A keni menduar të qëndroni disa netë në stan? Imagjino peizazhet më të rralla malore… Imagjino qindra kafshë që të zgjojnë në mëngjes me zhurmat e tyre të bukura. Imagjino një ditë si çoban në mal. Imagjino një krevat të ngrohtë në bjeshkë, pranë zjarrit, me miliona yje mbi kokë. Pa lukse, pa teknologji, në thjeshtësinë e një stani.
Kjo është aventura që na pret së bashku në bjeshkët e Lurës në datat 8-9-10 Tetor 2021.…
Autor: migaaved
Zaya – nga sytë e Nanës
Zaim Elezi ka krijuar simfoninë e tij në pikturë
Nga Dhimitri Çika*
E kam njohur Zaim Elezin ne shtatorin e vitit 1980.E njoh mirë krijimtarinë e tij, ndaj mendoj se meriton vëmendje.
Pse?
Krijimtaria e tij është e madhe dhe shumë e pasur, peshon shumë. Aty mund të shohësh gjithçka për një artist, që nuk ndal së kërkuari të bukurën, duke gjetur artin, që gjithmonë është pranë nesh, por rri fshehur.…
Një rrëfim mbi historinë më të bukur që ka përcjellë njerëzimi
Nga prof. Sadik Spahia*
Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit. Imazhi i gruas që krijon jeta është emblemë e vlerave të vërteta, të pastra dhe ndjenja e mbrojtjes ndaj krijesës së saj, na sugjerojnë lidhjen e dashurisë dhe të empatisë për të gjithë njerëzimin.…
Lulzim Plaku, djali i mrekullive
Nga Osman Xhili
Aty në qendër të Okshatinës, në anë të rrugës që të çon për Bulqizë e më pas për Tiranë, syri të kap pamje me të vërtetë interesante e magjepsëse. Të duket sikur sheh një galeri artesh, apo një ekspozitë piktorësh të mëdhenj. Në fakt, autori i kësaj mrekullie është Lulzim Plaku, një djalë i thjeshtë, që jeta e përplasi furishëm në dallgët e saja për mbijetesë.…
Pasioni për Dibrën i çidhnakut Mustafa Tola
Nga Abdurahim Ashiku
Do të desha që më 28 tetor 2021, në 100 vjetorin e betejës heroike të Lanë-Lurës, nga maja e Shkëmbi të Tajanit, prej ku pamja e Dibrës me Korabin në ballë e me Luginën e Drinit ku janë zhvilluar 18 nga 24 betejat fitimtare të Skënderbeut kundër turqve osmanlinj dhe dhjetëra beteja të dibranëve të vetëm në luftë kundër pushtuesve serbë, këngëtarët epikë Arif Vladi dhe Kastriot Tusha të këndonin hapakrahësh Himnin e Djelmënisë Dibrane…
Drin o lum i gjatë, plaku i malësisë,
A ke me ia lanë Dibrën Serbisë…
E kam njohur Mustafa Tolën një jetë të tërë.…
Luftërat e Dibrës kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave i hapën rrugën shtetit kombëtar shqiptar
Prof. Bajram XHAFA
Me rastin e 100 vjetorit të betejës së Lanë Lurës, 28 tetor 1921, organizojmë këtë akademi përkujtimore shkencore në këtë vit jubilar. Është beteja e fundit në ballafaqimet luftarake të dibranëve me serbët, në Luftën Çlirimtare të Dibrës kundër Intervencionit Ushtarak Jugosllav të viteve 1918 – 1921.
Beteja në Lanë Lurë në fakt përmbyllte një etapë historike të qëndresës luftarake të shqiptarëve me fqinjët ballkanikë dhe jo ballkanikë, periudhë që kanga popullore në mënyrë poetike e ka stampuar në vargun “Qe nantë vjet luftojmë me krajla”.…
Beteja e Lanë Lurës, epopeja e madhe e qëndresës
Nga Gëzim LOKA
Në arealin e luftërave të njëpasnjëshme dhe qëndresës së pathyeshme luriane kundër pushtimeve dhe tiranisë së të huajve, Beteja e Lanë Lurës e vitit 1920 është një faqe e ndritur historie, që do të bëjë krenare në jetë të jetëve jo vetëm Lurën e lurianët, jo vetëm Dibrën e dibranët, por gjithë shqiptarinë.
Në këtë betejë madhore shkëlqeu edhe një herë shpirti qëndrestar lurianë, guximi, trimëria, besa e burrëria luriane, virtytet më të mira të një krahine, ku kanë kaluar mbretër e perandorë, princa e gjeneralë, shkrimtarë e diplomatë të shquar, të cilët ia kanë ngritur zërin dhe lavdinë Lurës sonë.…
Vesel Murrja “Plaku” me famë i Dibrës
Nga ARIF MURRJA & XHELADIN MURRJA
1. Hyrje
Jeta dhe veprimtaria e Vesel Murrës është pjesa e gjashtë e studimit “Kronologjia, e fisit Murrja në Luzni të Dibrës”. Vesel Murrja lindi më 1884 dhe vdiq në shkurt të vitit 1961. Jetoi 77 vjet në fshatin Selane (Figura 1.1). Kastragjyshi i Veselit ishte Halil Murrja, pinjolli i parë i fisit Murrja, në fshatin Hotesh që mori të drejtën e Parisë/Kreut të Malit/Krahinës të/së Luznisë.…
Lexo më shumëZall Dardha në ditarin e Isuf Rashës
Nga Ilmi DERVISHI
Artisti i Madh i Dardhës, Dibrës dhe gjithë Shqipërisë, Hazis Ndreu – “Nderi i Kombit”, kur donte të shkruante dhe botonte libra për traditën dhe alegorinë dibrane, njeriun e parë që takonte në Zall Dardhë dhe e pyeste rreth projektit të tij krijues ishte Isuf Rasha
“Nëse dëshiron të njohësh një njeri lexo ditarin e tij. Nëse dëshiron të njohësh një periudhë kohore historike lexo ditarët dhe shtypin e kohës.…