Gëzim Alpion zgjidhet anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Më 22 prill 2024 u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në këtë mbledhje të asamblesë, në sallën “Aleks Buda”, u pranuan anëtarët të rinj të Akademisë së Shkencave, mes të cilëve z. Gëzim Alpion, profesor i asociuar i Sociologjisë në Universitetin e Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar.
Një profil i shkurtër për Alpion u prezantua nga akad.…

Lexo më shumë

Familja e madhe e Gëzim Markes

Familja e madhe e Gëzim Markes ka në përdorim gati 100 dynym tokë, të cilën e mbjell me kultura të ndryshme bujqësore. E mbushur me pleh organik, me ujëra të bollshëm për vaditje dhe shërbime intensive njerëzore, rezultatet e marra janë vërtet mbresëlënëse.

Nga Osman Xhili

Gëzim Markja është një nga filizat e shëndoshë të fisit të Salë Markes, aq të përmendur në historinë e Dibrës.…

Lexo më shumë

Lladimerica, e ndarë përgjysmë nga kufiri, feston

Pamje nga fshati i Lladimericës - Foto: Kadri Dauti

Banorët mbledhin 40 mijë euro kontribute për investime në fshat. Me to u bënë punime në fshat: u sistemuan varrezat e reja, u hap dhe u shtrua rruga e re për të shkuar makina brenda varrezave, u rrethuan me gardh me tela dhe u vendos porta metalike, u vendosën çezma uji për njerëzit etj.; me financimet e tyre Mufit Halili me vëllezërit e tij rindërtuan çezmën e fshatit me gurrë të punuar bukur të sjellë nga Tirana; u rrafshuan dhe zgjeruan rrugët e brendshme të fshatit.

Lexo më shumë

Në Dibër të Madhe shtohen bizneset, kontrast me realitetin në bashkitë kufitare të Shqipërisë

Dibra e Madhe, Maqedonia e Veriut. Foto: Sami Curri

Fuqia blerëse e shumë shtetasve shqiptarë në Dibër është vlerësuar si një stimul për këtë zhvillim tregtar. Rritja e frekuencave në vendkalimet kufitare Bllatë dhe Xhepishtë nga shtetasit shqiptarë ka theksuar rëndësinë e kësaj zone si destinacion blerjesh, duke përfshirë jo vetëm artikuj ushqimorë, por edhe atyre teknologjik dhe produkteve industriale. Me shtimin e konkurrencës në tregun e Dibrës dhe rritjen e fuqisë blerëse nga zonat kufitare, pritet që biznesi në këtë zonë të zhvillohet edhe më shumë. …

Lexo më shumë

Në Xibër, fshatin e harruar pas maleve

Ngjarjet dhe jeta e asaj kohe duken si një film bardh e zi, ndërsa në memorien e banorëve që e jetuan atë kohë ka mbetur vetëm e zeza, ngjyra e skamjes.

Çështja e mbijetesës në zona të tilla si Xibri (Mat) kanë qenë edhe në shumicën e zonave malore të Shqipërisë. Por, me siguri çdo zonë ka patur veçantitë e sajë sa i përket mundësive apo vështirësive

Rruga e Arbrit rikthehet të ringjallë zonën.

Lexo më shumë

Një libër dhuratë për stomatologjinë shqiptare…

Promovohet në Akademinë e Shkencave libri i prof. Nazmi Koçit “Stomatologjia në Shqipëri” – 2 vëllime.

Botimi i librit “Stomatologjia në Shqipëri – 2 vëllime” është sponsorizuar nga Klinika Evident, Brunilda e Ervin Koçi, si “dhuratë për stomatologjinë shqiptare, siç ka qenë e gjithë jeta ime dhe e pasardhësve të mi në shërbim të saj”.

PROF. FEJZI KERAJ: “Prof. Nazmi Koçi i ka bërë një portret të bukur stomatologjisë, hartoi një historik që i mungonte, pasuroi literaturën stomatologjike shqiptare… Puna e shkëlqyer e prof.Nazmiut

Lexo më shumë

Nazmi Koçi – enciklopedi e stomatologjisë shqiptare

Fotografia e parë që mbushi ekranin e kompjuterit ishte fotografia e Nazmi Koçit tek mjekonte një ushtar në klinikën e tij në Shupenzë, që e kishte pajisur me dashurinë e një njeriu të punës e sakrificës.

Nga Abdurahim Ashiku

E ndjej veten të gëzuar që sot jam mes jush. Mes jush pas 27 vjet larg, në troje të huaja, larg, shumë larg, atje ku “çilen e mëshilen malet”… Janë 27 vjet malli e dashurie, mungese të vendeve ku u rrita dhe punova, mungese të njerëzve me të cilët jetova.…

Lexo më shumë

Një libër diturie, një libër shërbimi, një libër përvoje…

“Unë besoj se duke shkruar këtë libër Nazmi Koçi, profesor, mjek, njeri i shërbimit, ia ka arritur të realizojë atë që latinët e shprehnin me një idiomë të mirënjohur: Corona opus finis – t’i vësh veprës kurorë”.

Askush nuk mund të garantojë se duke qenë edhe dëshmitar, edhe shkrues i historisë, mund t’ia dalë të jetë i baraslarguar prej ngjarjeve. Një gjë është e qartë: vëllimi që i kushtohet në pjesën e katërt shërbimit stomatologjik të dekadave të fundme të shekullit XX në Shqipëri nuk ka të bëjë me ndonjë favorizim subjektiv, por me diferencat që ka bërë vetë historia.

Lexo më shumë

Avokat Baftjar Rusi, “Misionar i paqes botërore”

Misioni diplomatik “Paqe dhe Prosperitet” dhe partnerët e tij ndërkombëtarë amerikanë dekoron një emër të madh në radhët e drejtësisë shqiptare

I vlerësuar me titujt “Misionar i Paqes Botërore”, “Ambasador Nderi”, si dhe me Medaljen e Artë “Urdhëri i Misionarit të Paqes Mahatma Gandi”, Baftjar Rusi qëndron stoik në vitalitetin e dibranit, njeriut me vlera të larta morale të integruar në jetën moderne, të një njeriu që shpreh pa droje pozicionin e tij të pandarë nga historia jonë e përbashkët e një tranzicioni social – psikologjik ende të pambyllur

Nga: Halil Rama

Në fund të viteve 1980, kur sapo ishte diplomuar për gjuhë-letërsi, erdhi që nga Saranda mësues në gjimnazin e Bulqizës, publicisti dhe prozatori Shefki Hysa.…

Lexo më shumë

Parmenda, roli i saj në jetën e njeriut

Ndryshimet dhe zhvillimin që solli kjo vegël, jo vetëm në bujqësi, por edhe në aspektin social

Nga Marjo Kaca

Bujqësia ose agrikultura është një praktikë, proces i vazhdueshëm, një rutinë e përditshme e njeriut që kujdeset për bimët dhe kafshët. Kjo fushë ka pasur, ka dhe do të vazhdojë të ketë një rëndësi të madhe dhe të veçantë në jetën e njeriut.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 86