Para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në Shqipëri gjatë segmentit të Rrugës së Arbërit në Planin e Bardhë u punua intensivisht. Dhjetë ditë para zgjedhjeve, më 3 maj 2023, rruga u hap për qarkullim në regjimin e kantierit. Ky segment rrugor ka nisur të ndërtohet në vitin 2011 dhe në vitin 2013 duhet të kishte mbaruar. U desh një pritje 10-vjeçare për një punë pak mujore që ky segment të vihej në funksionim.…
Kategori: AKTUALITET
Bërxulla dhe Dibra, toka në mes
SHPËRNDARË ME LIGJIN 7501 alias LARË ME GJAK E FLORI?
A do të shkojnë dibranët të mësojnë se si mbrohet prona në Bërxullë?
Nga Abdurahim Ashiku
Bërxulla është një fshat i Tiranës.
Kam qenë në Bërxullë.
Kur isha student kam bërë praktikën bujqësore.
Kam bërë edhe një reportazh për të rinjtë dhe të rejat në rrugën e transformimit shpirtëror e zakonorë me të kaluarën.…
Mbrojtja e Dibrës, takime në Durrës dhe Tiranë
Më datë 29 maj, Shoqata për Mbrojtne e Drinit të Zi mbajti takime konsultimi me banorë të Dibrës që jetojnë në Durrës dhe Bathore, por që zemrën, shpirtin dhe kokën e kanë në Dibër.
Takimet ishin informuese për punën e deritanishme të shoqatës dhe organizatave të tjera që po merren me kundërshtimin e Digës së Skaviës si dhe u mblodhën mendime dhe ide për hapat e në vazhdim.…
Bardhyl Muça e djemtë, një histori suksesi në Bllatë të Dibrës
… Lexo më shumëSukseset e tyre në bujqësi, blektori, hoteleri dhe shërbimet turistike, është një dëshmi se agroturizmi ka të ardhme dhe se ky vend nuk duhet braktisur, pasi ofron plot mundësi për të jetuar
Kur njerëzit po i pakësojnë dita-ditës blegtorinë, kur të rinjtë gjejnë dhera të huaj për të jetuar, këta djem të mrekullueshëm, po bëjnë të kundërtën. Përcjellin mesazhin se ky vend nuk duhet braktisur, se afron plot vlera e mundësi për të jetuar.
“Pasha Shqipërinë time zemrake”
… Lexo më shumëQendresa në Kullën e Manukës qe preludi i Kryengritjes së Madhe Çlirimtare të Dibrës më 15 gusht 1920 kundër Serbisë imperialiste i militariste. Me një sulm rrufé, brenda një dite, dibranët e vunë para ushtrinë serbe dhe e hodhi atë përtej Dibrës së Madhe.
Në historinë e arsimit dhe të shkollës shqipe nuk ishte parë ndonjëherë një masivitet i tillë me ritme të larta për ngritjen e një sistemi të tërë shkollor, shtrirjen e tij në të gjithë vendin për zhvillimin e arsimit e të kulturës.
Arrestohen kryetari dhe disa drejtues të Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender për kanalizimet
… Lexo më shumëSPAK ka zhvilluar përgjime gjatë kësaj periudhe dhe ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenin Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për kanalizimet. Mësohet se së bashku kanë udhëtuar jashtë vendit me makinë. Ndërsa nënkryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, që është mes të arrestuarve për abuzim, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderëve, por kanë arritur ta bindin që të kthehej.
Kalaja e Zhugjërit dhe Zhugjeri i Historisë
Janë këto themele të kalasë, bashkë me malet e larta për rreth, që na bëjnë krenarë me historinë e të parëve tanë, që s’u përkulën kurrë përballë pushtuesve osmanë e, më vonë, atyre serb.
Nga Kujtim ÇERPJA
Kushdo që jeton në ketë botë ka një dëshirë, ka një kujtim apo një mall që në moment të caktuara e shfaq në forma të ndryshme dhe e lidh atë me ngjarje e sekuenca jete në periudha kohe të caktuar.…
Lexo më shumëVlerësime / Adem Bunguri anëtar i Akademisë së Shkencave
Zgjedhja e Prof. Adem Bunguri si anëtari më i ri i Akademisë së Shkencave është pritur mirë nga opinioni publik. Disa prej komenteve vlerësuese për profesorin, të shkruara në faqet zyrtare në facebook të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gazetës Rruga e Arbërit, i përcollëm për lexuesit numrin e kaluar. Dy vlerësimet më poshtë, nga profesor Hajri Shehu dhe piktori Zaim Elezi, të ardhura përmes postës elektronike të gazetës, po i përcjellim për lexuesit më poshtë:
Prof.…
Lexo më shumëErblin Iskurti: Kjo klasë politike ka shkatërruar shpresën për të nesërmen më të mirë
I riu dibran në NATO, Erblin Iskurti, rrëfen sakrificat e shkollimit, kujt ia dedikon arritjet, si e sheh Shqipërinë dhe ka një mesazh për rininë…
… Lexo më shumëMe pasuritë e panumërta nëntokësore e mbi tokësore që Zoti na ka falë, një klasë politike të ndërgjegjshme dhe atdhedashëse do i duheshin vetëm pak vite që ta kthente Shqipërinë në një ndër vendet më të mira për të jetuar.
Selman Karoshi, njeriu që u afirmua me punë e sakrifica
Nga Dali Noka
Ashtë kënaqësi të shkruash për njerëz që i kanë dhanë familjes, vendit dhe shoqërisë.
Njeriut që jetoi gjithë jetën e tij si njeri me vlera dhe i përkushtuar, ndërroi jetë duke lënë gjurmë pas. Ky ishte Selman Karoshi!
Shumë vite që është nda nga ne, por ai jeton, në zemrat tona.
Ishte nji model në marrëdhëniet shoqërore. E ushqente shoqërinë me traditat e shkëlqyera që ka krahina e Çidhnës.…