Nuk vura re në shesh blloqe graniti nga Mali i Korabit… Mungonin përfaqësuesit e blloqeve të mermerit nga Korabi, me tregues fiziko – mekanik cilësorë e me larmi ngjyrash. Janë nga më të mirët e vendit tonë e më gjërë, sidomos ato të vendburimit të varrosur të Përroit të Veleshicës… Nuk shikuam në shesh as ndonjë bllok magmatik të llojit bazik, gabrodiabaz nga Mali i Sorokolit… As nga Lura, e cila është mjaftë e pasur me lloje të shumta shkëmbinjësh, sidomos me ultrabazikë nga më cilësorët si dhe, zonën e Selishtës, zonën e Reçit, zonën e Gramës, Grykën e Lumit të Setës, Malin e Kërçinit dhe, vendosjen e një kristali të madh Gjipsi të lloit Selenit nga Vendburimi Radika, i njohur në të gjithë Evropën, i cili ndodhet në afërsi të qytetit të Dibrës, në Maqedoninë e Veriut.…
Njëzet e tetë vjet më parë, në nëntor 1992, mësova se lapidari modest kushtuar fitores së madhe në betejën epike të Lanë-Lurës, ( 26, 27 e 28 tetorit 1921), betejë ku Dibranët, (të vetëm, pa ndihmën e askujt, siç ndodhi në Vlorë më 1920 ku mori pjesë e gjithë Shqipëria) fituan betejën më të madhe (pas 18 betejave fitimtare të Skënderbeut kundër perandorisë osmane në Dibër në shekullin XV), betejën kundër pushtuesit serbo-jugosllav duke e mbyt atë në Drinin e Zi, lapidari simbol i asaj fitoreje u shkatërrua, u shkul nga vendi.…