Nga Osman Xhili
Data 6 maj bëri bashkë një grup jo të vogël njerëzish. Kishin ardhur në Dibër nga anë të ndryshme të vendit, nga Tirana Shkodra, Çamëria, Tuzi, Shkupi, Tetova,Kosova e shumë rrethina të tjera. Natyrisht kishte dhe dibranë, që si vendas, që ishin, i shoqëronin dhe i respektonin miqtë, që na nderonin.Inxhinjeri Munir Hoxha, profesori Hysen Uka, poetesha Miranda Derti e shumë të tjerë e zbukuronin takimin me praninë e tyre.…
Heronjt i kemi të shpatës dhe të pushkës, të penës dhe të kulturës. Por, brezi im, kur shqipton fjalën “hero”, ka parasysh vetëm të parët, se qemë mësuar dhe edukuar me ta, se jeta nën diktaturë e presupozonte flijimin. Mbas Luftës së Dytë Botërore, që shkaktoi kaq shumë vuajtje dhe fatkeqësi, humbje në njerëz, qëndrimi ndaj heronjve dhe heroizmit ka ndryshuar.…
Kur lexon librin e të nderuarit Qazim Prejsi, titulluar “Katër-Grykët e Dibrës, Vendlindja jonë” (vëllimi i parë dhe i dytë) vetvetiu lexuesit i lind pyetja: Ku e gjenë ky njeri gjithë këtë vullnet e përkushtim për të dokumentuar historinë e një zone që nga lashtësia e deri në ditët e sotme dhe cila është shtysa që e nxit në këtë ndërmarrje, satë vështirë, po aq edhe me përgjegjësi.…
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia me 7 prill ishte një akt agresiv ndaj një vendi të vogël, të lirë dhe paqedashës. Ky pushtim ishte përgatitur dalëngadalë gjatë regjimit të Zogut, me anë të marrëveshjeve politike dhe ekonomike, që e kishin kthyer vendin në një gjysmë koloni. Si gjithë shqiptarët, dibranët duhet të përballonin jo vetëm prapambetjen që kish ardhur nga luftërat e gjata me pushtuesit osmanë, serbë (1912-1921), bullgarë, austriakë në vitet 1916-1918, por edhe nga masat represive të qeverisë Zogut që shpejtuan pushtimin e skllavërimin e Shqipërisë.…
Mulla Gafurr Brika lindi në fshatin Ploshtan të nën/ Prefekturës së Bice më 15.04.1875 nga prindër Rrahman Brika Emine Brika (Hafuzi).
Të enjten e 2 qershorit 2022 ndërroi jetë Hysni Bruçi, një nga personalitetet dibrane, i njohur për kontributin e tij real në zhvillimin e arsimit, letërsisë, artit dhe kulturës në Dibër.
A duhet sakrifikuar Dibra? Si banor i kësaj treve dhe që i përkas moshës së tretë, me plot bindje dhe me plot argument Dibra nuk ka asnjë arsye për t’u sakrifikuar qofshin këto Rajonale apo Kombëtare. Dibra jo njëherë, por shumë herë është sakrifikuar për interesat e mëdha të Dibrës e mbarë vendit.