë është për mbledhjen dhe tubimin e toponimeve (emrave të vendeve) të Dibrës. Më pas, edhe për toponimet – një fjalor. Do të shpjegojmë shkurt vlerën dhe dobinë e këtyre dy punëve të mëdha.

E folmja e Dibrës bën pjesë në nëndialektin e gegërishtes qendrore. Është një e folme konservative në disa aspekte.

Lexo më shumë

Krijohet “Union Lura”, një përpjekje e qytetarëve për t’i rikthyer Lurës lavdinë e dikurshme

Më 29 qershor, në mjediset e hotel Tirana International në Tiranë është themeluar shoqata “Union Lura”.
Në një postim në FB, Abaz Deda, një nga anëtarët themelues të shoqatës, falënderoi në emër të Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës, të gjithë anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme, të ardhur nga qytetet dhe zonat në të cilat lurianët kanë ndërtuar jetën e tyre dhe përfaqësojnë denjësisht vlerat dhe traditat e Lurës në këto vende.…

Lexo më shumë

Kultura, Historia dhe Tradita Shqipëre prezantohet në Minnesota

Stenda Shqiptare në Festivalin e Kombësive.

“Edhe pse Stenda ishte, sipas mendimit tonë modeste, nga përshtypjet e vizitorëve doli një nga më të mirat. Interesimi për Shqipërinë, është i jashtëzakonshëm, dhe ndoshta duhet menduar më seriozisht për turizmin e organizuar. Shqipëria, edhe sikur vetëm turistike, do ishte një minierë floriri për banorët e saj”.

Agim Deva, bashkëshortja e tij Suela, së bashku me vullnetarë të tjerë nda Komuniteti Shqiptar, për katër ditë me radhë prezantuan Shqipërinë në Festivalin e Kombësive, që u mbajt në Minnesota të SHBA më 3-6 maj 2018.…

Lexo më shumë

Nerilda Meda: Ëndrrat ndiqen duke punuar fort!

– Je një zë premtues në fushën e gazetarisë dhe marketingut. Për një publik që të njeh më pak, kush është Nerilda?

– Nerilda është një vajzë shumë kërkuese, ambicioze dhe punëtore. Një vajzë që do ta dashuronte letërsinë edhe pse në moshën 12 vjeçare do të kthehej në atdhe pa njohur mirë gjuhën shqipe.

U rrita me një kulturë tjetër, me një kulturë ku trashëgimia ishte e shenjtë, traditat ruheshin me fanatizëm dhe gjithçka përcillej te fëmijët me pasion e dashuri.…

Lexo më shumë

Xhelal Karoshi, ushtaraku që kujtohet me respekt nga Jugu në Veri

Në fillim të qershorit u nda nga jeta, në moshën 70 vjeçare, Xhelal Selman Karoshi.
Xhelali u lind në Tiranë më 25 mars 1948, por shumë shpejt familja e tij u kthye në vendlindje, në Fushë Alie të Dibrës. Xhelali lindi në një familje atdhetare. Babai i tij, Selman Karoshi, kishte kryer studimet ushtarake në Itali dhe prej andej u përfshi me forcat partizane, deri në çlirimin e plotë të vendit..…

Lexo më shumë

Rafting lumenjve të Dibrës që s’bëzajnë

I kam jetuar lumenjtë e Dibrës, të vegjëlit duke udhëtuar anash tyre, duke i kaluar në ura teli apo në trungje pishe me gozhda mbi pardia, thupra apo furde.
Në Murrë jam futur hurdhave të thella e zhytas kam provuar të kap ndonjë troftë rrëshqitëse sa edhe ngjalës ia kalon.
Me Drinin jam lidhur që fëmijë kur zhytesha hapa këmbësh mbi qafën e dajë Ganiut e më vonë lidhur pas mesit me hinka, “kunguj ujës” siç i quanim dhe i mbillnim në kopsht.…

Lexo më shumë

Me Rrugën e Arbrit, Dibra kthehet në kopshtin e Tiranës

Më 10 nëntor, u bëra pjesë e një darkë që qeveria shtroi me anëtarët e saj të kabinetit, funksionarë dhe punonjës të administratës.
Salla e katit të poshtëm të Hotel “Verit”, aty ku qeveria kishte zhvilluar më parë mbledhjen e saj, ishte e mbushur plot. Në secilën tavolinë ishin vendosur drejtuesit e ministrisë përkatëse dhe vartësit e saj në qark.
Në tavolinën nr.…

Lexo më shumë

Ike o Besim Daci, parajsa është jotja!

E kisha bërë të derdh ndjenjat e mija të shpirtit për komshiun tim në hyrjen tjetër të pallatit tonë në Peshkopi, Besim Dacin, shoferin e “Korabit”, qytetarin, prindin e përkushtuar, njeriun që e vlerësoja si “Qytetar Nderi” i trevës ku lindi, u rrit, bëri emër të përveçëm…
Sa ishte në jetë…
Tash, me hidhërim mësoj nga e bija, Zhuljeta, se Besim Daci iku…
Iku për të bërë vend në parajsën njerëzore.…

Lexo më shumë
1 120 121 122 123 124 162